Adem Boletini (1896-1943) – Biri i tribunit Isa Boletini

Gazeta

Ndrec Preng Parku & Adem Isa Boletini
Ndrec Preng Parku & Adem Isa Boletini
Adem Boletini (1896-1943)
Biri i tribunit Isa Boletinit

Shkodër, nëntor 1943/
Komunistët vranë me atentat birin e legjendës Isa Boletini,
oficerin madhor Adem Boletini

Pas fillores u regjistrua në Gjimnazin e Wienës ku edhe e përfundoi më 1914-të.
Më pas u rregjistrua në Akademinë e Lartë Ushtarake të Modena-s në Italisë ku e kreu me sukses dhe u diplomua në vitin 1919-të.
-Me kthimin në Shqipëri, në vitet 1922-1923 caktohet në detyrën e Komandantit të Xhandarmërisë Shqiptare në zonat e “nxehta” në jug të Shqipërisë, kryesisht në Gjirokastër dhe Sarandë, duke luftuar kundra bandave andarte greke “vorioepirote”.
Ahmet Zogu e dekoron me gradën e “Kapitenit të klasit të Parë për merita”.
-Në vitet ’30 emërohet në zona të ndryshme verilindore në kuadër të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.
-Në vitin 1943, nga Qeveria e Rexhep Mitrovicës, Adem Boletini si nënkolonel emërohet në detyrën e QarkKomandantit të Gjandarmërisë Shqiptare në Shkodër.
-Në nëntor të vitit 1943, me urdhër të grupit komunist të Shkodrës, me urdhër dhe organizimin e drejtëpërsëdrejtë të Vasil Shantos, me anë të një atentati terrorist, Adem Boletini vritet mu në dalje nga restoranti që quhej “Kafja e Madhe” në qendër të Shkodrës.
Kështu do të binte përtokë i biri i tribunit Isa Boletini. Aty ndrroi jetë burri, trimi, ushtaraku i cili që nga jugu, lindja e veriu i Shqipërisë ishte përballur me armiqtë e Kombit Shqiptar, por tashmë do t’ia merrte jetën tradhëtia dhe terrori komunist shqiptaro-sllav.
Marrë nga Struga-post 11 shtator 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit