Grimca jete nga Familja Tasi – nga Leka Tasi

Tre Vëllezërit Tasi Leka, Napoleoni, Ylli

Tre Vëllezërit Tasi Leka, Napoleoni, Ylli

Përkujtojmë sot, në përvjetorin e vdekjes,
patriotin e madh antikomunist, luftëtarin për Kosovën e lirë,
përkthyesin më të shquar të poetëve klasikë anglofonë,
z. Napoleon Tasi, ish i burgosur politik,
që fatkeqsisht ende pak i njohur,
si shumë e shumë patriotë të vërtetë…
Lluka Qafoku, 17 korrik 2019
.
Napoleon Tasi me te bijen

Napoleon Tasi me te bijen

Grimca jete nga Familja Tasi

Nga Leka Tasi

Një telegram i 1947-ës nga Kampi i të burgosurve në Maliq. I kishin lënë për disa javë pa të drejtën e pakos me ushqime nga familja (një ide e habitshme kjo e komandës që përligj mendimin se ato përqëndrime të konsiderohen si kampe të çfarosjes, gjë që diskutohet aktualisht për Tepelenën), dhe ishin katandisur njëmijë e ca burra të merrnin panxhar nga toka dhe t’i hanin ose, nemos, të vdisnin… Telegrami i perket penës së Osman Gazepit dhe teksti është ky: “Jam Orman Pojan Aman Derman Osman”, pa thënë asgjë më shumë. Familja që e mendonte njeriun e saj pa pako të pranuar prej javësh, e kuptonte menjëherë ku e kishte fjalën. Por nuk dua ta lë Osmanin e ngratë pa meritën edhe të letrarit, paçka se në kushte ekstreme. Këtu vërtetohet edhe teza që kryeveprat dalin prej njerzish
të vuajtur…
 
***
Kam pasur tre të familjes n’atë kamp dhe kam qarë kur e pashë vëllane te hekurat e Burgut të Vjetër duke na u lutur për bukë, i ligur, me rrudha të thella mes faqeve dhe gojës… dhe vëllai im ishte vetëm 19 vjeç!!
.
Familja e Napoleon Tasit

Familja e Napoleon Tasit

***
Duhet gërmuer e qëmëtuar në historinë e imtë të kaluar, sepse s’ka rreshtur kurrë që njerëzit te kishin edhe momente normale, ndjenja shakara (ajo që bën S. Çapaliku me romanet e tij për Shkodrën, që i përzien të dyja), Gazetës këto ditë kishte diçka edhe për Pjetër Gjinin, spiritoz, por i përndjekur, pse? Kot… për një yshtje nga lart të kokëgomerëve jugorë për të urryer deri edhe finecat që gjenin te shkodranët. Pa shkuar te tragjikja, për shembell kur i thonin Pjetrit si durohet ky absurditet (i urrejtjes artificiale të Luftës Klasave) ai përgjigjej: “E po, toka nuk fundoset (përdorte nji term: nuk humbat), duke shprehur kështu një gjë fondamentale, që tragjeditë më të medha nuk shoqërohen me tufane, por me kohë të mirë, kur ti thua: Lermë o Zot të rroj!
.
Marrë nga muri i FB i Leka Tasit, 21 maj 2019
 
 
 
 
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook