back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ndahet nga jeta Prof. Zeff Chiaramonte

Gazeta

Prof. Zeff Chiaramonte
Prof. Zeff Chiaramonte
Ndahet nga jeta Prof. Zeff Chiaramonte

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të profesorit dhe veprimtarit nga Hora e Arbëreshvet, Zeff Chiaramonte.
Prof. Chiaramonte ishte me origjinë nga katundi arbëresh, Santa Cristina Gela. Ai ishte autor i disa librave mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe. Prof. Chiaramonte ishte i angazhuar në komunitet, në shkollat publike dhe në bibliotekën që drejtonte, ku mbante kurse falas në shkrim e këndim të arbërishtes dhe shqipes. Ai ishte anëtar i Këshillit koordinues të QSPA-së dhe mik i stafit të saj. Prof. Chiaramonte do t’i mungojë komunitetit të Horës së Arbëreshëvet dhe anembanë Arbërisë, si një njeri i palodhur dhe i përkushtuar në krye të shumë nismave dhe studimeve për arbërishten dhe kulturën arbëreshe.

Prof. Zeff Chiaramonte dhe Zef Schirò di Maggio - 2023
Prof. Zeff Chiaramonte dhe Zef Schirò di Maggio – 2023

Më 26 nëntor 2023, patëm gëzimin të shihjëm në mes spektatorëvet të komedisë Kërkuesit, Zef Chiaramonte bashkë me të shoqen Angela. Si sosi komedia, Pierpaolo Petta na bëri disa foto çë nani janë të çmuashme, përçë na dëftojën Zefin mirë e të qeshur edhe për komedinë.

I përjetshëm kloftë kujtimi i tij!

Marrë nga Muri i FB i Zef Schirò Di Maggio, 11 – 12 shkurt 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.