Sikur t’i dhurohej sot tufa me 90 drandofille Marilyn Monroe-s

Marilyn Monroe (1926-1962)

Marilyn Monroe (1926-1962)

Marilyn Monroe… (1 qershor 1926 – 1 qershor 2016)

Sikur t’i dhurohej sot tufa me 90 drandofille

Marilyn Monroe-s

Marilyn Monroe sot do të ishte 90 vjeçe!
Hyjnesha e Hollywoodit, me flokët bjond,
me at shikim magjepsës dhe buzëqeshje infektuese na la tejet herët,
por edhe na lejoi me e admirue në shumë filma që ende sot janë nji kult sot.
Në përvjetorin e saj të 90,
le ta kujtojmë njashtu me ato frazat e saj më të bukura,
që  ma së shumti u përkasin veç grave!!!

Marilyn Monroe (1926-1962)

Marilyn Monroe (1926-1962)

Aforizma te Marilyn Monroe

***
Andrroni me tanë forcën e shpirtit, pse asgja tjetër s’ka vlerë. Për aq sa ne e dimë, na jepet nji shans i vetëm, kështu që braktiseni frikën tuej dhe jetojini andrrat tueja.

***
Asht shumë ma mirë me qenë tejet qesharakë se sa tejet të mërzitshëm.

***
Kam mësue me ecë qysh fëmijë, pa marrë leksionë për kët gja prej askujt!!!

***
Njerëzit fort të dashtun s’janë aspak naivë, as budallenj dhe as të pafuqishëm. Në t’vërtetë, ata janë aq të fortë sa munden me u përballë me gjithkend pa veshë asnji maskë. Jani të lirë me qenë të cënueshëm, me provue emocione, me iu futë rrezikut për me qenë të lumtun.

***
Nuk asht pamja jote ajo që godet, por shprehjet e tua… Nuk asht trupi ai që pëlqehet, po mënyra se ti e lëviz atë… shpesh, nuk asht pamja fizike që tërheq… po mënyrat e sjelljes së nji personi.

***
Burrat e vërtetë çmenden mbas vajzave që dinë me thanë jo. Ata ma budallenjtë kënaqen me ato ma të lehtat…

***
Gratë janë të pajisuna me dy armë jashtëzakonshme: trukimin dhe përlotjen. Për fatin e burrave, këto dy armë ato s’mund t’i përdorin njiherit.

Marylin Monroe (1926-1962)

Marylin Monroe (1926-1962)

***
Ua kam lanë bindjen tjerëve se ata janë ma të mirët, për vete mbaj sigurinë se n’jetë ke gjithnji mundsi me u përmirsue.

***
E dashuroj buzqeshjen tande… por ma shumë e pëlqej timen…

***
Heshtja mbetet e vetmja përgjigje logjike që mund t’u jepet krytrashve.

***
Thonë se paraja s’të ban të lumtun, po nëse me duhet me qa, ma mirë e baj kët gja në ndenjësen e pasme të nji Rolls Royce se sa në ndonji vagon të Metrosë.

***
Netve vishem e Channel numër 5.

***
Nji puthje dore mund t’ju bajë të ndjeheni fort mirë, por nji diademë diamantesh asht e përgjithmonshme.

***
Diamantet janë miqtë ma të dashtun të grave.

Marilyn Monroe (1926-1962)

Marilyn Monroe (1926-1962)

***
Njihu me dikënd që të ban me e harrue t’kaluemen tande dhe trishtimet. Gjej dikënd që ta ndryshon jetën tande, e që ta ban at ma të mirë, që ta zavendëson dhe të mbush boshllëkun e atij që tashma ka ikë. Gjej dikënd, të cilit ia vlen t’i buzqeshni…

***
Grueja asht shkatrrimi i burrit… Veçse asht fakt, se pa nji grue jeta e cilitdo burrë asht e shkatërrueme.

***
Unë dishroj me u mplakë pa i ba tërhjekje fytyrës. Sepse dishroj me pasë guximin me i mbetë besnik njasaj ftyre me të cilën jam lindë!

***
Të gjithë ne, duhet të fillojmë me jetue ma para se të bahemi të moshuem. Frika asht veç nji torollake. E prej saj na lindin keqardhjet!

***
As më bahet vonë hiç me jetue midis nji bote burrash, duke u shti se edhe unë mundem me qenë si grue…

Marilyn Monroe (1926-1962)

Marilyn Monroe (1926-1962)

(përzgjodhi dhe përktheu Jozef Radi)

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Përkthime  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook