
Përkujtimore per At Vinçenc Malajn
At Vinçenc Malaj, leu me 1 dhjetor 1928 në Ljarje të Krajës, vdiq me 4 shkurt 2000 në Tuz, ku edhe u varros. Ndërmjet këtyne dy datave, kemi nji jetë plot veprimtari, qi filloi me thirrjen për rrugë rregulltare ndër françeskanë, vijoi me studimet në liceun Illyricum, kushtet e përjetshme të jetës rregulltare ndër bijtë e shën Françeskut të Asizit, studimet filozofike e teologjike në Zagreb e ato linguistike në Romë, me prof. Ernes Koliqin, shugurimin meshtarak e kremtimin e Meshës së parë në Tuz më 13 tetor 1957.
Pra, françeskani At Vinçenc Malaj qe meshtar dhe studiues i njohun qi la nji trashëgimi të pasun kulturore. Bashkëpunoi me revistën “Shenjzat” të prof. Ernest Koliqit, ku botoi disa studime; shkroi veprën “Kuvendi i Arbënit”, studioi veprën e imzot Pjetër Bogdanit, bani shumë gjurmime mbi historinë kombtare të popullit shqiptar, mbi krishterimin ndër shqiptarë e mbi atletin e Krishtit, heroin Gjergj Kastriotit Skënderbeut, artin etjera.