back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Gjithçka e Lazër Radit – si nji kult artistik – nga Kazanova Aliaj

Gazeta

Dr. Lazër Radi (1916-1998)
Dr. Lazër Radi (1916-1998)

Gjithçka e Lazër Radit – si nji kult artistik

nga Kazanova Aliaj

Natyra asht prioritet në shkrimet e tij. Metaforat e fuqishme, difinicione logjike, asht e larmishme me tonet e shumëngjyrshme gjithçka që shkruan mjeshtri Lazër Radi, por ai i përmbahet logjikës së fortë që i paraprinë fjalës së tijë shumëdimensionale.
Kur lexon Lazër Radin e prek jetën në tërsinë e sajë… Ai asht i fuqishëm!
Apoteoza e gjethit nji paralele me jetën e qënies njerzore në proceset e sajë jetike. Gjithçka e Lazër Radit asht nji kult artistik e njerzor:
“Dremisin lulet ndër lëndina
t’burgosuna të fantazive të natës…”
Metaforat e Lazër Radit kanë modelin e tij dhe derdh natyrën mbrenda vehtes…
Mbasi lexon Triologjinë e jetës së Lazër Radit, përpos gjithë treguesve artistikë të arrirë, lexuesi e përjeton shkrimin edhe si nji skenë ku para tij realizohet deri në detaje të imta e mënyrë subjektive përjetimi i gjithçkaje që Ai e realizon jo vetëm si krijues po edhe si regjizor..!
Rruga e mundimshme drejt majave… e Lazër Radit nëpërmjet Triologjisë së tij asht nji kapitull i jetës së tij plot mundime dhe sfida, e gjitha kjo e lartëson atë edhe si individ edhe si krijues, sepse gjithçka e tij asht ngritur mbi shpirtin e paepur dhe e ka ndërtu jetën e tij mbi nji realitet të egër, përpjekjet e të cilit e lartësuan si individ të fuqishëm dhe me një vullnet të hekurt për të mbrritur të pamundurën.

Lazer Radi / Vepra e Plotë Qershor 2019
Lazer Radi / Vepra e Plotë Qershor 2019

Kjo asht përmbajtja e krijimtarisë së Lazër Radit…
Jeta e tij asht nji cikël i mundimshëm mbi të cilën ai krijoi të vërtetën e jetës së tij përplot me sfida dhe beteja dinjitoze… nga fillimi e deri në fund. Librat e tij janë nji ditar ku ai evidenton me vërtetësi nji cikël në rritje si në kohë, nga procesi në proces edhe si personalitet. Asgjë tek Lazër Radi nuk asht rastësi, por rezultat i pjekurisë dhe inteligjencës së tij, që e shoqëroi në të gjitha betejat e jetës ku ai reflektoi vlerat gjenetike dhe investimin e tij me të gjitha dimensionet e tij si krijues, si publicist, si poet, si njohës i mirë i gjuhëve të huaja, nji përkthyes i zoti po edhe si njeri energjik me sipërmarrje të asaj mënyre që jo kushdo ia del.
Radi superoi ferrin e diktataturës e mbrenda saj ndërtoi parajsën e tij, duke e mbrojtur me gjithë potencialin e tij njerëzor. Ai krijoi modelin e tij tek pasardhësit të cilët trashguan virtyte dhe vlera e nuk u tjetërsuan. E gjitha kjo e thënë qartë, mundën të mbijetonin dhe të ruanin vlerat e familjes së tyre e t’i dhurojnë shoqërisë krijime pafund të atit të tyne dhe të vetat ku pasqyrohet realiteti i nji sfide ku gjeneza prevalon mbi kohën e sfidat e sajë.
Të lexosh e të kuptosh Radët, duhet që ndalesh te ajo fushë beteje ku njerzorja asht prioritet ku virtuti asht domosdoshmëri, ku inteligjenca asht garanci ku besimi buron natyrshëm dhe mbulon gjithçka… ku atdheu asht mbi gjithçka, e natyrisht të gjitha këto bashkë të çojnë tek vepra ku njerzorja dhe fjala artistike janë kulte të binomit Radi&Radi. Ndaj kur ndalesh tek Radi, duhet vëmendje, se asht tashmë nji auditor i fuqishëm ku brezat do kenë çfarë të prekin, çfarë të lexojnë e çfarë të mësojnë!
Të gjithë këta tregues progresivë në atë kohë që quhej diktaturë, u mbuluan me heshtje, u anatemuan, u ndëshkuan! Por kjo nji ditë do ndodhte, nji ditë gjithçka do shkruhesh do prekesh sado pak, sepse përmbysja do të ndodhte dhe e vërteta do të kishte aq forcë sa të mbijetonte edhe sot lexuesi gjykon, lexon dhe e përzgjedh vetë vlerën.
Tashma Radët janë një prioritet në letërsinë shqipe me treguesit e tyne e me të veçantën e tyne, ashtu babë e bir ndjekin rrugën e vështirë të së vërtetës, dhurojnë krijime pa fund edhe pse ajo kohë e mbrapshtë mendoj se i ndali… ata kapërcyen përtej kohës me sfidat e tyne tashma të unifikume dhe dolën përtej sajë…!
17 janar 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.