back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Sa aktuale…! Edhe mbas 101 vjetësh!! Fritz Radovani

Gazeta

Vajzat shqiptare me 28 Nentor
Vajzat shqiptare me 28 Nentor

Sa aktuale…! Edhe mbas 101 vjetësh!!

nji refleks nga Fritz Radovani

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…

Atdhetari Mark Kakarriqi, nji bashkpuntor i Luigj Gurakuqit dhe Ismail Qemalit, për ngritjen e Flamurit kombtar në Vlonë, me 28 Nandor 1912, (edhe ky për çudi i “harruem”…) në vitin 1913, ishte aksioner në Vjenë. Nji gazetar e pyeti për luftën e shkodranëve në mbrojtje të qytetit të Shkodres, të rrethuem nga malazezët: Po kur, të mbarohen burrat, çka keni ndër mend me ba ju? Marku e shikjoi… dhe iu përgjegj shumë gjakftohët:
“Keni harrue zotni, se luftën te na kanë me e vazhdue gratë trimnesha!”
Tue shikue fotot e masipërme m’u kujtue kjo thanje e Mark Kakarriqit në Vjenë dhe pyeta vedin:
Cila nga këta Vajza Shqiptare në 28 Nandorin e 2014… nuk ka me qenë nji Norë e Dedë Gjo’ Lulit, o nji Tringë Smajlje, Katrin Tomja apo Shote Galica…?

Dita e bukur e Festës sonë Kombëtare, vajzat veshun Kuq e Zi...
Dita e Festës sonë Kombëtare, vajzat veshun Kuq e Zi…

E pikrisht, këtyne Vajzave, u ka këndue edhe i madhi poet kombtar At Gjergj Fishta:

“…Edhe t’mirë po e kisht’ ba nana:
Ardhun shtatit si “breshana”,
synin hyllë, ballin si hana,
dishka njethë si molla n’gêm:
qi ka dalë m’ka ashtu té dera,
sikur ban me çilë prandvera;
sikur ban dielli me dalë
nëpër aha, brej e halë:
Kaq gja t’mirë Zoti ka falë!

***
E ta dijë Knjazi n’Cetinë,
se edhe n’qitt Shqiptarët ai fare,
der’ t’jetë gjallë ndo’i bijë Shqiptare,
qi për erz, Besë, e Atdhé,
këto edhe desin si me lé…”
At Gj. Fishta, TRINGA te “Lahuta e Malcis”

Pra, qysh 101 Vjet që këta dy Burra e vlersonin dhe parashikonin Vajzën shqiptare…
Melbourne, Dhjetor 2014.

(Foto të marra nga interneti: 28 Nandor 2014)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.