
“O tё lirё e tё bashkuem, o tё vdekun e nёn dhe…”
nga Dr. Lazër Radi
Me 2 prill 1993,
u organizua një takim përkujtimor
në kujtim të Batalionit “Besnik Çano”,
batalion i Rinisë nacionaliste shqiptare,
e cila shkoi të luftojë në mbrojtje të popullit të Kosovës
nga forcat komuniste dhe ato çetnike,
të cilat ishin bërë bashkë kundra shqiptarëve…
nga shënimet e Dr. Lazër Radit,
i cili ishte pjesëmarrës në këtë tubim përkujtimor,
kemi nxjerrë fjalën e tij, të cilën e botojmë për herë të parë,
si një dëshmi jo vetëm e kurajos intelektuale,
po edhe e largpamësisë së tij…
,
Kam kёnaqёsi tё veçantё tё pёrshёndes kёtё tubim pёrkujtimor n’emёr tё “Lёvizjes Demokratike tё Bashkimit tё Shqiptarёve”. Personalisht gёzohem qё mё jepet rasti tё flas pёr njё periudhё qё e kam pёrjetuar dhe ku kam dhёnё edhe kontributin tim modest.
Pёr ta kuptuar vlerёn dhё rёndёsinё qё pati batalioni “Besnik Çano” nё vitet 1944, ёshtё e domosdoshme tё bёhet njё kuadёr i gjendjes politike shqiptare mjaft konfuze tё asaj kohe.
Nё vitet e para tё Luftёs sё Dytё Botёrore, e cila po çudiste botёn me dinamizmin e veprimeve tё shpejta e tё papritura, mё nё fund i erdhi çasti fatal shtetit artificial, sorrёs me pupla tё bardha, tё ashtuquajturës Jugosllavi, themeluar padrejtёsisht nga diktati i Versailles, tё shpёrbёhej, tё shthurej, tё shkatёrrohej.
Ushtria gjermane nё synimin e vet pёr tё shlyer shenjat e kёtij diktati në Europё, i dha grushtin vendimtar e tё merituar pёrbindёshit shtetëror jugosllav. Ky ishte njё veprim shpёtimtar pёr ne shqiptarët, u çliruan qindra e mijëra shqiptarё nga zgjedha 70 e sa vjeçare tejet e rёndё, u çliruan tokat arbёrore tё vaditura me gjakun e bijve dhe bijave të Kosovës martire. Tё shtrirё pёr tokё nga grushtat e ushtrisё gjermane, serbo-malazezёt nuk sulmonin gjermanёt, qё u shkatёrruan Jugosllavinë, por u vërsulёn me brutalitetin e tyre kundra popullisё së pafajshme shqiptare tё atyre viseve.
Kriza e tmerrshme e mitralozave, kositja me kosёn e vdekjes nё ato netё tё tmerrshme tё prillit tё vitit 1941, ishin shenja tё qarta se Kombit shqiptar po i shtoheshin viktima tё reja, qё po mbyteshin nё lumin e Sitnicёs sё Mitrovicёs. Nuk duhet tё harrojmё viktimat e Pejёs, tё Pazarit tё Ri, tё Vuçiternёs, tё Prizrenit, tё Gjakovёs me rrethina, tё Plavёs e Gucisё, tё Rrozhajёs, Senicёs etj.etj.
Ky gjak i derdhur, ishte njё thirrje qё na nxiste t’i hapim sytё e tё mendonim se armiku shkjà, pёrgjonte mbrapa derёs…
Kaluan vitet!
U shembёn pushtuesit e dikurshëm. Na u hapёn shanse tё mendonim pёr njё forcim e lulёzim kombёtar. Pёrkundrazi, nisëm e po zhgreheshim nё pёrçarje e nё labirinthe tё rrezikshme ideologjike nё shёrbimin të sllavëve. Njё grup tё rinjsh, tё zhgёnjyer nga komunizmi mashtrues, mbasi dezertoi nga radhёt e ushtrisё Nacional Çlirimtare shpalli kёto proklamatё:
“Pёrpara rrezikut tё madh tё Kombit tё pёrçamё, pёrpara mёkatit tё tmerrshёm tё vllavrasjes, pёrpara gjakut shqiptar qё po derdhej nё njё luftё tё kotё ngatёrresash tё turpshme e tradhtare, e ndjejmё pёr detyrё kundrejt Atdheut, tё lёmё rrugёn e ndasisё, luftёn e terrorit tё “nacional-çlirimtares” komuniste dhe gjithnjё me entuziazёm e vetmohim tё japim kontributin tonё pёr bashkim mbarёkombёtar….”
