back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Ë-ja e shqipes… – nga Shpend Bardhi (Mustafa Kruja)

Gazeta

Mustafa Merlika - Kruja (1887-1958)
Mustafa Merlika – Kruja (1887-1958)

Ë-ja e shqipes…

nga Shpend Bardhi (Mustafa Kruja)

Âsht nji tingull i çuditshëm ky! Në tosknishtet të del përpara në shkrim e të bie në vesh gati mbas çdo bashkzânorje; në gegnishten e epër âsht kryekëput i paqêne, i panjohun, i pakuptueshëm! Në gegnishten e mesme e në të poshtrën ndihet në nji masë mjaft të kufizueme. Âsht bâme zakon me e quejtun e të pazâshme, pra s’do t’ishte e drejtë me e shtimë në radhë të zânorevet. Por aq mâ pak hyn n’atë të bashkzânorevet. E ka gjuha frênge si tingull, por pa fytyrë të veçantë n’orthografi; e e quen e muet (e heshtun, e pashqiptueme); e me gjithë ket’ emën, veshi e ndien në shumë rasa edhe n’atë giuhë, sidomos ndër kângë të shurdhon! E ka dhe gjermanishtja, edhe kjo pa shênj orthografik, qi e quen, shumë ma me vênd, murmel-e (e murmurueme).
Asnji tingull tjetër s’ka krijuem n’orthografinë tonë nji kaos aqë të madh sa ky, nji ndryshim aqë të dukshëm ndërmjet shkrimit të gegnishtes e të tosknishtes. Duhet pra, me doemos t’i gjindet nji fé, kjo plagë don nji shrim. Un kujtoj se i a kam gjetun.

Ë-ja e shqipes
Ë-ja e shqipes

Ë-ja e gjuhës sonë ka nji zyrë etymologjike, ka mbetun si shênj i nji zânorje të zhdukun, i nji a-je mâ të shumtën; dhe nji zyrë fonetike. Un ia kam hjekun në mënyrën mâ të premen zyrën etymologjike kudo qi s’âsht e nevojshme për fonetikën; por mbasi kjo e fundit ndryshon simbas djalekteve, un kam marrë parasyshë kryesisht shqiptimin e rrokjevet simbas mundsisë s’artikullimit të gërmave qi i përbâjnë. Mbi këtë bazë, kam formuluem rregulla shum’ a pak të përpikta e të shfaquna shkurt e praktikisht në paragrafat 29-42 të këtij abetari. Në hartimin e krejt ksaj vepre, qëllimi kryesuer qi s’kam damë syshë asnji herë ka qênë krijim’i nji orthografije të shqipes, qoftë në shkrimin e gegnishtes qoftë n’atê të tosknishtes; atje ku s’ka mundsi me i bashkuem, jam përpjekun nemos me i afruem këto, pa prekun në veçoritë themelore të tyne.

Marrë nga muri i FB, Artan Kafexhiu, 1 dhjetor 2023

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.