
Reforma Territoriale
nga Emilia Koliqi
Pas Reformës Territoriale të vitit 2014, me ligj, njësive të vetëqeverisjes vendore iu përcaktuan 8 fusha kryesore të përgjegjësisë vendore, me 47 funksione, 7 nga të cilat transferoheshin për herë të parë nga qeverisja qendrore.
Kanë kaluar 12 vjet nga kjo reforme, por shpenzimet totale të pushtetit vendor, nuk arrijnë as 10 % të shpenzimeve të përgjithshme të buxhetit të shtetit.
Shqipëria ka nivelin më të ulët ne rajon, për transfertat buxhetore nga qeveria qendrore drejt pushtetit lokal, vetëm 2.9% – 3.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto,
Shumë larg me mesataren e Bashkimit Europian, rreth 11.5% të PBB-së.
Shqipëria është vendi që qeverisja qendrore, ka centralizimin dhe kontrollin më të lartë mbi paratë e buxhetit.
Me buxhetin e akorduar nga qeveria, bashkitë nuk mund të ofrojnë shërbime publike në standart qytetarëve, të përmbushin përgjegjësitë dhe funksionet.
Transferta e pakushtëzuar duhet të arrijë në nivelin 5% të PBB-së.
Transfertat nga taksat e ndara në Shqipëri vlerësohen në 0.1% të PBB, niveli më i ulët në rajon. (Maqedonia 0,5 % , Bosnje 1.0 %, Mali i Zi 1,3 %, Serbi 2,3 % e PBB).
Renta minerare, si taksë kombëtare e ndarë, duhet të kalojë mbi 80 %, në favor të njësisë së vetëqeverisjes vendore, (sot është 5%, më e ulëta në rajon).
Shfrytëzimi i pasurive natyrore jashtë kritereve teknike (minierat, guroret, inertet në lumenj, dëmtimi i Infrastrukturës), sjell pasoja shkatërruese në terren, një dëm i madh, që i shkaktohet pushtetit lokal.
Fondet janë krejt të papërfillshme për kostot e rehabilitimit të këtyre pasojave dhe për të sjellë një zhvillim të qëndrueshëm të zonave.
Politikat populiste dhe klienteliste të qeverisë, ndryshimet ligjore në taksat vendore, lehtësite fiskale, kanë sjellë mungesë të theksuar të të ardhurave të pushtetit vendor.
Për gjithë këto humbje në të ardhura nga ndryshimet e taksave vendore (pa konsultim), bashkitë nuk janë kompensuar në vite, sipas ligjit.
Shfuqizimi i Tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël në vitin 2016, i kushton 2 mld lekë në vit bashkive.
Transferimi i 2% të të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale 2018-2019;
Mospagesa e taksës së ndikimit infrastrukturë për kategori të veçanta;
A do të shlyhen ndonjëherë, këto borxhe, që qeveria qendrore ia ka borxh NJQV?
Përkatësia e njëjtë politike, nuk i lejon kryetarët e bashkive të kërkojnë të drejtat e tyre, dhe këtë e shfrytëzon shumë mirë KM, duke përqendruar të gjithë pushtetin ekonomik e politik, duke mos financuar shërbimet bazë të qytetarëve.
Dhe pasojat janë rritjet e taksave e tarifave me vendime të këshillave bashkiake.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë dyfishuar.
Shfrytëzimi i hapësirave publike me çmime të dyfishuara.
Parkingjet publike me pagesë.
……………
Bashkitë, në kundërshtim me parimet e Kartës Europiane për Vetëqeverisjen Vendore, detyrohen të konkurojnë për të përfituar fondet e tyre, të cilat shpërndahen sipas preferencave të KM, në funksion të fushatave zgjedhore.
Shkodra për 7 vite me radhë, nuk përfitoi asnjë lek, pavarësisht projekteve të paraqitura.
Funksionet, që iu transferuan bashkive, pas Reformës Territoriale, ishin dhe vazhdojnë të jenë, të pashoqëruara me buxhetet përkatëse.
Të gjitha fondet e investimeve, mbeten të përqëndruara nëpër ministri ose pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Legjislacioni sektorial ka mungesa të ndarjes së detyrave dhe përgjegjësive mes pushtetit qendror dhe atij vendor, duke lënë kështu mundësi për ndërhyrje të pushtetit të parë mbi të dytin.
Ndërhyrjet në autonomine e pushtetit vendor janë edhe në prokurimet publike.
Prokurime të përqendruara pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, gjoja si mbështetje për realizimin e projekteve bashkiake, infrastrukturore, me tendera për materiale ndërtimi, përmirësimin e shtresave asfaltike, tendera me çmime të shumëfishuara dhe duke mos iu përgjigjur veçorive të secilës bashki.
Ndërhyrje për rehabilitim dhe transformim mjedisor, duke betonizuar gjithë zonat natyrore.
Në vitin 2022, në kundërshtim me ligjin, në cënim të autonomisë vendore, u ndërhy në funksionin e prodhimit, trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm.
Kjo solli rritjen e tarifave të ujësjellës-kanalizimeve në gjithë qarkun e Shkodrës.
Që nga janari 2025, në Shkodër, fatura mujore për familjarët me konsum mesatar 12 m³ ujra ne muaj, u rrit me 60%.
Ndryshimet ligjore në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, të ndërthurura me ligjin “Për
investimet strategjike”, me ligjin “Për planifikimin e territorit”, rritja e kompetencave të Këshillit Kombëtar të Territorit, lejojnë ndërtimet sipas oreksit të KM, pa respektuar Planin e Përgjithshëm Vendor, duke dëmtuar natyrën e mbrojtur Lumi Buna-Velipojë, Liqeni Shkodrës, edhe pse me statusin RAMSAR.
Me zbatimin e Paketës së Maleve, po dëmtohet natyra e mbrojtur, Parku i Alpeve, Thethi, Dukagjini. Shkodra, si bashkia që kishte zona të rralla natyrore, qyteti që kishte një sipërfaqe të madhe zone të mbrojtur dhe zona historike, me planin djallëzor të KM, po shkatërrohet, betonizohet dhe po humb identitetin!
Marrë nga Muri i FB Emilia Koliqi, 16 maj 2026