back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Omer Pashe Vrioni – “Babai i qytetit të Fierit”

Gazeta

Qyteti Fierit
Qyteti Fierit
Omer Pashe Vrioni “Babai i qytetit të Fierit”

Quhet “Babai i Fierit” sepse djali i tij Kahramani bashkë me nipin themeluan qytetit e sotëm të Fierit. Ai ishte nga fshati Vrion i Kazasë dhe Sanxhakut të Beratit, në Shqipëri. Në vitin 1769 Fieri ishte një fshat me rreth 24 shtëpi prej balte dhe qerpiçi. Edhe pse kishte një trashëgimi kulturore antike, qyteti i Fierit u ideua nga një musliman shqiptar për t’u bërë një qytet i madh e duke shërbyer si një rrugë kalimi që lidhte Sanxhakun e Beratit me Kazatë e Vlorës, Myzeqesë e Mallakastrës etj. Në fillim ai ishte një fshat i vogël, por mendja e ndritur e një beu e shndërroi atë në një qytet urban.

Fieri u filloi te merrte hijeshinë e një qyteti më 1864, nga Kahraman Pashë Vrioni dhe djali i tij, Omer (Ymer) Pashë Vrioni II, të cilët hodhën themelet e qytetit të Fierit. Kahramani sipas Enciklopedistit shqiptar Sami Frashëri, ishte djali Omer Pashë Vrionit I. Ky i fundit kishte luftuar kundra Napoleonin në Egjipt me gradën e mirmiranit dhe më vonë ndahet prej bashkëkombësit të tij Mehmet Aliut, dhe kthehet në Kazanë e Beratit rreth vitit 1808, duke u bërë mytesarrif në Kalanë e Beratit me ndihmën e Ali Pashë Tepelenës. Më pas, meqë kundër Ali Pashës doli një ferman nga Sulltan Mahmudi II më 1821, Omer Pashë Vrioni bëhet vali i Janinës me gradën e vezirit. Gjatë Luftës Ruso-Turke të vitit 1828, ai udhëhoqi një ushtri të fortë 20.000 ushtarësh në përpjekje për të çliruar rrethimin e Varnës. Qëndroi në detyrën e vezirit për katër vjet. Fëmijët e tij, Hysejni dhe Karamani u bënë mytesarrifë në Berat dhe në krahina të tjera.
Një dokument tjetër vërteton se rreth viteve 1858 – 1862, Kahraman Pasha bleu për 150.000 lira fshatin e Fierit që ishte pronë shtetërore. Ngriti pazarin buzë lumit Gjanica dhe shpejt kjo qendër modeste plotësoi 122 dyqane.
Ja se si e përshkruan këtë udhëtarja angleze Edith Durham, e cila e vizitoi Fierin në vitin 1904 na ka lënë këtë dëshmi. “Fieri është një fshat i vogël, pronë e një beu me shumë iniciativë, i cili ka ndërmend ta kthejë në një qendër tregtare. Ai ka rindërtuar pazarin, ka ngritur godina solide prej guri me një arkitekturë çuditërisht moderne” (Edith Durham. Brenga e Ballkanit, Tiranë 1990, fq. 72).
Për shkak të pazarit që u ngrit buzë lumit Gjanica, Fieri filloi të shtonte popullsinë herë pas here vinin të jetonin pranë pazarit bujq dhe fshatarë të zonave, por edhe vllehë të ardhur nga Voskopoja duke u bërë një popullsi homogjene.
Pikërisht më vonë, në vitin 1877, Fieri u rindërtua dhe u sistemua sipas një plani modern nga Omer Pasha II. Për këtë qëllim thuhet se ai solli dy urbanistë italianë të quajtur: Tombolini dhe Molinari. Sistemi i shtrirjes së qytetit kombinon shtrirjen kuadratike në fushë ku rrugët kryqëzoheshin në forme rrezesh drejt qendrës. Për paraqitjen e këtij plani, Eqrem Bej Vlora, i cili kishte vizituar shumë herë Fierin midis viteve 1895-1907, e përcaktonte atë si “pothuajse një qytet modern”
Bejlerët e Beratit, pothuajse të gjithë rrjedhin prej familjes së Vrionëve, të cilët patën një protagonizëm politik në Shqipëri të mëtejshëm.
Më pas, gjatë fillimit të shek. të XX-të, deri mbas Luftës së Dytë Botërore, në Fier vazhdonte procesi i ndryshimeve demografike nga ardhjet e shumta të popullsisë. Aty u vendosën banorë të ardhur nga Labëria, Çamëria dhe Kosova si dhe grupe të ndryshme popullatash të ardhur nga Toskëria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra e Jugu i Shqipërisë etj. Ndërsa pas Luftës dhe me përzenien nga shteti grek i shqiptarëve çamë në qytetin e Fierit u vendos një numër i madh banorësh nga Çamëria.
Kështu ka ndodhur dhe me shumë qytete të tjera të zhvilluara në Perandorinë Osmane. Qytete që zhvilloheshin nga tregjet dhe xhamitë si Korça e cila u themelua nga Iljaz Bej Mirahori, duke ndërtuar një xhami dhe më pas qendra sociale në ndihmë të të varfërve, Tirana nga Sulejman Pasha, Elbasani nga Kalaja e ndërtuar nga Sulltan Fatihu, etje.

