back to top
2.5 C
Tirana
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

A janë gjithë krijuesit e sotëm Goete në Shqipëri?! – nga Ardi Omeri

Gazeta

Ardi Omeri
Ardi Omeri
A janë gjithë krijuesit e sotëm Goete në Shqipëri?!
nga Ardi Omeri 
Ca thashetheme letraro-poetike si në pikë të mëngjesit

Gëte, romanin e parë e krijoi në moshën 25 vjeçare dhe e kaloi kohën në rrethe letrare me ndikim dhe nën kujdesin e aristokracisë. Në përgjithësi, të gjithë “të famshmit” kanë qenë nën sqetullën e “politikës”, të përkëdhelurit e saj. Në fakt Gëte njihet si një nga personazhet që ka ndikuar në letërsinë gjermane dhe ndër më të famshmit në botë. Por, ai veprën e parë me poezi, epike në vargje, “Hermann dhe Dorothea” e ka krijuar me 1797, dhe ai ishte i ditëlindjes 1749. “Faust” që e bëri të madh kudo e ka krijuar me 1808. Pak i madh për “t’u kujtuar për poezinë në at moshë. Poeti lind. Por ja që bota ka njohur një përjashtim,- Gëte. Dhe Ai ishte i madh vërtetë, pavarësisht se përkëdhelej nga Dukesha Ana apo nga Duka i Vajmarit, fundja ata përkëdhelnin dikë që vlente. Kjo tregon edhe shijet e tyre kulturore…
Le të kthehemi me këtë shije në Shqipëri, dje dhe sot.
Dje, politika në komunizëm i stimulonte beniaminët e saj. Jo se ata nuk vlenin, por ajo përpiqej që ata të shkruanin për realizmin socialist dhe të mos devijonin! Si shpërblim ata kishin plot ofiqe e honorare, që ndoshta me cilësitë dhe talentin e tyre në një vend kapitalist do t’i kishin më të mëdha, me shumicë. Por a ishin të gjithë beniaminët e talentuar?!
Absolutisht jo. Unë njoh plot renegatë që në atë kohe serviloseshin auditoreve të Partisë shtet për të “kapur ndonjë thelë!” Jo pak herë kapnin e në fund i largonin nga provilegjet sapo dikush më lart se ai që e kish promovuar të kuptonte që “tipi” ishte “një pesë me hiç”. Këta tipa sot i gjen rëndom të hiqen si të persekutuar e disidentë, por në fakt kanë qenë nulitetë në atë kohë e kështu janë edhe sot. Ndryshimi është se atëhere nuk të bënin për burrë e kur nuk vlejë, të tregonin derën, sado servil të ishe. I përdornin në fillim dhe pastaj kur “ja masnin kokën, i vinin kapelen që meritonte!”
S’po përdor emra, por lexuesi i kujdesshëm dhe njohës e di se për kë flas pa përmendur emra. Klanet eksistonin edhe atehere, por pak gjasa kishte që klani të të stimulonte, nëse nuk vleje vërtet, dhe provat i bënin shefat lart. Të linin të bëje karrierë e kur viheshe në prove, ikte së pari koka e atij që stimulonte e më pas e mediokrit.
Edhe në veprat e letërsisë pasqqyrohej “ngritja dhe rënia e shokut Zylo”, që jo detyrimisht ishte një burokrat mediokër në industri apo gjetkë, pse jo, mbase frymëzimin Dritëroi e ka marrë në fushën e artit që ai drejtonte.
Sot jo. Sot nuk pyesin sa vlen. Sot pyesin sa i vlefshem je për fushata e për servilizma Sa poste ke shpërndarë në rrjetet sociale. Sa i dobishëm je!?
Më kujtohet takimi, (një ndër të shumtët) me një Kryetar Bashkie që nuk lexonte poezi. (deklaruar nga ai vetë).
Kur i kërkoja ndonjë aktivitet letrar, më delegonte te drejtori kulturës.
-Po ai s’merr vesh, – i thoja duke qeshur e duke ngjeshur.
Ai qeshte e më thoshte: -Ç’ne që s’te do fare ty ai!?
-Se mos e dua unë, – i gjegjesha pa qeshur.
