back to top
25.5 C
Tirana
E enjte, 3 Tetor, 2024

Mirditorja Bardhe Krosi

Gazeta

Mirditorja Bardhe Krosi
Mirditorja Bardhe Krosi

Mirditorja Bardhe Krosi

Bardhe Krosi nga Kaçinari i Mirditës, martirja që vdiq nga torturat çnjerëzore në burgjet e regjimit mëkatar komunist shqiptar në vitin 1949.
Ishte vetem njëzet vjeçe kur u arrestua në gusht të 1947-ës.
U akuzua se kishte ndihmuar luftëtarët antikomunistë në male, duke u çuar ushqime e barna. E torturuan me shkopinj e me litar të lagur. I futën vezë të ziera në sqetull, derisa lëkura e njomë iu mbush me flluska djegieje. Çdo ditë, e torturonin me korrent, në të gjitha pjesët e trupit.
Duke qenë se ajo nuk u dorëzua para gjithë kësaj egërsie mizore, policia e detyroi të gëlltiste një kilogram kripë dhe nuk i dhanë asnjë pikë ujë, për dy ditë.
Nga goja e saj, nuk doli asnjë fjalë që mund të tregonte se ku fshiheshin patriotët antikomunistë, që luftonin kundër shtypjes. Me një forcë mbinjerëzore, Bardhe Krosi i duroi të gjitha torturat dhe nuk foli kurrë. Kjo torturë zgjati për 14 muaj në një qeli të ftohtë betoni, derisa ajo mori tuberkulozin. Në pranverë e 1949, Bardhe Krosi vdiq.
Edhe pse u torturua brutalisht, ajo qëndroi kryelartë e me dinjitet, ashtu siç ja donte nderi i familjes dhe i vendlindjes, Mirditës!

Marrë nga faqja e FB, Orosh – Mirditë, 1 dhjetor 2023

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.