O kryeni punë deri në nëntor, ose kryen ai me ju – nga Hysni Gurra

Gazeta

Flamurtari i Revolucionit Flamingo - Agron Jemini
Flamurtari i Revolucionit Flamingo – Agron Jemini
O kryeni punë deri në nëntor, ose kryen ai me ju
nga Hysni Gurra

Tashmë, çdo ditë që kalon, Revolucioni i Flamingove thyen rekordet e veta:
si protesta më jetëgjatë në historinë e Shqipërisë;
si protesta e parë kaq e bukur dhe kreative;
si protesta më cilësore në përbërje, ku shumica janë qytetarë të paangazhuar politikisht;
si protesta të cilën nuk ia doli dot asnjë parti politike ta marrë;
si protesta që u ndërkombëtarizua si asnjë tjetër më parë në gjigantët mediatikë botërorë, nga Amerika e Veriut në Azi, Afrikë e, sigurisht, në Europë;
si protesta e parë brenda së cilës atakohet familja e një presidenti amerikan;
si protesta pas së cilës qëndrojnë duart e të njëjtit njeri që ka duart në karrigen e atij kundër të cilit protestohet: Soros.
si protesta që vrau frikën ndaj një regjimi që kontrollon thuajse gjithçka;
si protesta që riktheu diasporën në Shqipëri;
si protesta që plaku Edi Ramën me një shpejtësi të frikshme;
Por deri tani, asgjë nuk është arritur.
Këto janë arritje të kësaj proteste, por objektivi kryesor ende nuk është arritur.
Përkundrazi, protesta po humbet edhe nervat, pasi brenda saj janë infiltruar rrugaçë, përkrahës të partiçkave të vogla, përkrahës të PS-së e PD-së, gjë që shpërtheu në njëfarë mënyre në ditën e 78-të të saj.
dhe këtu qëndron problemi.
për paaftësi të aktorëve të tjerë politikë, vijoj t’i qëndroj idesë që kam pasur që ditën e parë: deri tani kemi të bëjmë vetëm me një revolucion brenda së majtës.
pra, sipas mendimit tim, Ramës i ka mbaruar kontrata me Sorosin dhe ky i fundit kërkon ta heqë. Me një gur vret dy zogj: dëmton Trumpin për zgjedhjet e mesmandatit dhe ndërron edhe kukullën në Shqipëri.
Shfaqja e fundit e Ramës me Soros në Dhërmi nuk ishte kurrsesi një darkë miqësore.
Rama po kërkon kohë.
Ndërkohë që protestuesit bëjnë xhiro në bulevard, ai do të mundohet sa më shumë t’i përçajë e t’i zvarrisë. Tani, në retorikën e tij, i ka ndarë veç ata të Sorosit, të cilët i quan flamingo, dhe sulmon këta të tjerët, të cilët i quan korba.
Ai po pret nëntorin në SHBA.
Nëse Donald Trump del i fortë nga ato zgjedhje, Zvërneci me Sazanin vanë bashkë me Sorosin.
Nëse Trump humbet thellë, Zvërneci dhe Sazani shpëtuan, por vetëm nga Trumpi, pasi grabitqari tjetër është në sfond.
Në të dyja variantet, nëse protesta arrin në nëntor, flamingot ka për t’i shtypur me këmbë.
Kjo mund të prodhojë edhe efekt të kundërt, por zor do të jetë.
Dhe pastaj takohemi me të në ceremoninë e kalimit në mbretërinë Rama I.
Marrë nga Muri i FB, Hysni Gurra, 17 gusht 2026

 

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Syrja Xhani
    Z. Hysni, protesta më e gjatë e qytetarëve të përgjegjshëm e të vetëdijshëm, ishte ajo e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, pikërisht ndoshta ky qe dhe shkaku ku qytetarët nuk e nuhatën rrezikun që do t’i kanosej më pas. Aleanca për çfarë ndodhi e do ndodhte më pas i ka bërë të qarta me paralajmërimet e saj, ajo qëndresë e fortë me denoncime nga av. A. Kalaja, i kalli datën regjimit, ndaj dërgoi mijëra forca për shembjen dhe me njerëz brenda. Të kishte qenë vetëdija qytetare në lartësinë e aleancës, nuk do të kishte më forcë ky regjim të bënte akte makabre ndaj Shqipërisë e shqiptarëve, kur z. Kalaja denonconte Kim e Sorekë shumkush çuditej, por të gjitha poshtërsitë e tyre sot janë të vërtetuara. Shpresoj që kjo protestë do t’ia arrij qëllimin, sepse kjo qeveri kriminale ia ka futur thikën në palcë të gjtha shtresave të popullit.  Besoj tek energjia e rinisë që më në fund e kuptoi që i biri i Kristaqit nuk ishte modernist, por një i fëlliqur komunist, që nuk ka hallin e shqipëtarëve e të Shqipërisë, por hallin e karrikes dhe kokës së tij.

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit