back to top
31.8 C
Tirana
E enjte, 18 Qershor, 2026

Kolë Margjini (1892–1950)

Gazeta

Shtëpia ku ka jetuar  Kolë Margjini
Shtëpia ku ka jetuar Kolë Margjini
Kolë Margjini (1892–1950)

Kolë Margjini (1892–1950) ishte një ndër figurat e shquara të arsimit shqiptar në gjysmën e parë të shekullit XX, me kontribute të rëndësishme në mësimdhënie, administrim arsimor dhe hartim tekstesh shkollore.
Lindi në Prizren më 16 nëntor 1892. Studimet pedagogjike i kreu në Austri. Në vitin 1913, filloi punën si mësues matematike në shkollat popullore, ndërsa më pas dha mësim edhe në gjuhën gjermane në disa institucione arsimore të rëndësishme, si Shkolla Qytetëse, Shkolla Normale, Gjimnazi Françeskan, Normalja Femërore “Donika Kastrioti” dhe Gjimnazi Shtetëror.
Në vitin 1919, ishte ndër themeluesit e Shoqërisë kulturore-sportive Vllaznia, ku u zgjodh anëtar i kryesisë.
Në vitin 1923, u emërua drejtor arsimi në Prefekturën e Beratit,
Në periudhën 1936–1939 shërbeu në të njëjtin funksion në Prefekturën e Shkodër.
Margjini dha një kontribut të vyer në hartimin dhe përshtatjen e teksteve shkollore të matematikës, ndër të cilat: Aritmetika për klasën IV, Aritmetika për klasën V, Matematika për klasën I të gjimnazit dhe Algjebra për kursin e ulët të gjimnazit.
Për meritat e tij profesionale, përfaqësoi Shkodrën në tre kongrese arsimore kombëtare (1920, 1922, 1924).
Në vitin 1941, hapi në Prizren gjimnazin e parë në gjuhën shqipe. Më 1943 u zgjodh anëtar dhe më pas nënkryetar i komitetit drejtues të Lidhja e Dytë e Prizrenit.
Në janar 1945, u arrestua në Shkodër dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave. Fillimisht u dënua me vdekje, por më pas dënimi iu kthye në burgim. Vdiq pas pesë vitesh në burgun e Sremska Mitrovica Prison.
Pas rënies së regjimit komunist, figura e tij u rivlerësua: në vitin 1992 u dekorua me medaljen “Martir i Demokracisë”, në vitin 1994, iu dha titulli “Mësues i Popullit”, ndërsa më 2002, një shkollë e mesme në Shkodër mori emrin e tij. Më 7 mars 2009, u shpall “Qytetar Nderi” (pas vdekjes).
Marrë nga Muri i FB, Aleksandër Cangonja, 5 maj 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.