back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 13 Maj, 2024

Kujtesë për betejat për dekomunistizimin të shoqërisë Shqiptare – nga Muhamet Omari

Gazeta

Me miqtë e Vatrës: në të majtë Zef Balaj, Dalip Greca, Uran Kostreci, Muhamet Omari, Ramiz Muja, Agim Karagjozi, Zef Perndocaj
Me miqtë e Vatrës: në të majtë Zef Balaj, Dalip Greca, Uran Kostreci, Muhamet Omari, Ramiz Muja, Agim Karagjozi, Zef Perndocaj

Kujtesë për betejat për dekomunistizimin

të shoqërisë Shqiptare

nga Muhamet Omari

Duke lexuar shumë postime rreth dekomunistizimit të shoqërisë postkomuniste shqiptare ku shfaqen idera, ankesa, teknika se si duhesh bërë procesi. Mendoj të ndihmoj sadopak duke afruar kujtesen time si person aktiv në këtë proces. 
Në vitin 1994 është punuar fort për t’i implementuar në kodin penal ligjin mbi “Genocidin dhe krimet kundër njerëzimit” Deputetët e PS kanë rezistuar fort për t’mos e patur ligje në kodin penal. Më jepet rasti të falenderoj ish deputetin Uran Butka, puna e tij këmbëngulëse bëri që ta kemi pjesë të Kodit Penal. Menjëherë pas miratimit ish editor i Gazetës “Liria” i ndjeri dhe paharruari Uran Kostreci, mendoj se duhesh krijuar një organizatë me intelektualë antikomunistë për të ba padi kundër ish antarëve të Nomeklaturës së lartë Komuniste. 
Kryesia përbëhesh nga Uran Kostreci – Kryetar, 
Selaudin Bekteshi, Gjergj Zheji, Kasëm Biçoku dhe Muhamet Omari – antarë.

 

Bllokmenët në gjyq Ramiz Alia dhe krerët e genocidit - Vendimi i gjyqit të parë 6-12-1994
Bllokmenët në gjyq Ramiz Alia dhe krerët e genocidit – Vendimi i gjyqit të parë 6-12-1994

Për të grumbulluar materialin akuzues është punuar 6 muaj në arkivat e K. Qëndror, Kryeministri, Ministri e Brendëshme. Pasi është grumbulluar
materiali i nevojshëm për 105 – persona duke filluar nga Antarë Byroje, Antarë Komiteti Qëndror, Sekretar të Parë, kryetar degash, antarë të Drejtorisë nr. 8 të të dëbim-internimeve është bërë seleksionimi në 3 grupe pasi nuk ishin kapacitetet administrative për një dënim aq masiv. Situata më e vështirë ishte gjetja e dëshmitarëve dhe bindja e tyre pasi pjesa më e madhe ishin akoma të friksuar. Kallzimi është depozituar në P. Përgjithëshme. Dua të falenderoj ish Zv. Prokurorin e përgjithshëm, z. Fatos Dervishi që na e pranoj kallzimin pasi Kryeprokurori Alush Dragoshi u frikësua pa masë. 
Prokuroria e Tiranës ndoqi gjithë procesin e akuzës me shumë profesionalizëm dhe sukses. Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë ish kryeprokurorin e Tiranës të talentuarin z. Adnand Xhelili. Pas një procesi disamujore dënimet ishin: 
3 – me pushkatim. Ato ishin 
1.Aranit çela 
2.Zylyftar Ramizi 
3.Rrapi Mino, 
dënimet pasuese ishin nga burgim të përjetshëm deri më i reduktuar Gaqo Nesho me 18-vjet heqje lirie. 
Pas ankimimit në Apel dhe ndërhyrjes Komisionit Europian për heqjen e dënimeve me vdekje, Gjykata e Apelit hoqi dënimet me vdekje dhe i reduktoj në burgime të përjetëshme, dënimet e tjera i la në fuqi. Të dënuarit dënimin e kanë vuajtur në Burgun e Tepelenës. Në Tetor ’97, PS-ja dhe Nano kanë kërcënuar dhe imponuar nën presionin e armëve antarët e Gj. Kasacionit për t’i liruar me motivin: në Shqipëri s’ka patur Genocid dhe krime kundër njerëzimit njëkohsisht i deklaroj t’pafajshëm duke i shpërblyer për ditët e burgut 2 vjet dhe 3 muaj. Si mund të hiqet barazimi?!?! PD-ja i dënon për Genocid, PS-ja i liron në Shqipni s’ka pasë Genocid… 
Në Janar të ‘95-ës u krijua Komisioni i Pastërtisë figurave politike. Ligji përkufizonte dhe largimin nga administrata lokale dhe qëndrore të personave që ishin përfshirë nga bashkëpuntorë Sigurimi deri në Antarë Byroje Politike. Komisioni largoj nga politika qindra kandidatë të implikuar si Rucët dhe Gjinushët me shokë, si dhe filloj të largojë nga administrata në çdo pozicion hierarkie që punonte. Në fillim të vitit 95-ës Parlamenti Shqiptar miratoj nxjerrjen jashtë ligji të Partisë Komuniste njekohsisht edhe literaturat me përmbajtje propagande historiko-politike të PK. Në 98-ën PS e abrogoi ligjin duke e lejuar PK dhe literaturën të hynte në jetën politike Shqiptare. Pra PD-ja e nxjerr nga politika, PS-ja e rikthen në politikë… Komunistët në atë periudhë u fshehën si minjtë, një pjesë jo e vogël e tyre e lëshuan Shqipërinë. Ndoshta disa kanë patur pritshmëri që duhesh na ma shumë, por çdo njeri ta vendosë vehten në pyetsor: Sa kontribute personal kam dhënë dhe a kam patur mundësi për ta dhënë atë në çdo formë?!

.

Marrë nga Muri i Fb i Muhamet Omarit, 17 dhjetor 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.