***
Me anё tё shtypit, tё radios dhe me tё gjitha mjetet e tjera tё informimit publik, qeveria dhe atdhetarizmi shqiptar paraqitёn rrezikun sllav, i cili nёn maskёn e ideologjisё dhe tё internacionalizmit, me një taktikё tё re, po synonte t’i rimerrte tokat tona. Ky ishte njё lajmёrim dhe paralajmёrim sidomos pёr atё pjesё tё rinisё, e cila e mashtruar nga propaganda gёnjeshtare e komunizmit, po bёnte lojёn e sllavo-pushtuesve, lojёn e kalit tё Trojёs m’u nё zemrёn e shqiptarizmёs. Dhe ja… me 5 qershor 1944, Kosova u detyrua tё hyjё nё luftё dhe tё pёrballojё kreshnikisht sulmet e para gjaksore dhe frontale komuniste dhe çetnike nё kufijtё e sajë etnikё.
Frika qё kishim parafolё, u bё realitet! Armiqtё, natёn, nёpёr errёsirё, siç e kanё zakon tinzarёt, sulmuan viset tona dhe pushtuan 6 katunde nё Ozhmenёn e Patnicёs, ndёrsa nё Tutinё u pritёn me pushkё.
Kosova u zgjua! Organizoi forcat vullnetare dhe sulmoi nёn hijen e Flamurit Kombёtar. Rozhaja dhe Rugova ishin nё krye me 4000 vullnetarë tё armatosur.
Lufta shpёrtheu e ashpёr. Kёnga e armёve u shtri nёpёr fushat e blerta tё Kosovёs. Ishte kanga e drejtёsisё qё po ushtonte nё malet verilindore tё Shqipёrisё, ishte tingulli i rrahjes sё zemrave kosovare qё nuk kёrkonte asgjё, që nuk pretendonte asgja pos asaj që ishte shqiptare. Kjo kangё, nё sintezё, ishte njё britёm e popullit shqiptar qё pёrpiqej tё futej nё botëkuptimet e gabuara tё rinisё, pёrpiqej tё futej nё zemrat e atyreve qё e dashurojnë lirinё. Ky zà i pakufijshёm qarkulloi nё tё gjitha kandet e vendit tonё, nga Prishtina deri nё Korçё, nga Peja e deri nё Gjirokastёr.
Shqipёria u trondit! Nё kёtё tym baruti si mund tё qёndronte indiferente? Kosova u sulmua! Kosovarёt, me gjakun e tyre dhanё provёn e besnikёrisё: o me jetue tё lirё e tё bashkuem me Atdheun amё o tё gjithё tё vdekun e nёn dhe.
Shqipёria u ngrit nё kёmbё!
Shkodra njoftoi se ishte e gatshme me rrokë armёt dhe me u nisë pёr tё luftuar pёr trojet nё Kosovё. Edhe Tirana po ashtu. Rinia nacionaliste shqiptare shprehte fuqimisht dёshirёn pёr tё luftue nё Kosovё.
Ministri i Mbrendёshёm i asaj kohe do të thoshte: “…do tё pёrpiqem me tё gjitha fuqitё e mija me ia dhёnё rastin djalёrisё shqiptare ta vёrё nёnshkrimin e vet nё tapinё e Kosovёs…!”
400 tё rinj nacionalistë shqiptarë, nёn kryesinё e Dr. Seit Kazazit tё Dr. Halim Begejёs, tё Dr. Sulejman Lleshit, tё Seit Demnerit, tё Osman Kazazit, tё Ibrahim Hasnait, tё Bujar Dokut, e plot e plot të tjerë ngritёn zёrin e fuqishёm tё rinisё nacionaliste shqiptare: “…sot qё kufijtë e Kosovёs u dhunuan, po sot, na po i pёrgjigjemi me nisjen tonё pёr nё Kosovё pёr t’u bёrё roje e pёrbashkёt dhe me armё nё dorё tё vdesim sё bashku me vllaznit tonё nёn hijen e Flamurit tё Skёnderbeut e tё Ismail Qemalit…”
Kurse Lidhja e Dytё e Prizrenit iu pёrgjegj mesazhit tё rinisё me këto fjalë: “…populli i Kosovёs e din fort mirё se nё luftёn qё po bёn pёr tё siguruar ekzistencёn e vet kombёtare ka me vete krejt popullin dhe lulen e djalёrisё shqiptare…!”
***
N’atё qershor tё zymtёtë vitit 1944, Batalioni “Besnik Çano”, i rinisё nacionaliste shqiptare mbërriti nё Prizren. Qe nji apoteozё, nji triumf i vёrtetё. Pёrmallimi arriti deri aty sa rruga u vadit me lotёt e gёzimit dhe tё admirimit qё derdhi krejt populli i atij qyteti historik.
Komandanti i Batalionit, Dr. Seit Kazazi e pёrshёndeti popullin e entuziazmuar tё qytetit me fjalët: “…kemi ardhë si interpretë tё vullnetit tё pёrbashkёt tё kombit shqiptar, pёr sigurimin e Shqipёrisё etnike. Kemi ardhë kёtu tё derdhim gjakun tonё pёr kufijtë e vёrtetё e tё shenjtё tё Shqipёrisё sё kёrcёnuar nga valёt e tёrbuara tё pansllavizmit.”
