back to top
13.5 C
Tirana
E diel, 7 Dhjetor, 2025

Diella… Si Dielli apo si Terri?! – nga  Nosh Merrnaçaj

Gazeta

Nosh Merrnaçaj
Nosh Merrnaçaj
Diella… Si Dielli apo si Terri?!
nga  Nosh Merrnaçaj*

Shqipëria shpalosi ministren e parë në formën e Inteligjencës Artificiale të quajtur Diella.
Nëse Shqipëria do të ishte një vend i njohur për inovacionin e teknologjisë (si SHBA, Japonia, apo edhe Letonia), mbase do të duhej të duartrokitej, por duke marrë parasysh se akoma bëhet fjalë për mungesën e infrastukturës bazë për teknologjinë e thjeshtë, si elektriciteti, apo kur dihet se serveri i tatimeve u zhduk pa lënë gjurmë jo shumë kohë përpara, apo hyrja e piratëve kibernitikë Iranianë në systemin TIMS, kjo duket qesharake. Kjo është si pallatet e lyera dikur në Tiranë me ngjyrat e Ylberit. Për më tepër, kjo loje all-adoleshente është një ofendim për Veriun e Shqipërisë.
Diella, për mua, ka shumë kuptime dhe asnjëra nuk më çon në një konkluzion pozitiv.

1-Diella është tallje me veriun.
Kjo lodër e krijuar në komputer e ka emrin Diella. Diella është një emër tipik shqiptar, mbase nga më të vjetrit, sepse është Dielli, pra Diella është gjinia femërore e Diellit. Duke marrë parasysh gjithë propagandën e Enverit për zhdukjen e zakoneve prapanike, ky emër pothuaj se u zhduk dhe tani është sinonim me të vjetrën. Kjo për të tregur prapambetjen e veriut. Veshja e saj nuk është tipike e asnjë zone veçanarisht, por ka tipare të veriut. Nëse do të vendoste një ikonë, kemi Xhubletën që tani është edhe në UNESCO.
Përse e bën këtë Rama?!
Po ta donte aq shumë veriun do ta gjente një grua që merr frymë nga hundët e jo nga programet komputerike dhe ta bënte ministre, por asnjë nga ministrat e kabinetit të tij nuk e kalon Durrësin. Unë e dua Shqipërinë dhe nuk kam asnjë inat krahinor. Do të ishte absurd të kisha, por kjo është e rrezikshme. Domosdo krijon indinjim. Rama e bën këtë për të treguar se veriu është i prapambetur. Nëse mendoni se lufta e klasave ka mbaruar, mendoni përsëri. Ajo është gjallë e gëzon shëndet të plotë.
Aq sa më vjen të vjell me këto sjellje adoleshtente. Unë jam avokat i meritokracisë dhe sikur të kishte zgjedhur më të mirët, hallall, por ja që pashë sot një që mezi fliste shqip. Po ashtu e kuptoj se partia fituese shpërblen mbështetësit, por këtë herë pati plot mbështetje edhe në Veri. E vetmja gjë që mungon këtu për ta pasur të qartë, është se emrin nuk ja kanë venë “Maloke” por Diella.

Diella - Ministrja IA e Qeverise Rama 4
Diella – Ministrja IA e Qeverise Rama 4

2-Përse na duhet ministria e korrupsionit?
Ministritë kanë një funksion, mbarëvajten ose zhvillimin e një dege. Për shembull, ministria e turizmit në fillim shërbeu si nevojë e zhvillimit të turizmit, ndërsa sot kur turizmi është zhvilluar, ajo kthehet në misionin e mbarëvajtjes. Vendet pa bujqësi nuk kanë ministri bujqësie, ashtu edhe vendet pa korrupsion s’kanë përse të krijojnë ministri korrupsioni.
Pra, nëse duhet një ministri për të iu dedikuar korrupsionit, ose ka të bollshëm dhe thjesht duhet kujdesur për mbarëvajtjen e tij, ose nuk ka dhe duhet kultivuar.
Sa ironike ështe kjo!

3-Le të flasim thjesht tekologji.
Shumica e shqiptarëve nuk e dine fare ç’është Inteligjenca Artificiale. Në fakt, edhe bota po sorollatet ta kuptojë, ndërsa në Shqipëri ku çertifikata e lindjes sime shkruhet ende me dorë, qenka inovatore. Në Shqiperi nuk kemi drita (rrymë elektrike) 24 orë, apo ujë. Sistemi i informatikës është aq i prapambetur saqë serveri i tatimeve humbi pa lënë gjurmë!!! Për ta kuptuar këtë, në vendet e zhvilluara teknologjikisht humbja e një serveri do të ishte njësoj si të thuash Mali i Dajtit u zhduk nga horizonti. Pra, diçka thuajse e pamundur. Po sikur kjo Diella të merret peng nga dikush i këtij soji një ditë! AI, ose Inteligjenca Artificiale nuk është një koncept abstrakt. Është një ekuacion matematikor (algorithm) në dobi të krijuesit.
Zoti e krijoi njeriun në shëmbëlltyrën e vet – Edi Rama e krijoi Diellën në shëmbëlltyrën e tij.

Nosh Merrnaçaj – Profesor i Sigurisë Kibernitike në Mercy University në NY.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.