Ura e Tabakëve – (1991) Poezi nga Jozef Radi

Ura e Tabakëve - Tiranë

Ura e Tabakëve – Tiranë

Ura e Tabakëve – (1991)

Poezi nga Jozef Radi

 
Krejt jeta mbetun si lumë pa ura,
tmerrsisht n’vuejtje si ura pa lumë…
O Zot, ura pa lumë, si hana pa natë!
 
Asgja s’gurgullon nën qemeret e saj
n’at gjysmësy me njat vetull guri,
asgja s’shofin kalimtarët e ngutun
veç kapërcejnë idenë e brigjeve
që s’duken askund.
 
Rrjedh veç hija e lumit nën harqe,
pezull mundimesh vrulli i tij  e asgja tjetër.
Mbytën veç të mbytunit,
e kapërcejnë me shkop të verbtit
për në botën tjetër.
 
N’kambë të urës u ula
dhe prita lindjen e diellit njaty…
mandej eca me ditën që humbte
n’at lumë të çuditshëm
që rridhte gjithkah
e s’derdhesh askund.
1991

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Kafe letrare, Poezia  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook