back to top
22.5 C
Tirana
E hënë, 13 Maj, 2024

Dom Ndue Gjergji – 50 vite në përkushtim të kishës dhe komunitetit shqiptar – nga Merita Bajraktari

Gazeta

Dom Ndue Gjergji
Dom Ndue Gjergji

Dom Ndue Gjergji – 50 vite

në përkushtim të kishës dhe komunitetit shqiptar

nga Merita Bajraktari – Washington DC

Me Dom Nduen jam takuar disa herë, dy herë në Uashington, dy herë në Nju Jork dhe disa herë në Detroit, ku ai shërben si famullitar, dhe ndjehem e nderuar të kem marrë sakramente prej tij e të kem dëgjuar predikimet e tij gjatë meshës.
Ai mbetet gjithnjë personi që kam njohur qysh në takimin e pare… dhe kishte atëhere e vijon ta ketë edhe sot dëshirën dhe merakun e transmetimit të vlerave më të mira të shqiptarizmit tek brezat e rinj, gjë e cila më ka bërë përshtypje të madhe.

Dom Ndue Gjergji ishte prift katolik patriot!
Natyrisht, si meshtar ai ka mbi supe barrën e të qenit Atë shpirtëror i besimtarëve të famullisë së vet por ai s’e kufizon punën vetëm në atë çka i përket Fesë dhe Besimit.
Mbajtja gjallë e gjuhës, traditës dhe e ndjenjës së të qenit shqiptar ishte po aq e rëndësishme për Dom Nduen. Integriteti e tërësia kombëtare në mëmëdhe, gjithashtu! Dom Nduen e kam parë aktiv sa në Kishë aq edhe në mbrojtjen e identitetit kombëtar.
Ai nxit ndjenjën e pastër të dashurisë për shqiptarinë, duke ftuar të rinjtë të marrin më të mirën prej traditave, të cilat ngahera Dom Ndou i ka cilësuar si një thesar që mban brenda historia e popullit shqiptar!
Sa herë jam takuar me Dom Nduen, kam vërejtur edhe humorin dashamirës e te pakrahasueshëm; ai mbetet njeri dinamik plot hare e dhe entusiazëm.
Më ka lënë përshtypjen e një pastori mjaft të kujdesshëm për shpirtrat e gjithë atyre që takon e kuvendon me ta. Përkujdeset për pastërtinë e mirëmbajtjen shpirtërore. Kujdeset për paqe personale e komunitare.
Pas kësaj, nuk ngurron të më kujtoë se puna për Fenë e besimin e për shqiptarinë janë te pandara dhe sado që të bësh kurre nuk është mjaft; duhet bërë shumë e më shumë, e më mirë.
Si trashëgues dhe vazhdues i punës titanike të Dom Prekës, ai këmbëngul se hapja e shkollave shqipe në kuptimin e mirëfilltë, me çdo lëndë në Shqip, jo vetëm për katekizem, është e domosdoshme pasi vetëm kështu mund të edukohet brezi i ri me besimin, traditën dhe frymën shqiptare.

Dy vlleznit meshtare Dom Lush & Ndue Gjergji
Dy vlleznit meshtare Dom Lush & Ndue Gjergji

E kam njohur Dom Nduen, kam mësuar se ai vinte në DC për Marshimin për Jetën. Kjo, jo vetëm që më ngazëlleu por me dha force e shprese.
Dom Ndou e shpall pa frikë Ungjillin dhe mësimet e Kishës dhe asnjëherë nuk ka ngurruar të shprehet se: “Familja është bërthama e shëndoshë e shoqërisë” dhe se “Prindët janë gjithshka për fëmijën!”.
Këtë tradite shqiptare, ai e vlerëson si begati e thesarit kombëtar, të cilën duhet t’ua përcjellim fëmijëve tanë këtu në Amerikë.
Dom Ndou, duke parë dëshirën dhe mundësitë tona të pakta për të krijuar një bashkësi në Washington DC, jo vetëm që na ka inkurajuar e mbështetur së bashku me vëllanë e tij Dom Lushin, por edhe na ka ftuar në Detroit të festojmë me famullinë e tij e të mësojmë nga komuniteti shqiptar aty ku ai shërben.
Kanë qenë pikërisht këto inkurajime, mësime e porosi që na kanë nxitur të mblidhemi e ta mbajmë ndezur një shkëndijë zjarri shqiptar edhe në Washington DC.
Ngrohtësia, dashamirësia, mikpritja dhe kujdesi i Dom Ndout janë si prej një Ati që të njeh nga fëmijëria e ta do vetëm të mirën e të mëson ashtu si duhet. Kështu jam ndjerë unë.
Nuk harroj gjithashtu se si ai përkujdeset në detaje dhe lë gjithçka që të sigurohet se miku është rehat. Traditë shqiptare e mirëmanifestuar tek Ky shërbëtor i denjë i Hyjit!
I mbetem shumë mirënjohëse Dom Ndout për gjithçka, në veçanti që na ka bërë pjesë të festës së 50 vjetorit të famullisë, si dhe për gjitha këshillat e bekimet që na ka dhënë.
Faleminderit e bekuar qofsh Dom Ndou! Urime në këtë 50 përvjetor të përkushtimit tuaj!

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.