Të dhënat demografike fetare dhe etnike.
Popullsia – 310.331 banorë
Minoritarë grekë – 332 banorë
Arumunë – 1.553 banore
Numri i popullsisë – 310,331 banorë – 100 %
Myslimanë – 150.559 banorë 48.52 %
Bektashinj – 3.137 banorë 1.01 %
Katolikë – 6.149 banorë 1.98 %
Ortodoksë – 42.695 banorë 13.76%
Ungjillorë – 331 banorë 0.11%
Të tjerë të krishterë – 174 banorë 0.06%
Besimtarë të pacilësuar – 22.186 banorë 7.15%
Ateistë -11.190 banorë 3.61%
Të tjerë – 58 banore 0.02%
Preferojnë të mos përgjigjem – 64.960 banorë 20.93%
Këto të dhëna janë marrë nga Instituti i statistikave të Censusit të vitit 2011.

Mystehak Xhemali
I pari i pashallarëve Vrionas ka qenë Kareman pashë Vrioni, i cili kishte sarajet prane sheshit të sotëm në qytetin e Fierit. Djali i tij, Qemal Vrioni u bë ministër në qeverinë e Ahmet Zogut. Në tërësi vrionasit kanë qenë bujarë e jo agresorë. Kanë qenë të arsimuar e me kulturë europiane si të tillë mund të përmendim Jusuf Vrionin, i cili ka përkthyer nga frëngjishtja kryevepra të shkrimtarëve francezë, e në kohën e regjimit komunist u persekutuan edhe pse nuk ishin të angazhuar në ndonjë formacion politik. U luftuan dhe u persekutuan thjesht pse ishin me prejardhje fisnikësh.

Julian Bistika
Fieri si fshat, po ka qenë pronë e Vrionasve, dhe jo vetëm Fieri por edhe Lushnja, Berati etje. Realisht, Fieri u ndërtua nga Vllehët dhe Dibranët. Shtëpitë e para 2-3 katëshe prej guri në Fier ishin pronë e vllehëve të cilët edhe sot i kanë prona të tyre, kuptohet që tokën e blenë nga Vrionasit. Vllehët duke i përkitur grupit latin të popujve ishin në përgjithësi tregëtarë të mirë dhe njohës shumë të mirë të shqipes, greqishtes, turqishtes dhe italishtes etje. Kurse si ndërtus pajtuan dibranët, gurpunuesit më të shquar të kohës. Stili i shtëpive të vjetra fierake ishte pak a shumë i njejtë me ato të Voskopojës nga të cilët ata erdhën pas tri djegieve të saj. Fiera = Fier = Pazar (Markato)
Në të dalë të Fierit merresh rruga për në Levante (Itali) dmth Levan, pastaj Vlorë dhe me traget mbrrihej në Itali. Toponimet flasin vetë, të tjerat janë thashetheme me pashallarë etje.

Marrë nga Muri i FB Xhemati i Kokonozit, 7 prill 2018

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.