
Pamje të fillimit ciklit mësimor
në “Instituti Femnuer – Nana Mbretneshë” në vitin 1936
Instituti femëror “Nëna Mbretëreshë”, një shkollë e mesme që pas çlirimit u quajt Shkolla Pedagogjike, u çel në vitin 1934, dhe kishte synim shkollimin e vajzave, të cilat edhe pse në ato vite përballeshin me një shoqëri patriarkale, kërkonin të sillnin një frymë të re në shoqëri. Megjithse një Institut me rregulla strikte “Nëna Mbretëreshë” në qendër të programit mësimor kishte emancipimin dhe zhvillimin e vajzës dhe gruas shqiptare.
Instituti u krijua me iniciativën e dy personaliteteve të kulturës dhe politikës shqiptare, siç ishte Hil Mosi dhe Prof. Dr. Mirash Ivanaj, të cilët bënë ç’ishte e mundur që në Tiranë të kishte një institut për vajzat. Në vitin 1933-’34, Qeveria dhe ministri i atëhershëm i Arsimit, Mirash Ivanaj, nxori urdhërin për mbylljen e shkollave private të huaja, kryesisht atyre italiane. Si rezultat i këtij urdhëri me përmasa pozitive kombëtare, në institute vërshuan nxënëset nga të gjitha shkollat që u mbyllën si ajo e “Dakos” në Kamëz, shkolla e Kavajës e shkollat e tjera të mesme të Shqipërisë, që u mbyllën. Ivanaj i drejtohet me një kërkesë Këshillit të Ministrave, ku kërkonte që edhe Shqipëria si e gjithë bota të kishte në kryeqytet një shkollë për vajzat dhe të quhej Instituti Femëror “Nëna Mbretëreshë”.

Instituti Femëror u shndërrua në një vatër kulture dhe atdhetarie, përmes kontributit të mësuesve si: Sotir Paparisto, Marie Kraja, Lola Gjoka, Kristina Hushi (Koliaka), Ollga Nikolla (Luarasi, e motra e Migjenit), Gavril Meksi, Hysni Babameto, Filip Fishta, (nipi i Gjergj Fishtës), Ahmet Gashi, etj.
Në institut kanë studiuar emra të njohur, si: Dhora Leka, Liri Gega, Safo Çelo (Marko), Vera Blloshmi, Nermin Vlora, Shurete Turkeshi, Bukurie Xhiku, Shanisha Dosti, Margarita Tutulani, Ramize Gjebrea, Eleni Pashko, Urani Pano, Vera Malo, Margarita Totokoçi, Musine Kokalari, Nimet Bala, Nafije Mema, etj.

#InstitutiFemëror #NënaMbretëreshë #HistoriaShqiptare #ArsimiShqiptar #EmancipimiFemrës #GratëNëArsim #KulturaShqiptare #ArsimiPërVajzat #Mësimi1930 #ShkollaPedagogjike #MirashIvanaj #HilMosi #FiguraFeminine #ArsimimiFemrës #Atdhetari #HistoriKombëtare #GraShqiptare #KujtesaHistorike #Shqipëria1930 | Albanian Historical Society
Pamje të fillimit ciklit mësimor në “Instituti Femnuer – Nana Mbretneshë” në vitin 1936.