back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 15 Mars, 2026

Jemi duke ndjekur rrënimin e Europës – nga Laura Aboli Channel

Gazeta

Laura Aboli
Laura Aboli
Jemi duke ndjekur rrënimin e Europës
nga Laura Aboli Channel

Irrilevanca e Europës
Europa nuk u rrënua për shkaqe natyrore; ajo u çmontua qëllimisht, sistematikisht dhe nga brenda pwr disa dekada. Teknokratë globalistë, burokratë te pazgjedhur nga askush, rrjetet e OJQ-ve, politikanë tw korruptuar dhe inxhinierët ideologjikë e trajtuan Europën si një terren prove për shkatërrimin social, për sabotimin ekonomik dhe rimodelimin kulturor, të gjitha në shërbim të një rendi botëror të ashtuquajtur post-kombëtar.
Dhe rezultati tani është i pamundur të mohohet:
Evropa po plaket, po zbrazet dhe pa ndonjë rëndësi në skenën botërore. Një shkatërrim i ngadaltë dhe i kontrolluar! Kufijtë u hapën për ta destabilizuar dhe ndarë, për të shkatërruar kulturat tona dhe për të tharë sistemet tona, ndërsa normat e lindjeve ranë në nivele historike, ne u pushtuam dhe u zëvendësuam. Industria u asfiksua qëllimisht, kostot e energjisë u rritën ndjeshëm nga politikat ideologjike të klimës, duke na lënë të brishtë dhe strategjikisht të dobët, ndërsa konkurrentët përparuan. Prodhimi u kontraktua nga jashtë, fermerët u shtypën nga rregulloret, bizneset e vogla u zhdukën nga kufizimet e COVID-it, ndërsa shumëkombëshet u mbrojtën dhe u pasuruan. Krishterimi, shtylla kurrizore e qytetërimit europian, u sulmua sistematikisht, u tall në media, u hoq nga shkollat dhe u fshi nga jeta publike, ndërsa çdo sistem tjetër besimi u mbrojt në mënyrë agresive, sepse një popullsi pa rrënjë është më e lehtë për t’u kontrolluar. Patriotizmi u ripaketua vazhdisht si ekstremizëm. Mbrojtja e trashëgimisë sonë u bë e djathtë ekstreme dhe kombeve iu tha të turpëroheshin nga vetja ndërsa pushtoheshin, përdhoseshin dhe çmontoheshin. Tani, pas dekadash të kësaj rënieje të maskuar, pritet që ne ta marrim seriozisht qëndrimin e udhëheqësve si Macron dhe Starmer, burra që kryesojnë shoqëri të fragmentuara, ekonomi në rënie dhe popullata të zhgënjyera, e megjithatë ata ende përpiqen t’i japin leksione botës. Të ankohesh për Trumpin sikur Evropa është ende një lojtar pushteti, kjo është qesharake.
Për fat, projekti globalist po fillon të dështojë.
Njerëzit po zgjohen dhe fantazia e një rendi të ri botëror po shkërmoqet. Por dëmi që ata i kanë shkaktuar Evropës është real. Kombet tona janë të plagosura, të ndara, më të varfra, më pak të sigurta, më pak të lira dhe të paralizuara politikisht. Evropianët duhet ta rimarrin atë që na është marrë: identitetin, kufijtë, familjet, industrinë, besimin dhe sovranitetin kombëtar. Deri atëherë, pamja e parëndësishme e Europës po bëhet vërtet e dhimbshme për t’u parë!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.