back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024

Pritja e fshehtë e Kryeparlamentares Nikolla, gabimi i 4 i “Lidershipit” të Vatrës – nga Marjana Bulku

Gazeta

Marjana Bulku & Vatra
Marjana Bulku & Vatra

Pritja e fshehtë e Kryeparlamentares Nikolla,

gabimi i 4 i “Lidershipit” të Vatrës

nga Marjana Bulku

Gabimet janë njerëzore… por jo të paqortueshme e të padënueshme… sidomos kur ato përsëriten.
Mbyllja e portës së Vatrës në takimin dialogues të 14 tetorit 2023, dhe çelja e saj mbas një jave ndaj kryeparlamentares shqiptare, shënoi gabimin e katërt të radhës të drejtuesve të Vatrës që faktuan se nuk janë të tillë dhe dëshmoi edhe një herë se ata që rrinin nën shi ishin dashamirës të një dialogu të munguar e të vonuar në Vatër.
Ku është parë që një pjesë të pozojnë e gëzojnë me supremët e politikës, rë fesë e fuqisë së parasë e një pjesë tjetër t’i lenë jashtë portas… të lypin komunikim e dialog, të kërkojnë mospërjashtim apo më keq akoma, të kërkojnë pafajësi për faje të pabëra kurrë?!
Ah, po për ata që kanë lindur pas vitëve 90-të e nuk e kanë jetuar diktaturën moniste në Shqipëri u duhet shpjeguar se “Na ishte një kohë kur gjysma dhunonte gjysmën tjetër pse kishte pronë e pasuri, arsye e logjikë, ëndrra dhe vizione për një botë me të drejta të Drejtësh, me Zot dhe fe e ku besimi në të të ishte legjitim, subjektiv, i pa imponueshëm dhe i vërtetë…”

Vatranët jashtë portës së Vatrës - 14 tetor 2023
Vatranët jashtë portës së Vatrës – 14 tetor 2023

Ata që rrinin në shi në fakt ishin dashamirës realë të Vatrës, kontributorë historikë dhe jo vetëm dekorativo-festivë të saj… dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për Agim Rexhajn si President Nderi e bën fakti që ai ka bashkëpunuar me pesë kryetarë vatre, apo për Idriz Lamaj që i fal çdo rrethi njerëzor dije e maturi, por për Asllan Bushatin racional dhe objektiv në çdo kohë, apo Nazo Veliun që po t’ia numërosh orët e shërbimit në Vatër natyrshëm do mendosh se sa në hak i ka hyrë kjo kryezonjë familjes, djemtë trima e fisnikë si Dine, Mirakaj, Aranitasi, Mujaj, Vorfi, Lumaj, Mërnaçaj, etj që vetëm emrat kur jua përmend nënkupton fiset historike shqiptare që shumë prej tyre dhuna komuniste në Shqipëri ua denigroi aq shumë jetën, ardhmërinë… por kurrë atdhedashurinë!
Ata që rrinin nën shi në pritje të një dialogu të munguar e që pas shpine kishin portën e mbyllur të Vatrës, ndërsa përballë kishin policinë e porositur nga “lidershipi” janë tabloja më e dhimbshme që mund të hasësh në shtetin e madh që iu çeli dyert shqiptarëve të vegjël e që me historinë e vet u mëson se çfarë është liria, demokracia dhe hapësirat e saj.
Brenda Vatrës mbeti një njollë e errët po aq e errët saç është vetë diktatura në historinë tonë, ku gjysma, gjysmën tjetër kërcënon, le jashtë, denigron… asgjë e re deri këtu, sepse për ata që kanë jetuar para viteve 90-të e kanë ende të freskët; përjashtimin, internimin, burgosjen, arratinë.
Por për ata që e çmojnë lirinë, që luftuan e sakrifikuan për të, liria ka vetëm një emër; Drejtësinë, dhe ka një gjë që shqiptarët ngado janë e dijnë mirë tashmë; që për lirinë luftohet vetëm me të vërteta.
Marjana Bulku, 28 tetor 2023

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.