back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Ikja e Prof. Vasilit dhe e vërteta që s’e mora vesh kurrë – nga Ilirjan Blloshmi

Gazeta

Ilirjan Blloshmi
Ilirjan Blloshmi

Ikja e Prof. Vasilit dhe e vërteta që s’e mora vesh kurrë

nga Ilirjan Blloshmi

Kur kam qënë në shkollë mesme, kishim një profesor historie. Prof. Vasili ishte ai tip profesori që të impononte respekt.
Në çdo provim, përveç pyetjeve që përgatiste, bënte dhe një pyetje të veçantë.
Pyetja ishte pak a shumë: “Nëse nuk ke studiuar për provimin, më trego një histori që të më impresionojë”.
Një herë, i tregova historinë e Çehovit “me zonjat e rënda” Historia ishte pak a shumë kështu.
Një ditë, tre zonja të veshura me fustane luksi, i bënë një vizitë të shkurtër shkrimtarit të madh Çehov. Me fustanet e tyra të mëndafshta dhe të parfumosura me parfumet më të shtrenjta, u ulën përballë shkrimtarit të madh dhe ia nisën nga pyetjet, duke treguar interes të madh për politikën.
Njëra prej tyre e pyeti: “Si e shpjegoni luftën aktuale?”
Çehov ia nisi të kollitet dhe pasi u mendua pak u përgjigj me një zë të butë dhe serioz: “Besoj se do të përfundojë me nënshkrimin e një armëpushimi dhe paqeje.”
Zonja ia priti aty për aty: “Pa dyshim, por kush do të fitojë, turqit apo grekët?”
Çehov iu përgjigj: “Nuk kam pikën e dyshimit se do të fitojë më i forti!”
Gati njëzëri, të tre zonjat e pyetën: “E kush është më i forti sipas jush?”
Duke vazhduar ironinë e tij të thellë, Çehov thotë: “Besoj se më i forti është ai që është ushqyer dhe arsimuar më mirë.”
Njëra prej tyre e pyeti: “Po mirë, po ju, kë doni më shumë, turqit apo grekët?”
.
Anton Chehov (1860-1904)
Anton Chehov (1860-1904)
Çehovi, e pa me dashamirësi dhe duke i buzëqeshur iu përgjigj: “Më shumë unë dua reçelin e frutave. Po ty, të pelqen reçeli?”
Zonja, e ngazëllyer iu përgjigj: “Shumë.”
Shoqja e saj ia ktheu: “Ah sa i mirë është!”
Kaq mjaftoi që të tre zonjat të zhyteshin në një bisedë të thellë mbi reçelin, llojet e reçelit, shijet dhe dobitë, duke zbuluar dhe talentin e tyre në këtë fushë. Dukej qartë që biseda mbi reçelin e shuajti kuriozitetin e tyre mbi luftën mes turqve dhe grekëve.
Kur u ndanë, tre zonjat i premtuan Çehovit se do i dërgonin lloje të ndryshme reçeli.
Kur Çehov ia tregoi këtë ngjarje Maksim Gorkit, i tha: “Duhet t’i flasim secilit në gjuhën që kupton më mirë, i dashur Maksim.”
Kur erdhi ora tjetër po prisnim përgjigjet. Profesori hyri në klasë. Blloshmi more djalë si nuk vure mend një herë ti, eeee.
Keni marrë të gjithë notë kaluese tha, përveç Blloshmit. Nuk e mora vesh kurrë notën e atij provimi.
E kam pyetur dhe më vonë po nuk mora kurrë përgjigje.
Sot prof. Vasili paska ndrruar jetë…
Qofsh i parajsës profesor!
.
Marre nga Muri i fb i Ilirjan Blloshmit 15 janar 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.