back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

Erenestina Gjergji – Halili & Orland Novaku – Bibliografia e Dramës së Botuar Shqipe

Gazeta

Erenestina Gjergj - Halili  & Orland Novaku - Bibliografia e Dramës së Botuar Shqipe
Erenestina Gjergj – Halili & Orland Novaku –
Bibliografia e Dramës së Botuar Shqipe

Erenestina Gjergji – Halili & Orland Novaku –

Bibliografia e Dramës së Botuar Shqipe

“Tani,
për diçka
krejtësisht ndryshe”
Monty Python
Erenestina Halili - Gjergji
Erenestina Halili – Gjergji
Libri “Bibliografia e Dramës së Botuar Shqipe”,
është një libër mjaft i rëndësishëm
për kulturën shqiptare dhe bibliografinë shqiptare.
Një libër që më së fundi i mbledhi nën një strehë të vetme
disa shekuj punë dhe sakrifica,
nji libër ku historia e dramës shqipe dëshmon rrugën e saj të vështirë,
një vepër ku legjenda shqiptare e së gjallës
me të vdekurën tashmë është mbi një kalë,
një vepër ku janë mbi 1000 drama të shkruara,
të shfaqura po edhe kurrë të shfaqura;
apo drama të shfaqura po jo të suksesshme;
autorë të ngritur në qiell; autorë të mallkuar;
autorë të mbuluar me heshtje dhe autorë minorë…
që shkruan drama e kurrë s’mbrritën t’i shohin ato…
Pikërisht ideja e kësaj pune kohë më parë më entuziazmoi
kurse realizimi i saj mbetet jo vetëm një kënaqësi jo e pakët
po nji dëshmi e punës skruploze dhe të palodhur
po edhe pozitivitetit të vlerave që mbart kjo sjellje
në kulturën dhe historinë e dramës shqipe…
Urime autorëve të librit, e në veçanti Erenestinës
që këtij libri ia mbrriti me i dalë në krye midis 1000 dhimbjeve…
jozef radi, 21 gusht 2017

Hyrje

Që nga koha kur bibliotekari i parë i referencave doli nga shtrati në Sumeria, para afro 5000 vjetësh, bibliotekari, apo kërkuesi, i cili lulëzon nën një sërë përcaktimesh, që nga koha e hershme e “mbajtësit të tabelave” e deri te shkencëtari modern, pritet të dalë me përgjigje të sakta, në pyetje herë-herë të paqarta, kështu e përcakton punën kërkimore, Villiam A. Katz, autori i librit Hyrje në punën e referencave, botuar në New York 1997.
Nevoja e një informacioni të përmbledhur bibliografik rreth gjinisë së dramës së botuar në gjuhën shqipe, i vlefshëm për studimet universitare e pasuniversitare, si dhe mungesa deri më tash e një bibliografie unike, ku të reflektohej botimi i dramës shqipe, në vendet përkatëse të botimit që prej titullit të parë, ishte shtysa që çoi në hartimin e kësaj bibliografie.
Kërkimet, të shtrira në gati dy vite, rezultuan në 1412 tituj veprash të gjinisë dramatike, prej së parës vepër dramatike në shqip, Emira e Anton Santorit, (akti i parë botuar në 1883, gazeta Fjamuri i Arbërit nga De Rada, deri në vitin 2017, ku përfundon kërkimi ynë.
Studimi u bazua në prodhimin dramatik të autorëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Turqi, Rumani, Bullgari, Greqi, Itali, SHBA, Kanada etj, duke e shqyrtuar dramën si gjini, të shprehur në kategoritë e mëdha dramatike të saj, tragjedi, dramë, komedi, por edhe në zhanre të tjera letrare brenda gjinisë si; tragji-komedi, komedi e zezë, skeçe etj. Rezultati i punës sonë kërkimore është prezantuar në formën e bibliografisë kronologjike, ku përmes të dhënave të botimit të gjinisë dramatike, shihen edhe aspekte të tjera të zhvillimit, si dhe ecurisë së kësaj gjinie të botuar në vite.
Fakti se numërohen 1412 vepra dramatike të botuara, lë të kuptohet se kjo gjini paraqitet më e vogla në numër, referuar botimeve të gjinive të tjera letrare.
Kjo përpjekje për të hartuar një bibliografi të botimit shqip të dramës shqipe, nuk i përgjigjet jetës skenike të veprave, apo fillesave të teatrit shqiptar, pasi siç vlerësuam më lart, nuk ishte ky objekt i kërkimit tonë, por teksti letrar dramatik si fakt editorial.
Autori (forma e plotë e emrit dhe mbiemrit), titulli (titulli i plotë i veprës, apo edhe nëntitulli kur është vendosur), shtëpia botuese, viti i botimit, si dhe numri i faqeve, ishin të dhënat kryesore bibliografike, në të cilat u mbështetëm, për të mundësuar një vjelje sa më shteruese, në fushë të botimit të gjinisë dramatike. Kemi konsideruar si informacione të bollshme e të mjaftueshme këto njësi informative, të paraqitura në kronologjinë e botimit dramatik shqip, në kufijtë e tre shekujve (1883-2017), bazuar edhe në shembuj të ngjashëm bibliografikë evropianë e më gjerë.
.

Erenestina Gjergj - Halili  & Orland Novaku -  Bibliografia e Dramës së Botuar Shqipe
Erenestina Gjergj – Halili & Orland Novaku –
Bibliografia e Dramës së Botuar Shqipe

Burimet e mbledhjes së informacionit mbi të cilat u bazuam, ishin:

*Biblioteka Kombëtare Tiranë.
*Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
*Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
*Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.
*Instituti Albanologjik Prishtinë.
*Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.
*Biblioteka UT, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë.
*Biblioteka e Universitetit të Arteve të Bukura, Tiranë.
*Biblioteka Kombëtare e Maqedonisë.
*Biblioteka Kombëtare e Malit të Zi.
*Bibliografia e Librit shqip 1555-1912.
*Bibliografia e Librit shqip 1912-1944.
*Biblioteka Françeskane “At Gjergj Fishta”.
*Shtëpitë botuese shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi e më gjerë.
*Revista “Fjamuri i Arbërit” (1883-1887).
*Revista “Hylli i Dritës” (1913-1944).
*Revista “Zani i Shna Ndout” (1913-1944)
*Revista “Kumbona e së diellës” (1938-1944).
*Revista “Ylli i Mëngjesit” (1917-1920).
*Revista “Fryma” 1944.
*Revista “Nëntori” (1954-1990).
*Revista “Shejzat” (1957-1978).
*Revista “Jeta e Re (1949-vazhdon).
*Revista “Haemus” (1998- vazhdon).
*Periodikun bilingual “Jeta Arbëreshe” (2002- vazhdon).
*Revista “Teatër” (1970-1990).
*Revista “Skena dhe ekrani” (1980-1991).
*Revista “Letra”,” Sheshi”,” Jehona”,” Stili”, “Albanezul”.
*Aktet e botuara të Konferencave Ndërkombëtare në Tiranë dhe Prishtinë në fushë të letërsisë.
*Kontakte personale dhe letërkëmbime me autorët dhe të afërmit e tyre.
*Botime të ndryshme informative mbi dramën shqipe, kryesisht atë të botuar botuar.
*Shtypi i shkruar dhe online.
.

Çështje të kërkimit dhe rezultate

1.Gjininë e dramës, si krijimtari letrare e kanë lëvruar dhe botuar në shqip 464 autorë shqiptarë.
2.Evidentohet se, drama si kategori dramatike brenda gjinisë, mbetet më e parapëlqyera për botim në krijimet autoriale.
3.Disa drama janë të përfshira në vëllime të veprave të plota të autorëve dhe jo si vepra të botuara më vete.
4.Një numër i vogël i dramave, kanë mangësi në të dhënat e botimit, por janë të evidentuara në këtë bibliografi edhe pse në katalogë apo në burimet tona nuk e kemi marrë dot këtë informacion. Megjithatë, janë reflektuar si dëshmi e botimit dramatik shqiptar.
5.Për të qenë në kufijtë e saktësisë shkencore, por edhe korrektë me pasurinë dramatike autoriale shqiptare, kemi pasqyruar edhe ribotimet e gjetura e çdo vepre të gjinisë së dramës.
6.Disa autorë shqiptarë, kanë botuar në gjuhë të huaj, përkatësisht në atë të vendeve ku kanë jetuar ose jetojnë. Vepra të tilla nuk janë pasqyruar, në përputhje me objektin që parashtruam më lart.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.