back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Poezia para pushkatimit – Frederico Garcia Lorcas

Gazeta

Pushkatimi i Garsia Lorcas 1936
Pushkatimi i Garsia Lorcas 1936

Poezia para pushkatimit

në nderim të Frederico Garcia Lorcas

Poeti i Famshëm spanjoll, Frederiko Garsia Lorca
recitoi këtë pjesë finale të nji poezie të tij
përpara togës së pushkatimit
që do ta ekzekutonte gjatë Luftës Civile në Spanjë
në gusht të vitit 1936.
Ja pjesa e recitimit të tij…

***
Po ç’është nji njeri pa lirinë e tij
Oh, Marianë tregomë ti
Tregomë si mundem vall’ të dashuroj
nëse s’ndjehem i lirë, më thuaj ti
si mundem ta dhuroj zemrën time
kur ajo as e imja është…?
(përg. Jozef Radi)

 

Federico Garcia Lorca (1898-1936)
Federico Garcia Lorca (1898-1936)

Për Poezinë

nga Frederico G. Lorca

Çfarë të të them për poezinë?
Çfarë mund të them për këto re, për këtë qiell? T’i shoh, t’i shoh, t’i shoh… dhe kurrgjë tjetër. Ti duhet ta kuptosh se një poet s’mund të thotë kurrgjë për Poezinë. T’ua lemë këtë detyrë kritikëve dhe profesorëve. Mirëpo as ti, as unë, as kurrnjë poet, nuk e dimë ç’është Poezia.
Ja tek është: vështro! Unë e mbaj zjarrin në duart e mia. E kuptoj dhe punoj përsosurisht me të, por nuk mund të flas për të pa letërsi. Unë i kuptoj të gjitha poetikat, mund të flisja për to, sikur të mos i ndërroja bindjet çdo pesë minuta. Mundet që një ditë të zë të adhuroj poezinë e keqe, ashtu siç çmendem (siç çmendemi) sot për muzikën e keqe. Një natë, do ta djeg Partenonin, për ta rindërtuar të nesërmen, pa arritur kurrë ta mbaroj.
Nëpër konferencat e mia, më ka takuar të flas për Poezinë, por e vetmja gjë, për të cilën nuk mund të flas fare, është poezia ime. Jo se nuk jam i vetëdijshëm për atë që bëj. Përkundrazi, nëse është e vërtetë se jam poet, për hir të zotit ose të djallit – nuk është më pak e vërtetë se gjithashtu jam i tillë falë teknikës, përpjekjeve dhe falë vetëdijes së plotë që kam për një vjershë.
Burimi: “Lorka, Poezi”. Përktheu: Anton Papleka. Botimet Extra: 1997

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Robert Martiko
    Frederico Garcia Lorka për kategorinë tonë, Jozef Radi, apo për mikun tim të veçantë e të ngushtë, Lame Fandi, si njerëz që e adhurojmë me pasion jo vetëm artin por edhe lirinë, është një poet me talent të jashtëzakonshëm. Veç më bën përshtypje se sa të tmerrshëm janë të majtët, veçanërisht në vende jo aq të zhvilluara nga pikpamja kulturore, si vendet e Evropës Veriore. Mbasi fotua e mësipërme është montazh… Duket personi që asnjë lidhje nuk ka me Lorkën. Kushtet dhe shkaqet e Lorkës kanë mbetur edhe sot mister. Ka shumë hipoteza, të cilat s’ka nevoje t’i rendis. Ndërsa poezia për Mariana Pinedën, dashnorën e Lorkës, nuk ka kuptim të deklamohet para togës së pushkatimit. Eshtë diçka që me kujton idiotësitë e teatrove të Realizmit Socialist në Shqipëri. Një në 10.000 persona mund të ketë kurajë të shprehë hapur mendimin e tij. Shumica e të pushkatuarve në Bashkimin Sovjetik, madje me guxim të spikatur në Ditët e Tetorit, apo gjetkë thoshin: “Të rrojë Partia!.. Të rrojë Stalini!” Ngaqë u dukej sikur në momentin e fundit do të vinte Diktatori t’i shpëtonte nga vdekja…
    Sa për Lorkën kam dëgjuar se e vuajti frikën e vdekjes para ekzekutimit. Megjithatë, kjo nuk ndryshon asgjë! Lorka mbetet një poet i adhurueshëm, një nga talentet e rralla të nivelit botëror. (marrë nga faqja fb, 21 gusht 2016)

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.