back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 24 Mars, 2025

Kinema “Tomori” – nga Gazmend Bakiu

Gazeta

Gazmend A. Bakiu
Gazmend A. Bakiu
Kinema “Tomori”
nga Gazmend Bakiu

Kinema “Tomori”, u ndërtua në Tiranë, nga italianët brenda 6 muajsh, përgjat pushtimit. Kapaciteti i saj ishte 750 spektatorë, (600 vende në plate dhe 150 në lozha), ndërsa inaugurimi u bë më 23 maj 1942.
Në shfaqjen e parë u dha një dokumentar i “Luce”-s dhe filmi “Shën Mëria”, me subjekt nga një roman i Guido Minalesit. Aty mori pjesë Mëkëmbësi i përgjithshëm i Mbretit të Italisë, Francesco Jacomoni, i shoqëruar nga e shoqja Dona Maja, por nuk rezulton se ai preu ndonjë shirit inaugurimi, siç ndodh rëndom në kësi rastesh.
Në vitin 1945, kinema “Tomori-t” ia ndërruan emrin në “Brigada”. Ajo mbetet e përmendur më shumë se sa për filmat e shfaqur, për gjyqet e “armiqve të popullit”, të Hamit Matjanit (1954) dhe të Teme Sejkos (1961), sipas zakonit të asokohshëm të partisë për të zhvilluar gjyqe në salla kinemaje.

Kinema "Tomori" u inagurua më 1942
Kinema “Tomori” u inagurua më 1942

Pasi shërbeu për dy dekada si kinema dhe si sallë gjyqesh, në vitet ‘60 të shekullit të kaluar, kinema “Tomori” (“Brigada”) u rrafshua dhe vendi aty u bë lulishte, por kjo nuk zgjati shumë.
Në vitet ’70, pikërisht në atë vend u ndërtua godina ku u vendos Komiteti i Partisë së Punës, për Tiranën. Pas 1990-s, kur Partia e Punës, e ndërroi emrin në Parti Socialiste, ndërtesa u bë selia e PS-së.
Ashtu vazhdon edhe sot.

Marrë nga Muri i FB Gazmend Bakiu, 5 mars 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.