back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 27 Maj, 2024

Do të doja të flisja për depresionin – nga Maurizio Silvestrelli

Gazeta

Maurizio Silvestrelli
Maurizio Silvestrelli

Do të doja të flisja për depresionin.

nga Maurizio Silvestrelli

Depresioni është një triptik ose ndryshe një trekembësh. 
Janë tre elementë që zakonisht e bëjnë atë kronik: urrejtja, zemërimi dhe vetë depresioni. 
Vite më parë në një kurs Reiki, lexova se këta tre elemente lidhen me mëlçinë. Më vjen ndërmend fraza: Kur një njeriu i gërryen mëlçinë.
Depresioni ka si element bazë urrejtjen. Nëse nuk arrini ta ndaloni me kohë, ai gjeneron zemërim dhe kalon në shtresat e nënndërgjegjes.
Prej këtu, meqenëse zemërimi nuk gjen thuajse kurrë një element fizik mbi të cilin mund ta shkarkojë atë, gjeneron rraskapitje, e krijon ndjenjën e humbjes, e cila bëhet vetë depresion. Zemërimi kalon në nënndërgjegje. Ky rrethi ushqehet për sa kohë që s’është e mundur të përballet me një element të vetëm, që të ruhet një ekuilibër me një prej dhimbjeve më të forta të personit njerëzor. 
Një hap i dukshëm përpara, konsiston në njohjen e urrejtjes dhe përballjen me të duke mos e lënë të sublimohet në zemërim, dhe në cilindo kuptim tjetër kur këto tre elementë të mund të trajtohen një nga një, vetëm atëherë sistemi imunitar bëhet i suksesshëm dhe ky rrethi vicioz bllokohet. Mund të ndodhë gjithashtu që njeriu të bëhet i trishtuar, por kur trishtimi bëhet një mënyrë për të dalë nga një humbje, qoftë kjo një ditë zije apo ekuilibër psikik i dikujt. Nëse arrijmë të reagojmë në këtë mënyrë, koha fillon të luajë në anën tonë. Trishtimi është një djep derisa ne të ndjejmë dëshirën të ngrihemi dhe të fillojmë jetën tonë nga e para.
Të mos harrojmë, se kur depresioni vendoset brenda një qenieje, ai është më keq se kanceri. Shumë kryejnë vetëvrasje. Unë këshilloj t’i kushtoni vëmendje urrejtjes (prej nga vjen) dhe zemërimit. I ndani ato dhe i trajtoni secilën veçmas. Nëse mund ta thyeni këtë trekëmbësh që mbahet fort sepse ka forcën e 3 pikave, domethënë gjeni ekuilibrin dhe stabilitetin, ju bëni një hap vërtetë përpara. Unë do të thoja se këtë moto: urrejtje, zemërim dhe depresion, i mbani të ndara në tre nivele të ndryshme. 
Mund të jetë një formulë fituese. 
Një përshëndetje nga Maurizio Silvestrelli

 

Maurizio Silvestrelli
Vorrei parlare di depressione

La depressione è un trittico. Sono tre gli elementi che di solito la cronicizzano: odio, rabbia e depressione stessa. Anni fa ad un corso di Reiki lessi che questi 3 elementi sono legati al fegato. Mi viene da considerare la frase: quando una persona si rode il fegato.
La depressione ha come elemento basilare l’odio. Se non si riesce a fermarlo in tempo esso genera rabbia e passa al subcosciente.
Di qui, siccome la rabbia non ha quasi mai un elemento fisico su cui poterla scaricare, si genera la spossatezza, il senso di sconfitta, che diventa la depressione in sé. La rabbia passa al subcosciente. Il circolo si alimenta e fino a che non si riesce ad affrontare un elemento singolo alla volta, si mantiene un equilibrio di uno dei dolori più forti della persona umana. Un passo avanti notevole consta nel riconoscere l’odio quando si presenta ed affrontarlo non lasciando che sublimi in rabbia e in ogni senso quando questi 3 elementi si riesce ad affrontarli uno per volta allora il sistema immunitario ha successo e si blocca un circolo vizioso. Succede anche che si possa diventare tristi ma dove la tristezza è l’uscita da una perdita, che sia un lutto o il proprio equilibrio psichico. Se si riesce a reagire in questo modo il tempo comincia a giocare dalla nostra parte. La tristezza è una culla fino a che non si prova il desiderio di rialzarsi e ricominciare la nostra vita dal prima.
Non dimentichiamo che la depressione quando si stabilizza dentro un essere è peggiore di un cancro. Molti si suicidano. Io raccomando di fare molta attenzione all’odio (da cosa nasce) e alla rabbia. Separarli e trattarli uno per volta. Se si riesce a sfasciare questo treppiede che si regge perché ha la forza del 3 cioè l’equilibrio e la stabilità, si fa un autentico passo avanti. Direi questo motto: odio, rabbia e depressione, tenerli separati su tre piani diversi. Può essere una formula vincente. Un saluto

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.