
Një fushatë vetëdiskredituese shembullore…
nga Adriatik R. Dosti
Ta nisësh fushatën ngrefur me Mamicën në krah dhe me Pasaportën Europiane në dorë… dhe ta përfundosh me barcaleta banale, me perversitete neveritëse e me fjalor tipik prej rrugaçi rrugësh… këtë vetëm një i tredhur mendor si Rama mund ta bëjë.
Të flasësh për vlera, arritje e BE… dhe për meritorë të keshë Syçin, Lucën, Batonin, K. Spahiun, Meron, Frrokun, S. Ballën, M. Nanon, Y. Rakipin, C. Bolinon, L. Vangjelin… e sigurisht edhe Ulsiun, Taon, Belën, Oltën, E. Kokalarin, E. Felajn, Kumbaron, Manastirliun e Elisën, sikur diçka stonon vërtet… e kërcet goxha…
Të presësh Noizin me tupana e të dëgjosh Ulsiun që në fundçerekun e parë të shekullit të 21 t’i thotë Lamborginit – Lamborxhini… kjo më së paku më detyron të të them publikisht: O Edvin… U plake e kurrë s’u poqe… Linde, jetove e do vdesësh: …oqe.
Të kesh gjysmën e qeverisë, ministrave, deputetëve, kryebashiakëve e zyrtarëve të tu të lartë pas hekurave, e sërish të keshë gojë e fytyrë t’u kërkosh shqiptarëve votën për një mandat të 4… këtë të siguroj se mund ta bëjë vetëm ai që është 100 % i sigurt se me 12 maj do jetë shok qelie me Erion Veliajn e comp.
Ta bësh propagandën e Partisë tënde përmes gojës – Hale të Zengjinesë së Roskovecit e të një kandidateje analfabete prej Belshi e ta mbyllësh me një foto krahëqafë me Zylin në Shkodër… kjo e vërteton atë që thotë populli se… “Qenit kur i vjen ngordhja, shkon e përmjerr në derë të Xhamisë!”
Marrë nga Muri i FB, Adriatik R. Dosti, 7 maj 2025