back to top
21.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Marco Rubio fluturon drejt Romës

Gazeta

J. D. Vance & Marco Rubio në Vatikan me Papa Leonin XVI
J. D. Vance & Marco Rubio në Vatikan me Papa Leonin XV
Marco Rubio fluturon drejt Romës

Ndërsa Trump sulmon dhe NATO po përçahet, Marco Rubio fluturon drejt Romës.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së pritet në kryeqytetin italian të enjten dhe të premten e ardhshme. Kjo nuk është diplomaci e zakonshme: është një SOS: Uashingtoni ka nevojë për Italinë, dhe ajo e di këtë.
Presidenti i SHBA-së shkoi shumë larg, duke e sulmuar Melonin për luftën në Iran. “Jam i shokuar; kam gabuar për të!”, ishte një nga sulmet e shumta, për të mos përmendur goditjen e nën brez ndaj Vatikanit. Fjalë të ashpra, ofenduese, të hedhura pa llogaritje. Por, Roma nuk u dorëzua, nuk i mbylli dyert. Meloni u përgjigj me forcën e heshtjes së atij që e di se ka disa karta në duar. Dhe tani Rubio është në Itali, me një axhendë të ngjeshur dhe frenetike: Vatikani, Tajani, Crosetto. Dhe ai më kryesori, një takim ballë për ballë me Kryeministren Meloni. Objektivi i deklaruar: një shkrirje akujsh. Sepse Roma është bërë një qendër strategjike që Uashingtoni s’mund ta përballojë humbjen. Bazat ushtarake italiane, Sigonella, Aviano dhe Vicenza, vlejnë më shumë se çdo kontingjent amerikan në Gjermani, për të cilin Shtëpia e Bardhë e ka njoftuar tashmë tërheqjen e 5.000 trupave amerikane.
E ndërsa Trump zvogëlon praninë amerikane në Evropën Qendrore, Italia mbetet një shtyllë e pazëvendësueshme e projeksionit Atlantik në Mesdhe. Në thelb, Sigonella vlen më shumë se Gjermania. Kjo është arsyeja pse Rubio fluturon drejt Romës këtë javë.
Dhe Meloni e di kët gjë. Ajo e ka luajtur këtë lojë me një qartësi që pakkush e njeh. Ajo nuk e ka ndjekur Trumpin në teprimet e tij dhe as është dorëzuar ndaj presionit prej atyre që kërkojnë një konflikt të hapur. Ajo ka mbajtur qëndrimin e saj: besnike ndaj aleancës, besnike ndaj interesave kombëtare, e palëkundur në dinjitetin institucional. Rezultati?! Amerika po vjen për të, dhe jo anasjelltas. Në një kohë kur Evropa duket e çorientuar, e ndarë dhe e paaftë të flasë me një zë të vetëm, Italia e ka rifituar atë peshë që nuk e ka pasur për dekada. Ky është dividendi i politikës së jashtme të Giorgia Melonit:
Jo retorikë e llafe, por veprim!
Marrë nga Portali Esperia!

Related Images:

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.