Një ngjarje në vitet ’70, kur u hap Shqipëria me Kosovën – nga Skënder Riza

Gazeta

Skender Riza
Skender Riza
Një ngjarje në vitet ’70, kur u hap Shqipëria me Kosovën
nga Skënder Riza – Viti 1974

Gjatë bisedave në Sarandë, Skënderi foli me urrejtje për Hasan Kaleshin, me të cilin kishte kontradikta të thella. Këto kontradikta, sipas tij e kishin bazën te qëndrimi jo i drejtë i Hasanit ndaj historisë së popullit shqiptar. Skënderi e quante atë “antishqiptar” dhe falsifikator të historisë, njeri që ishte shitur tek serbët. “Interesi ynë, – thoshte ai, – e do që të kemi unitet (fjala për Kosovën), dhe të marrim të gjithë drejtimin në Kosovë. Por ka edhe njerëz të tillë si Hasani, që mohojnë kombin”. “Kohët e fundit – tha Skënderi, – në Jugosllavi është kapur një grup antiparti. Pjesa më e madhe e këtij grupi të madh janë serbë, këta janë ngritur kundër Titos, por u zbuluan dhe u kapën të gjithë në një kohë shumë të shkurtër”. “Kjo gjë, – thoshte ai, – është në favorin tonë, se u dobësonte pozitat serbëve dhe disa veglave të tyre”. Më Ali Hadrin u takuam më datën 3 qershor 1974, kur u bë pritja në institut dhe pastaj më 14 qershor 1974, dita që u nisën për në Sarandë. Duke shkuar për në Sarandë, qëndruam në Lukovë, ku shkuam në një librari për të blerë një libër. Brenda në dyqan ishte një kosovar, emigrant i ardhur në Shqipëri para 15-20 vjetëve që punon në Lushnje si mësues i historisë. Aliu bëri sikur nuk e pa, por ai, (Xheladin Ferizaj quhej), i foli Aliut: “Si je Ali Hadri, a më njeh”. “Më dukesh kosovar, – tha Aliu, – por nuk të mbaj mend”. Aliu u duk se nuk kishte dëshirë që të bisedonte dhe doli menjëherë nga dyqani, sapo bleu librin. Atë natë që arritën në Sarandë, ai u tregua i pakënaqur që nuk i dhamë në hotel një apartament, sepse sipas tij, dhoma që kishte, nuk ishte e përshtatshme për punë. “Në Prishtinë kam kushte shumë të mira, thoshte”. Gjatë gjithë kohës që qëndruam në Sarandë, e përsëriti disa herë punën e apartamentit, duke thënë se “nuk më krijove kushte të mira për punë”. Gjatë bisedimeve Aliu fliste shpesh për veten dhe kushtet e mira që kishte në Kosovë, për makinën e tij personale dhe për shtëpinë, që kishte ndërtuar në Pejë. Nuk kishte simpati për Hasan Kaleshin dhe shprehu mendimin se ai duhet t’i shërbejë dikujt tjetër. Fliste për urrejtje dhe për Emin Pllanën. Lidhur me ligjëratën që mbajti Rexhep Qosja në Shqipëri dhe me diskutimet që u bënë rreth ligjëratës së tij nga studiuesit tanë, Aliu shprehu mendimin se Rexhepi nuk kishte të drejtë. “Shumë mirë ia bënë, Rexhepi ka nevojë t’i ulet pak hunda”.

Marrw nga Turnig point Alb

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar.Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit