back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Shejzat… nga Gjokë Vata

Gazeta

Gjokë Vata
Gjokë Vata

Shejzat…

nga Gjokë Vata

Këtij shkrimi m’i dha shkas materiali i revistës së porsabotueme “Shejzat”. Ky titull na sjellë ndërmend mendimin e Ernest Koliqit për me pasë revista e themelueme prej tij nji titull sa ma domethanës për shërbimin kulturor që do t’i bante lexuesave të sajë në kohën e kushteve ma të vështira për shqipen dhe vlerat e saja letrare, të sulmueme aq egër nga dhuna e realizmit socialist që pseudoartin e tij propagandistik synonte me e ba të konsiderohej “Art për popull” e artin e vërtetë “Pseudoart!”
Ishte koha kur pritej dënimi i gegnishtes me burgim të përjetshëm e ajo kohë burgimi do të zgjaste deri në varrimin e letërsisë së sajë e të vetë gegnishtes… Ngase për fat të keq koha favorizon edhe arritjen e qëllimeve të mbrapshta.
Kushtet e mërgimit u jepnin mbrojtsave të sajë mundësi favorizuese, të cilat Ernest Koliqi u përpoq t’i shfrytzonte si ia kërkonte kontributi mjaft i dobishëm. Titullin e kësaj reviste, Koliqit ja sugjeroi shpresa se Shejzat i prijnë agimit të asaj dite të kthjellët që pritej me dalë mbas asaj nate të skëterrshme të dekadave të komunizmit shqiptar. Ai besonte se Shejzat do t’i prinin asaj dite të demokracisë që do t’i fshinte të gjitha vendimet komuniste e do t’i zëvendsonte me vendime demokratike. Kështu vlerat kulturore do të xenin vend në piedestalin e meritave të tyne.
"Shejzat" e Ernest Koliqit
Shejzat” e Ernest Koliqit
Vazhdimi i botimit të “Shejzave” jo vetëm nuk po e justifikon shpresën e themeluesit të kësaj reviste famëmadhe, po me shkrimet e saja të sotme po kontribuon mjaftueshëm në favor të vendimeve të Kongresit politikogjuhsor të 1972, me artikullshkruesat gegë. E kjo do të thotë se “Shejzat” e tashëm janë shëndrrue në sheja paralajmërues të zgjatjes pambarim të burgimit të gegnishtes. Asht kënaqsi e madhe që në kët revistë të botojnë shqiptarët e çdo krahine e në dialektin që ata dëshrojnë, por nuk ka si me qenë e pranueshme që kjo revistë gegnishte të ketë vetëm titullin. Asht gjithashtu tepër e çuditshme që numrin ma të madh të faqeve të saja përmbajnë shkrime në gjuhë të hueja e pa kurrfarë përkthimi. A nuk do të ishte ma me vend që lexuesat shqiptarë t’i lexojnë në gjuhën e tyne?!
.
"Shejzat" e Ardian Ndrecës
“Shejzat” e Ardian Ndrecës
Unë mendoj se do të duhej të ishin në shqip edhe sikur të gjithë lexuesat e saj shqiptarë t’i zotnonin ato gjuhë. Dihet se nji veprimi që nuk i prin justifikimi mbetet si pse-hi pa sepse. Ja nji pse që e don pa tjetër sepse-hin. Pse artikullshkruesat gegë të ksaj reviste nuk shkruejnë gegnisht, a mos vallë për me na tregue se gjuha e përdorun nga Ernest Koliqi, Arshi Pipa e Martin Camaj nuk asht e aftë si kjo gjuhë në të cilën këta po shkruejnë?! A nuk na hyn në punë shembulli i gjuhtarve norvegjezë që për shkak të vlerave gjuhsore, lanë në përdorim dy dialekte me të drejta të barabarta?! A nuk u duken me vend fjalët e Martin Camajt: “Gegnishtja e tosknishtja duhet me qenë si dy motra që nuk ia nxanë rrugën njana-tjetrës.”
I këtij qëndrimi asht edhe kumtesa e kryegjuhtarit tonë Eqrem Çabej mbajtë në Kongresin politiko-gjuhsor të 1972, dhe e Lasgush Poradecit që iu shmang pjesmarrjes në at kongres duke e justifikue at mospjesmarrje me thanien proverbiale: “Unë e kam frikë historinë!”.
E kjo frigë e bekueme asht themeli i intelektit!

Marrë nga Muri i fb i Gjokë Vatës, 5 janar 2018

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.