back to top
2.5 C
Tirana
E premte, 21 Mars, 2025

Sorros… – nga Mitro Çela

Gazeta

Mitro Çela
Mitro Çela
Sorros…
nga Mitro Çela

Sorsi “mbiu” në Shqipëri me anë të Fran Nazit.
Me origjinë nga Puka.
Me shkollë amerikane.
I imët. Fjalëpak.
Në Tiranë mbriti ditët e fundit të dhjetorit 1990.
Ishte koha kur ishte krijuar PD-ja.
Ishin ditët kur ëndërrohej per gazetën “RD”.
Në ato ditë partia dhe gazeta nuk kishin “shtëpi”.
Erdhi janari 1991. Doli një ferman nga qeveria.
PD-ja do vendisej në një vilë.
Ish shtëpia ku kishte jetuar gjeneral Spiro Mojsiu.
Në mes të rrugës “Fortuzi”.
Në katin e dytë kishte tre dhoma. Dy i mori partia. Një redaksia e gazetës.
Po rrija vetëm në zyrë. Kohë dreke. Bie dera:
-Jam Fran Nazi!
-Kam dëgjuar. Më ka folur Preç Zogaj…
Shkëmbyem kredencialet…
Ra telefoni… Ishte Ezmerka…
-Fasulet po të presin…!
-Kam një mik nga Amerika… Ta ftoj?…
-Po…
U bë fakt. “Pjata me fasule” na lidhi më shumë. Herë pas here pinim edhe kafe.
Korrik 1991. Ra nga kali Qeveria Nano. Lindi Qeveria e Stabilitetin. Blu e rozë hanin në një çanak. Kryeministër Ylli Bufi – socialist. Zëvëndës Gramos Pashko. Këshilltar i Pashkos për ekonominë – Teodor Keko. Dori mendonte se duke qënë poet, e “thante” zanatin e ekonomistit…
Në këtë kohë Dori zbuloi ca dokumenta për arin që kishte ngrënë Enveri. Hartuam një plan dhe hapëm një debat në gazetë për arin.
Ra qeveria “Bufi”. U bënë zgjedhjet më 22 Mars 1992. Fitore e thellë e demokratëve. Berisha u bë President. Meksi-kryeministër.
Tetor 1992. Më fton për kafe Mynyr Tirana. Babai i gazetarit Genc Tirana, që punonim sëbashku në “RD”. Për shumë vite kish punuar si prokuror. Dukej si mbi gjëmba:
-Prokuroria ta ka bërë benë. Duan të gjëjnë shteg ligjor. Je deputet… Por prangat i kanë gati?!
-Fajtor pa faj!
-Në emrin tënd kanë ardhur 250 kompjutra.
-Po pse unë? Ku i gjeta paratë? Rroga ime si deputet është 25 dollarë?!
-Ti me Teodor Kekon kini gjetur arin e Enverit. – Tha ish prokurori. -Për të pastruar arin, kini blerë kompjutera?!
U ndamë. Takova Dorin. Qeshëm me lot…
Të nesërmen shkova në prokurorinë e Tiranës. Dosjen time e kishte prokuror Kadriu. Trokita. U hap dera para meje një djalë i ri.
-Bëre mirë që erdhe vetë. Ja ku e ke mallin.
Ishin dy kompjutera. Dërgon: -Sorros. Merr: – Mitro Çela. Gazeta “RD”.
Totali 250 komjutera.
-O trego ku i gjete paratë? Ose bëj një deklaratë që je fajtor pa faj.
Bëra dy gisht deklaratë dhe përfundova tek Fran Nazi…
Ai zgurdulloi sytë duke thënë:
-Ti në prokurori? Por kompjuterat kanë ardhur për administratën e shtetit. Ka marrë edhe Presidenti Berisha. Edhe Meksi. Edhe ministrat… Unë e futa emrin tënd, për kollajllëk?! Të kërkoj ndjesë?!
-O Fran? Të fal që më more erzin në prokurori. Por nuk të fal që harrove t’i japësh një “vegël” edhe “RD”-së?!

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.