Në fakt kjo “armiqësi” nuk ishte produkt letrar, se ai nuk ja kishte idenë poezisë, përveç që kishte ndenjur në gjimnaz me çuna që kendonin, e madje kish kënduar edhe këngët e mia. Nuk është se kishte as ndonjë mëri personale të trashëguar, pse e ëma dhe im atë punonin në një ndërmarrje. Jo, aspak. E ëma ishte grua zonjë dhe unë në kohën që kam punuar me të kisha relata super të mira. Gëzonte respektin tim dhe unë të saj. Jo, i gjithë problemi ishte tek mediokriteti. Të gjithë burokratët mediokër janë xhelozë dhe inatçinj, vetëm pse ata nuk dinë të bëjnë poezi. Dhe s’ka se si të bëjnë. Poezia është art i bukur. Nëna e artit dhe si e tillë s’mund të krijohet nga kushdo.
Veç në qofsh “Gëte”!
Por të tillë lindin vetëm një herë e nuk i gjen dot në çdo kohë e në çdo vend.
Ja që në Shqipëri kanë lindur shumë të tillë. Sidomos sot. Në moshën e “post periodave” shumica e femrave kanë filluar të bëhen poete. E quaj “post perioda” sepse kam parasysh moshën dhe aspak në mënyrë fyese.
Më kujtohet në një takim letrar në të famshmin klubin “një qofte, një teke” që zyrtarisht quhej “Klubi i Artistëve dhe Shkrimtarëve, Durrës”. Kryetar ishte një shkrimtar nga Malësia e madhe dhe president nderi, Mjeshtri i madh Gjergj Vlashi. Gjergji nuk përzihej fare, madje privatisht më thoshte që “prandaj ja lanë drejtimin atij nga malësia sepse durrsakët nuk kane qejf të marrin poste drejtuese…” U përpoqa me shumë zell të loboja për një drejtues durrsak, sidomos kur ai përdori një shprehje malsorësh me mua; “Të kap për zhelesh e të nxjerr jashtë”, por unë ju përgjigja durrsakshe: “Ti mu më rruan trapin!”
E nejse, një ditë, kur lexonim poezitë e para të një vajze maturante, që ishin vërtet të bukura, pikante dhe erotike, me afrohet një grua rreth të 50-ve. Mu prezantua si “poetja e re”… (më tha emrin)
I hodha një sy i habitur. Poetja e re ishte 50 vjeçe. Mos kish gje lidhje me Geten?!
Më pas do hasja në dhjetra të tilla e mbase qindra. Ndonjë e stimulova edhe vetë. Për lekë. Ajo më dërgonte çdo darkë budalliqe që unë i ktheja në vargje dhe ajo i postonte si t’i kish krijuar vetë. Kur i dërgoja budalliqet e saj në vargje ajo ekzaltohej: “O sa të bukura! Të lumtë e faleminderit. Më pas do bënte libër. Ajo ishte dashnorja e një poeti nga Kukësi, dhe të gjitha budalliqet i kishte në drejtim të atij. Unë bëja sikur s’dija gjë. Fundja, mua më interesonin paratë që më dërgoi me ëestern union me emrin e një burri (ndoshta burri i saj)
Myrvetja (kështu quhet) mori poezitë e mia dhe më tha që do i paraqiste në Flakën e Gjilanit, se drejtuesi i saj i kish premtuar të fitonte çmim në konkurim dhe paratë e çmimit do më jepte edhe mua diçka. Asnjëherë s’kisha, e s’kam folur me të me zë, por mësova që poezitë ia kish dhënë një poete nga Elbasani, e martuar në Prizren, për “t’i redaktuar”. Kur kjo mësoi që ato poezi i kisha redaktuar dhe bërë unë, ia dha mbrapsht. Por Myrvetja nuk hiqte dore. Gjeti një mënyrë dhe ja dha Agim Vincës. E kështu bëri libër me poezi të krijuara dhe redaktuara nga unë pa më përmendur në asnjë cep të librit. Nuk di në e fitoi çmimin te Flaka e Gjilanit, apo gjetkë se u lodha duke e u marrë me të dhe e fshiva nga “lista e halleve”.
Një tjetër, një infermiere, një ish fansja ime e çmendur nga Elbasani, mësonte përmendësh poezitë e mia. Ajo merrte librat e mi dhe i dërgonte në libraritë e Elbasanit e më hidhte paratë në llogarinë time në bankë. Pas një promovimi tek Ministria e Kulturës, të disa librave me poezi që kisha redaktuar unë, ku edhe kjo mori pjesë si e ftuar, vendosi të bëhej poete. Kishte fiks moshën e Gëtes kur krijoi “Hermann dhe Dorotea”. Por kjo zonja infermiere që u bë poetë, nuk e kish “miell nga magja e saj”. Ajo merrte vargjet e mia dhe krijonte poezi të saj! Kopjonte poezi pas poezie dhe i postonte në faqen e saj letrare sa dikush më lajmëroi. Kish kuptuar që ato vargje më ishin vjedhur mua. U futa e lexoj. Aty qe nga titulli e deri tek vargjet çdo gjë ishte imja.
Puthma shpirtin, një vëllim i tërë i coptuar në dhjetra përçudnime dhe po përgatiste një vëllim me poezi. Redaktor Agim Minsku dhe një shtëpi botuese në Fier. Fola me këta të shtëpisë botuese dhe ata ma thanë copë: Ato dihet që janë të tuat, por ne na duhen paratë dhe kështu do ja shtypim. Agim Minsku edhe pse e mësoi historinë heshti. Infermierja është shumë nazelie dhe pse me zor kuptohet çfarë flet, por disa që “masturbohen me tragjeditë e Shekspirit”, janë “elokuente…”
Rembrandt thoshte: “Ai që përpiqet të ndihmojë një flutur të dalë nga fshikëza e saj përfundon duke e vrarë atë.
Ai që përpiqet ta detyrojë një filizë të dalë nga fara e saj e dëmton atë.
Në mënyrë të ngjashme, ai që përpiqet të zgjojë një vetëdije që nuk është ende gati rrezikon vetëm ta ngatërrojë atë.
Ka transformime që nuk mund të detyrohen: ato duhet të lindin nga brenda, të piqen me kalimin e kohës dhe të ndodhin natyrshëm!”
Po ai qe fabrikon poete, çfare ben? E vret apo e stimulon?
Të tilla gjëra bën edhe Alda Bardhyli në QKLL. Ajo fabrikon tituj që të subvencionojë klanin e saj. Sot Rita Petro quhet poetesha më e madhe shqiptare kur në fakt ajo s’ka poezi të tjera përveç Vrimës që s’janë poezi, por ca perversitete në vargëzime që s’mund të quhen lirika. Por ajo ka lekë. Ka lekët e librave shkollorë që vjedh me Mimoza Hysan dhe në bashkëpunim me Alda Bardhylin krijojnë klane të tyre për të fituar famë e para.
Sot Alda ka shpikur “Vezën e Kolombit”. Ka gjetur një pedagoge që u kujtua të bëhet poetë në moshën e Gëtes me vetëm dy botime me “poezi” (që janë vetëm vargëzime) dhe në katër vjet ka “fituar” tre nominime, katër pjesmarrje në Juri Kombëtare dhe një çmim në festivalin e poezisë në Korçë, edhe aty e stimuluar nga Alda dhe Bardhyli dhe një mediokre si Entela Kasi (edhe kjo poete post perioda me dy libra me poezi) që thonë është presidente e Pen Albanias (e kujt i plasi?)
Ka edhe ndonjë tjetër që me një a dy libra pretendon t’i mësojë të gjithëve si bëhet poezia… Këtë e stimuon Alda, edhe ky i fabrikuar si shumë të tjerë që sipas “thashethemeve”, marrin kartonin se paret i ndan Alda me të tjerë.. (thashethemeve nuk i dihet e vërteta, por qoftë edhe 50% prap keq është)
Kam njohur edhe një që më solli për redaktim 120 poezi, por unë i kualifikova vetëm 65, dhe i them që për të bërë një libër, minimalisht duhen 80. I bëj unë më tha dhe pas dy orësh me solli 20 poezi të tjera dhe më deklaroi që i ka bërë të gjitha në 2 orë. Hoqa dorë nga redaktimi dhe ja kalova botuesit siç m’i dha ajo.
Kjo më pas u bë redaktore poezie dhe madje përkthyese në italisht dhe “ndihmonte të botonin” të tjerët.
Sot njoh qindra të tillë që janë krijesa laboratori në rrjetet sociale edhe pa i njohur askush, vetëm me foto e chat-e…
Disa njerëz nuk duan poezi, por lavde për zhgarravinat që vargëzojnë e këtu s’ka lidhje mosha por mentaliteti, se të gjithë Gëte nuk janë e s’mund të bëhen, edhe pse, me disa redaktorë që masturbohen edhe me tragjeditë e Shekspirit, ato bëhen mjeshtra të mëdhenj e fitojnë të gjitha çmimet e fitueshme në Shqipërinë tonë.
Ju mërzita? E gjatë?!
Hë mos u qani. Ju dëgjoni Sali Berishën dhe Edi Ramën përditë me fjalime super të gjata dhe nuk ankoheni. Këto qe ju thashë janë serioze dhe lëndojnë letërsinë shqipe. Nuk janë për të gjithë por edhe nëse e keni lexuar kot, prap diçka keni mësuar.
Ca thashetheme letraro-poetike! 😛
Ardi Omeri

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.