back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Nji skicë mbi jetën dhe veprën e Vincent Van Gogh

Gazeta

Van Gogh - Autoportrait 1887
Van Gogh – Autoportrait 1887

Nji skicë mbi jetën dhe veprën e

Vincent Van Gogh

Vincent Willem Van Gogh lindi me 30 mars të vitit 1853, në Groot Zundert, dhe pati si rezultat i nji ndjeshmënie të lartë prej artisti, nji jetër tejet të trazueme.
Bir i nji pastori (prifti) protestant, ndërsa ende jetonte në Zundert, Vincenti realizon punimet e para vizatimore. Ma vonë ai nisi shkollën në Zevenbergen, ku mësoi frëngjishten, anglishten dhe gjermanishten, e për të parën herë nisë të pikturojë…
Mbas përfundimit të studimeve të tij, ai shkon me punue si nëpunës Shtëpinë e Artit Parizian Goupil & Cie, që u hap ma vonë nji seli edhe në Hagë (ku ai pati mundsi me vizitue shpesh muzetë përreth), në Londër e Paris. Në maj të vitit 1875, ma së fundi ai zhvendoset në Paris.

Van Gogh - Fushë me grurë dhe korb
Van Gogh – Fushë me grurë dhe korba

Transferimi në kryeqytetin francez, ku tashma banonte edhe vëllai i tij Theo, shënon fillimin e periudhës franceze, i cila u ndërpre veç nga nji udhëtim i shkurtë në Antwerp, në fund të po atij viti. Shpenzon shumë kohë së bashku me të vëllanë e tij, dhe prej asaj kohe, ata nisin nji korrespondencë, e cila do të zgjaste tanë jetës dhe që sot shërben edhe si mëyra ma e mirë për studimin e mendimeve, ndjenjave dhe gjendjeve shpirtnore të  Vincentit.
Gjatë qëndrimit në Paris, artisti zbulon pikturën impresioniste dhe thellon interesat e tij për artin e në veçanti per stampat japoneze. Ai njihet me shumë artistë ndër ta edhe Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin, të cilin ai i çmonte shumë. Raporti mes tyne do të jetë nji marrdhanie e trazueme, shpesh edhe me rezultate dramatike, siç dëshmohet edhe prej episodit të famshëm të premjes së veshit (thuhet se Vincent e ka sulmue Gauguin me nji brisk. Ky sulm i dështuem, si pasojë e nji krize mendore, i shkaktoi premjen e nji pjese të veshit të vet majtë…).

Van Gogh... Nate
Van Gogh… Nate

Ndërkohë, raporti midis Van Goghut dhe Goupil & Cie, përkeqësohet, vërehet që edhe përkushtimin e tij për studimet biblike kish marrë nji trajtë obsesive. Mbasi jep dorëheqjen nga Goupil në fillim të asaj pranvere, ai niset në Ramsgate, në Angli, ku punësohet në nji kolegj të vogël. Ma vonë, përgjatë atij viti, Vincent nis nji punë të re si mësues dhe asistent në Reverend T. Jones Slade, pastor metodist. Me 29 tetor, Vincent jep predikimin e tij të parë të së dielës. E ndërsa entuziazmi fetar i Vincen rritet, gjendja e shëndetit të tij mendor e fizik përkeqsohet gjithnji e ma tepër.
Viti 1880, përban nji pikë kthese në jetën e Vincent Van Gogh-ut. Ai braktis besimin fetar dhe i përkushtohet vetëm pikturës, e cila tashma pasqyron minatorët dhe tekstilistët e vorfën. Theo nis me e mbështetë financiarisht, gja e cila do të vazhdonte deri në fund të jetës së Van Goghut. Pak ma vonë, po at vit, ai nis studimet formale të anatomisë dhe perspektivës në Akademinë e Brukselit.
Njihet me Clasina Hoornik Mary (e quejtuna “Sien”), nji prostitutë në  vështirsi ekonomike, për shkak të mbajtjes së nji vajzë pesë vjeçe dhe shtatzanisë me nji fëmijë tjetër. Duke ndjekë studimet dhe vazhdue pikturën në shoqni edhe të njoftjeve të reja e tij, gjendja e tij shëndetsore përkeqsohet edhe ma tepër, duke u shtrue në spital prej gonorreas. Mbasi del nga spitali, nis disa eksperimentime pikture, dhe mbas ma shumë se nji vit bashkë me Sien, ai i jep fund marrdhanieve me të.

