Edi Rama: Njeriu i Besës (me disa shembuj) – nga Indrit Vokshi

Gazeta

Besa e KM të Rilindjes
Besa e KM të Rilindjes
Edi Rama: Njeriu i Besës (me disa shembuj)
nga Indrit Vokshi

-Në fillim u dha besën grupeve kriminale; iu tha ikni nga Saliu hajdeni me mua. Ua mbajti besën, iu la dorë të lirë në emërime shefash, nëpër burgje, hipoteka, deri te gjendja civile.
-I dha besën Vuçiqit të Serbisë; futemi në Ballkan të Hapur, ti mbaj bujqësi e blegtori, unë turizmin, i themi edhe botës se jemi dakord e në paqe. Ia mbajti besën; u shkatërrua bujqësia shqiptare, iu hoq perspektiva, as qingjat, kecat e viçat nuk donin më të jetonin në Shqipëri. Mijëra hektarë pasuri, tokë djerrë.
-Iu dha besën mbjellësve të hashashit dhe ua mbajti; t’u mboll Shqipëria veri-jug lindje-perëndim me hashash duke përdorur policinë e shtetit si hamej porti për të ngarkuar hashash.
-I dha besën Merkelit. Të duhen ty krahë pune? Iu bëj unë represion, ua bëj jetesën të vështirë, propagandojmë se duhet shkuar në Gjermani. Dhe t’i sjell në Gjermani të lajnë e të pastrojnë.
-I dha besë Kastratit se do ta jap traun e Kukësit, kur rruga është ndërtuar me para shtetërore e ai s’ka të drejtë të marrë miliona euro tarifë aty. Ia mbajti besën. Askush nuk flet më; grabitja fakt i kryer e i pranuar.
-Iu dha besa Bashkim Ulëve për rrugë si Thumanë-Kashar; do ta negociojmë si të duash, ta jap për sa vjet të duash kundër çdo rregulli botëror për koncesione dhe të subvencionoj me paratë e shqiptarëve mijëra makina në ditë edhe nëse nuk kalojnë. Këto subvencione në një republikë ku pensionistët marrim ilaçe borxh nëpër farmaci dhe marrin lek borxh për ilaçe.
-Njejtë me Salillarët për rrugën Milot-Balldre; ia njohin koston e ndërtimit 11-12 milion euro për kilometër kur standardi europian për terrene të tilla është 6-7 milion.
-Ju dha besën këtyre të parave me thasë, do t’ua jap bregdetin, do të hartoj ligje si t’i doni ju, do të ndërtojmë shëmtinë më të madhe turistike të llojit Green Cost, vetëm që ju të keni mundësi të investoni paratë.
-Iu dha besën Klod Allajbeve të spitaleve; do ta degjeneroj shëndetësinë do ta lë pa pajisje që njerëzit të detyrohen të paguajnë tek ju. Edhe këtyre ua mbajti besën; sot shëndetësia shqiptare nuk ka pajisje bazë, njerëzit vuajnë e sorollaten. Derisa të shkojnë në pikën ku thonë e dimë që futemi borxh e paguajmë por të paktën marrim shërbimin.
-Iu dha besën monopoleve e oligopoleve, Vodafone One, naftës, ushqimeve, bankave; do t’i mbani çmimet si të doni, askush s’do t’iu kontrollojë, ta vjedhim ketë popull shqiptar, heshtur e masivisht, 1 euro këtu e 2 euro aty, sepse në ketë mënyrë nuk e ndjejnë shumë, por në fund të muajit na bëhen miliona euro.
E të tjera e të tjera.
Për keq e për shkatërrim ky e mban besën. E ka vërtetuar se e mban. Ndërsa për mirë e për t’ua lehtësuar jetesën shqiptarëve e për t’i ndihmuar të performojnë e të krijojnë rehati e siguri nuk jep besë as nuk mban besë.
Edhe vetë socialistët shqiptarë brenda të cilëve ka njerëz të përgjegjshëm e të cilët e kuptojnë çfarë po ndodh, duhet të ngrihen e ta ruajnë partinë e tyre nga njolla shekullore e turpit e marrëzisë, duke e larguar. Sepse ky as atyre nuk ua ka mbajtur besën, përkundrazi, i ka vënë në një vështirësi të madhe para shoqërisë shqiptare.
Në Shqipëri duhet të ketë vetëm një lloj bese; besa për shtetin kombëtarist. Besa për t’i përdorur institucionet si armë për të mbrojtur paratë që prodhohen nga puna taksat e tatimet dhe për t’i çuar ato për ekonomi, arsim, shëndetësi, rend e siguri.
Çdo besë tjetër është besë e degjeneruar për vjedhje e shkatërrim.
Marrë nga Muri i FB Indrit Vokshi, 25 korrik 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit