back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024

“Medius”, një udhë komunikimi dhe për komunikimin – Redaksionali i Pare

Gazeta

Revista Kulturore - Medius Nr.1
Revista Kulturore – Medius Nr.1

“Medius”, një udhë komunikimi dhe për komunikimin

Medius është revistë e re që në numrin e parë ka sjellë
këndvështrime rreth dhunës, në plane shumdimensionale:
Historia, kultura, emocionet, frikërat, trysnia sociale, idetë politike, padrejtësia.
Autorët që kanë shkruar në numrin e Pare: Redi Shehu, Klementin Mile, Ergys Mërtiri,
Emine Sadiku, Selami Xhepa, Kim Mehmeti, Milazim Krasniqi, Fitim Zekthi, Armando Bora,
Fabian Zhilla, Agim Baçi, Brenton Kotorri, Ervin Qafmolla dhe Elton Hatibi
.
Revista Kulturore - Medius Nr.7
Revista Kulturore – Medius Nr.7

“Medius”, një udhë komunikimi dhe për komunikimin

Litarthi i komunikimit na ka mbështjellë të gjithëve, herë si aktorë e herë si spektatorë. Në një situatë të tillë është thuajse e pashmangshme të mos i kushtosh vëmendje formave të sotme të komunikimit dhe ndikimit të jashtëzakonshëm në jetën e gjithësecilit.
Raporti me fjalën dhe imazhin ka marrë një dimension të ri në “Shoqërinë e spektaklit”, siç e quan sociologu Guy Debord shoqërinë e mbështetur në botën e imazhit. E për pasojë të trysnisë që ushtron sot spektakli dhe informacioni në jetën tonë si individ dhe si shoqëri, është e nevojshme të ketë një debat të shumanshëm, pasi askush nuk mund t’i shmanget këtij realiteti që ndikon thuajse në çdo fushë të jetës njerëzore.
.
Revista Kulturore - Medius Nr. 6
Revista Kulturore – Medius Nr. 6
Revista “Medius” kërkon të jetë një tryezë e hapur për një udhë diskutimesh në këtë furi informacioni dhe komunikimi, me qëllim që debatet e sotme të përbotshme të kenë qasje edhe për publikun shqiptar. Revista do të synojë hulumtimin e disa temave që besojmë se kanë edhe interesin më të madh publik edhe në Shqipëri. E për të patur sa më shumë argumente, çdo numër do t’i kushtohet vetëm një teme, duke synuar shumësinë e këndvështrimeve mbi temën e debatuar, si juridike, sociologjike, psikologjike, ekonomike, lingusitike, kulturore e krahasuese.
Po pse pikërisht numri i parë i “Medius” u fokusua te “dhuna”?
Ndoshta sepse dhuna është shumëdimensionale. Por që motorri i dhunës të nisë të lëvizë shkaqet janë të ndryshme – historia, kultura, emocionet, frikërat, trysnia sociale, idetë politike, padrejtësia. E nëse nuk e shohim dhe e studiojmë që në origjinë problemin e dhunës, atëherë do të merremi vetëm me institucionin e ndëshkimit, siç ndodh sot rëndom ku flitet vetëm për dhunën në familje apo dhunën ndaj fëmijëve. Por kjo lloj dhune, edhe pse banale dhe fyese për gjithë shoqërinë, është ndoshta forma më e dukshme dhe më lehtësisht të dënueshme, pasi është dhunë e identifikueshme. Çështje të tjera, që duket se e prodhojnë dhunën, por që janë të vështira të dallohen si prodhuese të dhunës, janë në fokus të këtij numri.
.
Revista Kulturore - Medius Nr.5
Revista Kulturore – Medius Nr.5

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.