Disa mendime rreth librit “Poema e Mungesës” së Rita Petros – nga Jonada Dervishi

Gazeta

Rita Petro "Poeti Laureat" 2025-2027
Rita Petro “Poeti Laureat” 2025-2027
Disa mendime rreth librit “Poema e Mungesës” së Rita Petros
nga Jonada Dervishi

“Poema e Mungesës” është libri më i fundit poetik i Rita Petros. I ndarë në shtatë kapituj, për të formësuar mendimin e saj kundrejt qënies njerëzore dhe formimit të tij. Poezi që shkojnë përtej mendimit letrar duke krijuar kështu “poemën” si forma e një përmbajtjeje:

A e di?
Ti je ylli
Që nuk ndriçon vetëm errësirën,
Por dhe ditën time.
Më shfaqesh e më zhdukesh pas reve,
Një lojë kjo pa mbarim!
Jeta dhe Vdekja (poema e parë)

Poezitë e dashurisë ecin përmes ndijimeve dhe mendimeve sa të pjekura – rinore dhe aq rinore – të pjekura duke krijuar një kolanë epiteti aspak abstrakt, por të vërtetë. Poezi të goditura të cilat nuk janë pyetje, por përgjigje të një jete të kaluar, të një vdekjeje tashmë të ndodhur.
Dialogjet e Ritës janë fjalë dashurie dhe dhimbjeje e megjithatë ajo e ka pranuar, duke e ngritur vdekjen në një prani, duke e bërë atë njësh me jetën, jo vetëm duke e pranuar, por duke krijuar një tjetër rreth bote brenda tokës. Vetmia dhe brengat e saj janë frymore. Ato janë pjesë e qenies e mbase e vërteta e qëllimit tonë jetësor.

Bashkë jetuam gjatë,
Po varret do t’i kemi shumë larg
Fat i keq i dashnorëve…
Ndërsa burrë e grua,
Edhe sikur të jenë urryer në jetë,
I vënë të prehen përjetësisht bashkë,
Ose pranë e pranë.

Poezitë e Ritës janë të mbushura me ikona, ëngjëj, dhe demonë të cilët marrin trajta të vërteta jo vetëm në poezinë dhe epicitetin e arrirë të poetes por në ndjeshmërinë e saj. Duke qenë mur, qenia e saj njerëzore. Ai mur krijohet te secili prej nesh qofshim poetë, apo njerëz të thjeshtë e mbase vdekja nuk kursen dhe dashuria është bërë për t’u shijuar e mbase për të mësuar, por poetja di t’i vë në rend për ta krijuar poezinë!
Vdekja, kjo pyetje e cila është pjesë e jetës sonë, e cila bëhet më e dhembshur tek personi i dashur.
Vdekja mbase përgjigja e pyetjes sonë se përse jemi në këtë tokë dhe pranimi i asaj që do të na ndodhë, të kthyerit në një formë njeriu pa përgjigjen e krijimit dhe pa përgjigjen e asaj që ndodh pas vdekjes. Këtij trupi mbartësi i dashurisë, i punës, i dhimbjes, një trup që pranon dikë tjetër si bashkudhëtarë me forcën për të ndërtuar diçka bashkë, por i panjohur. Kur zemra dhe truri të mos jetë më. Mbase dashuria dhe dhimbja këto dy ndjenja, lumturia dhe hidhërimi janë përgjigje e kësaj mrekullie që ndodh në planetin tonë. Ky Planet derimëtani më i dashuri dhe ngadhnjimtarë i qenies sonë.
Intermexo është një thirrje e poetes për ta ndjerë e mbase për të krijuar një rend kënaqësie përmes poezive të saj. Një kapitull jo më pak i rëndësishëm.

Një
Vetëm një është,
Zoti i ajrit, i tokës, i detit
Por…
Tani kanë dalë ca mes nesh të vetëquajtur
Zotërues të ajrit, të tokës, të detit.

Poezi të krijuara përmes ritmit duke dhënë përfytyrimin e një politike sa të vjetër aq edhe aktuale, vargje ritmike, epitete të një formimi realist në kuptimësinë e tyre. E megjithatë poema e vetmisë, e cila vjen më pas na bën të mendohemi se sa të aftë jemi për ta kuptuar atë, për ta bërë pjesë të qenies si një triumf duke i dhënë merita trurit dhe zemrës.

Vetmia është Urti
Është kopshti
Brënda meje,
Ku lulëzonte poezia,
Ku mendimi piqet
Si frut nën diell.
Kafshatën e parë
E shijoj vetë,
Pjesën tjetër
E ndaj me të tjerë.

Poetja na sjell mungesën universale dhe poezitë e saj me hapësira qiellore duke patur fjalën e duhur në krahasimin e duhur. Dhe libri vijon më tej me poemën e shpirtit dhe trupit, nëpërmjet vargjeve dhe imazheve epshore, thirrje e jetës në kumbimin e saj e mbase dashuria më e lartë e përjetuar përmes zemrës tashmë të përgatitur në modestinë e saj.

Është hyjnore të gëzosh çastin i çliruar, e çliruar pa frikën e së nesërmes,
Pa ankthin e të panjohurës
I lehtë, e lehtë pa peshën e fatit që të pret dikz
I bukur, e bukur pa mavijosjen poshtë syve të tu,
Çfarë na pret është e kyçur në valixhen tonë,
Që na e dhuruan pa çelës
E duhet ta tërheqim gjatë udhëtimit tonë të jetës.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit