back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Tomas Hardy dhe “Tesi d’Erbervilëve”

Gazeta

Tomas Hardy - Tess of the d'Urbevilles
Tomas Hardy – Tess of the d’Urbevilles

Tomas Hardy dhe “Tesi d’Erbervilëve”

Tomas Hardy, shkrimtari i shquar anglez u lind në Higher Bockhampton me 2 qershor të vitit 1840.
Në vitin 1862, ai u vendos në Londër, ku kreu studimet për arkitekturë. Aty ai nisi të studiojë dhe të merret me letërsi. Kjo qe për Tomas Hardin ëndrra më e madhërishme e jetës së tij.
Romani i tij i parë: “Varfanjaku dhe zonja” u shkrua më 1867, dhe i hapi udhën e shkrimtarisë për të mbrritur disa vjet më pas te “Dy sy të kaltër”, ku gjithë afsh dashuror e freski ndjesore, Hardy rrëfen duke idealizuar dashurin e vet për Ema Lavinianin, me të cilën martohet. Këtu nis edhe rradha e romaneve të famshme tipikë të Hardyt, ku bëjnë pjesë: “Kthimi në vendlindje”, “Kryebashkiaku i Kastërbrixhit”, “Forestierët” dhe sidomos “Tesi i d’Erbervilëve”
.
Tesi i d'Erbervileve Tomas Hardy - Roman
Tesi i d’Erbervileve Tomas Hardy – Roman
Ky roman është libri më i përhapur dhe më i famshëm i Tomas Hardyt. Personazhet udhëhiqen vetëm nga forca e temperamentit të tyre, e megjithatë ata duket sikur paguajnë me anë të përvuajtjeve shpirtërore, gabimet që kanë bërë. Fakti i paparashikueshëm i çon tek e Mira dhe tek e Keqja, përtej çdo morali, çdo ligësie, çdo paragjykimi shoqëror: fati i mposht ata! Pra, fatalizmi merr karakterin e një force të verbër dhe dashakeqe.
Kuadri i këtij romani ngërthen vise të moshës së hershme të vetë shkrimtarit, paçka se jo në mënyrë të drejpërdrejtë, romancieri përfiton me anë të përshkrimit artistik ngjyresën e spikatur vendore, e cila do të lerë gjurmë edhe te shumë shkrimtarë të mëvonshëm. Për nga përmasa e tronditjes, e thellësisë së ndjenjës, e kërkimit të pareshtur të lumturisë dashurore, “Tesi i d’Erbervileve” mbetet një lëndë e gjallë e magjishme e shpirtit fërgëllues, në shtegtimet e veta mbikohore, një kërkim ndoshta të një parajse përfundimisht të humbur…
Tomas Hardy vdiq me 11 janar 1928, në Dorçester. Vepra e tij shpalos gjini të larmishme krijuese, ku pasqyrohen veçori nga më piktoresket të peisazhit ndjesor të njeriut të mikluar nga qytetërimi modern.
“Tesi i d’Erbervilëve” u përkthye nga Bujar Doko dhe ka njohur disa edicione botimesh në kohë të ndryshme shqip.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.