Njё tjetёr vullnetar i Batalionit, djaloshi Ibrahim Hasnaj, thellёsisht i mallёngjyer, ndёr tё tjera tha: “…mos kujtoni vllezёr kosovarë se na djalёria e Shqipёrisё kemi ardhur kёtu qё tё ledhatojmё Kosovёn pёr fushat e saja pjellore… Jo, kurrë! Na e duam Kosovёn sepse ёshtё shqiptare, se ёshtё njё pjesё e Shqipёrisё dhe kosovarёt janё vllezёrit tanё. E duam Kosovёn sepse ёshtё shpirti i ynё dhe kosovari vlla i shpirtit tonё. Na kemi ardhur kёtu tё luftojmё e tё vdesim si vllezёr pёrkrah jush, kundra rrezikut bolshevik, pansllav qё po na kёrcёnon…”
Nuk mund tё merret me mend entuziazmi dhe brohoritja qё shpёrtheu nё krejt qytetin e Prizrenit në fund tё fjalёve tё Ibrahim Hasnajt.
Rinia Nacionaliste shqiptare u nis pёr nё luftё e bindur se do tё fitonte. U nisёn nё luftё me vendim tё prerё pёr ta konkretizuar ёndrrёn e qindra mijëra martirёve tё fisit arbёror: Shqipёrinё e shqiptarёve në kufijtë e vet tё natyrshёm. Shkuen nё sektorin ma tё vёshtirё, shkuan me vullnetin e pathyeshёm pёr tё luftuar shqiptarisht.
***
Doemos lufta pati edhe dёshmorët e e vet. Një nga këta ishte djaloshi 19 vjeçar Hamid Troplini. Hamidi i pa me sy se nё fushat, nё malet dhe nё brigjet e Kosovёs jetonte njё popull qё ёshtё pjesё e pandashme e kёtij trualli tё shenjtё.
I bashkuem, i vllaznuem me vullnetarёt kosovarë, vullnetari Hamid Troplini hyri nё zonёn e luftёs, atje ku buçitja e topave mbushte ajrin me tingujt e vdekjes, ku mitralozi pёrshkon si rrufe vijat e luftёs pёr tё pёrgjakë pemёt e njoma të rinisë shqiptare.
Mitralozi i armikut ia pёrshkoi zemrёn djaloshare, ia pengoi trupin, ia derdhi gjakun… por shpirtin s’ia ndaloi dot. Ai eci pёrpara, pёrpara, eci shpirti i tij i pavdekshёm:
Shikojeni vllezёr tokёn e Kosovёs. Ajo ёshtё e rime me gjak, por gjaku i kёtij dёshmori tё ri, na la njё porosi:
-Mos mё trathtoni. Luftoni deri nё fitore!
Mbas 6 javё luftimesh, dhe mbas dymbёdhjetё betejash trup mё trup me serbo-malazezёt, ekspedita e rinisё nacionaliste shqiptare u kthye nё Tiranё duke sjellё me vete triumf dhe admirim.
Populli i falenderonte me gjithё zemёr kёta sokola tё rinj tё Kombit. Kosova u ul nё gjunjë te varri i heroit Hamid Troplini.
Komanda e ushtrisё kombёtare e sektorit tё luftёs nё Morinё pёrshёndeti Batalionin: “…na si ushtarakë e kemi pёr detyrё tё shfaqim haptaz falenderimin dhe mirёnjohjen tonё pёr Ju komandant dhe pёr djalёrinё qё i tregoi mbarё Kombit gadishmёrinё e vet pёr t’u sakrifikuar pёr Atdhe.”
I gjithё Batalioni shkoi nё shtёpinё e Troplinёve, tek babai i heroit zoti Jonuz Troplini pёr t’i paraqitё ngushllimet e rastit.
Dhe ai tha: “…Jam i lumtur qё djali i im dha jetёn pёr Shqipёrinё Etnike dhe qё trupi i tij pushon nё dheun e arbёrit. Rrofshi ju Djalёria nacionaliste shqiptare dhe Atdheu i ynё Shqipёria!”
***
Rinia nacionaliste shqiptare si dhe i gjithё populli shqiptar u ngritёn nё kёmbё, si njё trup i vetёm, pёr tё mbrojtё tё drejtat tona, pёr tё mbrojtё kufijtë tonё etnikё. Tё jeni tё sigurt, vllezёr, se ato treva kurrë nuk do tё binin nё duart e serbo-malazezve, po tё mos kishim pasё tradhёti tё mbrendёshme, po tё mos kishte qenё ai komunizёm i rrejshёm qё dёrgoi nё Kosovё njё tjetёr rini, atё tё mashtruarёn, atё qё besonte nё falsitetin e idealeve tё kuqe. Kjo ёshtё tragjedia mё e madhe e Kombit tonё: trojet i patёm nё dorё dhe vetë ne ia dorёzuam sllavit.
Ёshtё detyrё e jona tё nxjerrim mёsim nga historia, tё bashkohemi, siç tha Dervish Hima: “Ujanallёm” tё zgjohemi, tё bёhemi grusht e t’i kёrkojmё tokat e grabitura.
Gjaku i martirëve na pёrgjon.
Dr. Lazёr Radi,
2 prill 1993