back to top
32.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

Lamtumirë Ded Gjonmarku…

Gazeta

Ded Markagjoni (1921-2015)
Ded Markagjoni (1921-2015) 

Lamtumirë Ded Gjonmarku…

Djalë i nji Dere të Madhe dhe i nji Dinjiteti të Rrallë

Vdiq Kapidan Deda i Gjonit të Markagjonit, një ndër pinjollët e fundit të brezit të vjetër të Familjes Princërore të Mirditës, i cili i mbijetoi dinjitetshëm terrorit dhe kalvarit komunist që u derdh mbi atë familje. Me ikjen e Dedë Gjomarkajt u vorfnua nji pjesë e arkivit të mbijetuar të njërës prej familjeve më autentike të aristokracisë së mbetur shqiptare, e cila u përftua hijshëm në trollin e Mirditës e që teproi njerëzishëm prej barbarisë së regjimit komunist. Kam pasur rastin ta takoj dy herë, kët zotëri burrë urtak, ngaqë na lidhte miqësia e fisme e familjeve tona, e mbi të gjitha vuajtjet e përbashkëta që na përcollën për 45 vjet rresht. Fjala e tij e ambël, e pjekur të gozhdonte në shqimin e kujtesës tek kallëzonte ngultas, thadrueshëm me verbin e lisit të brezave shtrungën e virtyteve të kryehershme regjur nën ernat e kohës që kurrë nuk ua ktheu shpinën.
Ngushëllime Familjes Gjonmarkaj! Pushoftë në Paqe!
Kastriot Marku (Fb)

***

Sot vdiq Kapidani Deda i Gjoni të Markagjonit, përfaqesuesi i brezit të vjetër të Familjes Princore tv Mirditës. Shqipëria zyrtare ka 70 vite që ose i ka shkatërruar familjarisht përmes burgosjeve, internimeve dhe dezinformimit publik, e propagandës deniguese pvr tradhtira që ato nuk ia kanë bërë kurrv Shqipërisë, ose i kanë harruar. Akuzues ishin shitësit e Shqipërisë e Kosovës tek Seribia e Rankoviqit dhe Titos, tek Stalini dhe Mao Ce Duni.
Për 20 vite tranzicion e kaos parademokratik, nuk u bë asgjë për të rehabilituar realisht Familjen Princore, vec një nismë fisnike e Top Channel e gazetares Genta Popa. Kam shpresë se Kryeministri i Shqipërisë zoti Edi Rama, së paku sot, do gjej mënyrën për të nderuar pinjollin e fundit të brezit të vjetër të Familjes Princore të Mirditës, si shenjë respekti i Shtetit ndaj një dere fisnike shqiptare dhe si shenjë faljeje e Shqipërisë zyrtare.
Pushofsh në Paqe Axha Dedë!
Romeo Gurakuqi (Fb)

Kulla e Markagjonëve në Mirditë e rrafshuar në vitin 1945 nga komunistët
Kulla e Markagjonëve në Mirditë e rrafshuar në vitin 1945 nga komunistët

***

Kur njerëz si Deda i Markagjonëve largohen prej kësaj jete, nuk duhet me na u dhimbtë vetëm ata dhe të dashtunit e tyne. Ne duhet me na u dhimbte Shqipnia, që ende në këtë ditë nuk ka mësue nga tmerret e komunizmit, duhet me na u dhimbte vedja, që ende mbajmë shpresa që ish komunistat tash po e shpëtojnë Shqipninë, duhet me na u dhimbtë e ardhmja e fëmijve tonë, që nuk kanë historinë e vërtetë ende të shkrueme… qysh prej ’44-shit e deri në ’90-ën
Deda bashkë me familjarët e vet panë vetëm burgje dhe internime, vetëm vuejtje dhe terror… Shof shpesh statute në FB me shirita të zij për Horrat e politikës Shqiptare apo horra të tjerë…
Sot Shqipnia duhet me mbajtë disa minuta heshtje për dinjitetin me të cilin kaluen kjo familje vuejtjet e burgjeve, internimeve dhe shpifjeve…
Pushosh në paqe i dashtun mik i familjes!!!
Huana Kurti (Fb)

Në Familjen Gjonmarkaj
Në Familjen Gjonmarkaj

***

Sot, mbylli sytë përgjithmonë djali i Gjon Marka Gjonit, Princ Ded Gjonmarku, një ndër pinjollët e Fundit të brezit të vjetër të Familjes Princore të Mirditës.
Familjes Gjomarkaj i shpreh ngushllimet e mia, shpirti i tij pushoftë në Paqe!
Leon Molla (Fb)

***

Ligji natyrës nuk kursen askënd… as princ as kapedan… bile as mbret… Unë s’e kam njohur, por jam i sigurt se ajo derë ka nxjerrë burra që i kanë dalë zot vendit në Cdo lloj kohe dhe situate… edhe me kët desha me thanë se Mirdita ka pasë, ka edhe do të ketë gjithmonë burra që do t’i dalin zot, në Cdo kohë…
Kapedan Dedës i uroj paqen e amshueme.
Gëzim Zuku (Fb)

Kulla e Kapidanit Shkoder
Kulla e Kapidanit Shkoder

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.