
Kryeministri kinez inspekton një treg mishi…
Humor shqip
Një ditë Kryeministri kinez vajti për të inspektuar një nga tregjet ku tregtohej mish. Tregu ishte i pastër dhe i rregullt.
Gjate vizitës, Kryeministri dhe njerëzit e tij iu afruan një kasapi dhe filluan të bisedojnë ngrohtësisht me të…
Kryeministri: “Paske mish të mirë. Si ju shkon shitja!?”
Kasapi: “Në përgjithësi mirë, por sot nuk kem shitur as edhe një kg mish!”
Kryeministri e pyet: E përse ?!
Kasapi iu përgjigj: “Për shkak të vizitës suaj… të gjithë njerëzit nuk u lejuan që të hyjnë brenda tregut.”
I zënë paksa ngushtë, Kryeministri i thotë: “Epo mirë, bëj gati katër kg mish se do t’i blej unë!”
Kasapi: “Me ndjeni shoku Kryeministër, por nuk mundem t’ju shes mish!”
Kryeministri: “E përse?!”
Kasapi: “Sepse për shkak të vizitës suaj, na i kanë marrë të gjitha thikat dhe hanxharët me të cilët presim dhe ndajmë mishin”
Kryeministri i vënë në siklet i thotë: “Mund të ma japësh edhe pa nevojën e thikës… Ma jep gjithë këtë copën e mishit këtu!”
Kasapi: ”Nuk mundem.”
I befasuar Kryeministri e pyeti: “E çfarë ka që nuk shkon tani? Përse nuk mundesh?”
Kasapi: “Sepse unë nuk jam kasap, por oficer policie!”
Kryeministri e humbi toruan dhe bërtiti: “Ma sill menjëherë shefin tënd këtu!”
Kasapi: “Nuk mundem se edhe ai po shet mish në anën tjetër!”
Marrë nga Humor shqip, 25 tetor 2025