back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Reflektime gjatë leximit të nji libri mbi Dosjet – nga Alma N. Liço

Gazeta

Alma N. Liço
Alma N. Liço

Reflektime gjatë leximit të nji libri mbi Dosjet

nga Alma N. Liço

Sapo kam përfunduar së lexuari librin me dokumente dhe shënime, titulluar: “Njeriu përballë përbindëshit”, të Jozef Radit.
Ndonëse i përkas atij brezi që e ka jetuar dhe vuajtur persekucionin komunist pothuajse në të gjithë kohështrirjen e tij, rizbuloj me dhimbje se dokumentet/ dosjet e pafundme të publikuara lidhur me përndjekjen mizore ndaj një fshatari të thjeshtë, të quajtur Musa Sina, të lënë vërtet pa frymë.
Një numër i pafund sigurimsash dhe bashkëpunëtorësh të tyre, emra dhe pseudonime të çdo lloji, me plane dhe detyra konkrete për të përndjekur, të përgjuar, manipuluar atë të ngratë, të sëmurë dhe të paarsimuar, është impresionues po edhe qëndrimi i tij në kalvarin e këtij persekucioni të shtrirë në disa dhjetra vjeçare, përgjigjet e qarta dhe të guximshme veçanërisht në hetuesi dhe procese gjyqësore për kohën sëcilës i referohen.
Më kanë mbetur në mendje shumë prej tyre… por do të kujtoja një dialog në dukje të thjeshtë, por me një domethënie të madhe, ndërmjet tij dhe një ish funksionari të lartë të Partisë, ndërkohë që të dy po vuanin dënimin në burg… (ky i fundit si pasojë e luftës brenda llojit).
Ish funksionari:
-Musa! së paku ty të vijnë fëmijët dhe familjarët për të të vizituar, ndërsa mua nuk më vjen askush.
Musai: -Eshtë e vërtetë, por ka një shpjegim për këtë! Ti fëmijëve të tu u ke mësuar se nënë kanë Partine dhe baba Enverin, ndërsa unë atyre të mijve u kam mësuar se nëna asht ajo që i lindi, ndërsa babai i tyre jam unë!
Etj… etj…!

Jozef Radi -"Njeriu përballë Përbindëshit" - Dosjet e Musa Sinës
Jozef Radi -“Njeriu përballë Përbindëshit” – Dosjet e Musa Sinës

Marre nga Muri i FB i Alma N. Liços, 4 janar 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.