Van Gogh - Lulediellet
Van Gogh – Lulediellet

Ma vonë, Van Gogh  zhvendoset në Nuenen te prindët e tij, ku ngriti nji studio të vogël pune gjithnji nën mbështetjen dhe përkrahjen e të vëllait Theo. Zgjeron gjithnji e ma tepër eksperimentet e veta duke përfshi nji gamë gjithnji e ma madhe ngjyrash dhe duke thellue nji interes gjithnji e në rritje për aplikimet  japoneze në dru. Mundohet me marrë disa koncepte artistike prej Ecole des Beaux-Arts, por i hedh poshtë shumë parimeve që ata i japin.
Duke dëshirue vazhdimin me disa lloje të artit formal, ai paraqet disa punime të vetat në Akademinë e Antwerp, ku atë e kishin vendosë në nji klasë për fillestarë. Ashtu siç edhe pritesh, Vincent nuk u ndje mirë në kët Akademi të cilën shpejt e braktisi.
Ndërkohë, ka ardhë viti 1888, viti ma i randsishëm për jetën e Van Gogh.

Van Gogh - Nata e yjeve qe ndrisin
Van Gogh – Nata e yjeve qe ndrisin

Ai e len Paris në shkurt të atij viti dhe vendoset në Arles, në Jug. Fillimisht, moti i keq dimnor e pengon me punue, por posa pranvera nis me u shfaqë, ai fillon të pikturojë peisazhet e Provancës në lulëzim të plotë. Vendoset përfundimisht në “Shtëpinë e Verdhë”, nji ndërtesë e marrë me qira, ku ai shpreson me krijue nji komunitet artistash. Asht koha kur ai arrin me krijue disa nga veprat e tija ma të mira, por edhe koha e acarimeve ma të ndezuna me Gauguin.
Gjatë gjysmës së parë të atij viti, gjendja e shëndetit mendor të Vincent luhatet në mënyrë të frikshme. Ndonjiherë ai asht krejt i qetë e i kthjellët; por ma shumtën e herëve, ai vuen nga halucinationet dhe zhgënjimet. Vazhdon me punue në mënyrë sporadike, aty në “Shtëpinë e Verdhë” të tij, por rritja e vazhdueshme e presionit ndaj tij, e detyron Theon, me e shtrue në spitalin psikiatrik në Saint-Paul-de Mausolee të Provancës.

Van Gogh - Nji palë këpucë
Van Gogh – Nji palë këpucë

Për ironi të fatit, ndërsa gjendja shëndetit të tij mendore gjatë atij viti vazhdon me u përkeqësue, vepra e tij ma në fund ka nisë me marrë nji njohje e popullaritet të madh  edhe prej komunitetit të artistave. Piktura e tij “Natë me yje në Roda” dhe “Iris” paraqiten në “Salon des Independants” në shtator, dhe në nantor ai asht i ftuem me ekspozue gjashtë nga veprat e tij te Oktave Maus (1856-1919), sekretar i grupit të artistave belgë “Les XX. ”
Mbas nji serie të pabesueshme ulje-ngritjesh, si fizike edhe shpirtnore edhe mendore, mbas nji prodhimtarie me energji të pabesueshme dhe nji serie tronditëse kryeveprash, Vincent van Gogh vdes në orët e para të datës 29 korrik 1890, duke qëllue mbi vedin mes nji fushe më grunë të pjekun diku në afërsi të Auverse.
Funerali u zhvillue të nesërmen, dhe arkivoli i tij u mbulue me dhjetra luledielle, lule të cilat ai e donte aq shumë.
(Përzgjodhi dhe përshtati në shqip Jozef Radi)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.