
BRICS dhe Pearl Harbour
nga Leka Ndoja
Bashkëjetesa paqësore mes dy sistemeve: demokratike dhe diktatoriale ideologjike, ideue nga Brezhnjevi vijoi deri me rrëzimin e murit të Berlinit me 1989.
Sistemi teokratik, u ngjall në vitin 1979, me revolucionin islamik të Iranit, dhe vendosjes së regjimit të Ajetollahëve. Mbas shkatërrimit të sistemit komunist, në Lindjen Europiane – republika islamike vijoi marrëdhaniet e ngushta ekonomike militare me Kinën dhe Rusinë në rivalitet dhe luftë me Irakun dhe rivalitet me Pakistanin.
Ndryshimi i sistemit teokratik iranian nga ai i sistemit të monarkive dhe sheikëve arabë, përpos dallimeve racore dhe fetare – bazohet te vullneti për dominim rajonal, por në këtë kontekst shekullor nji aleancë e re po rivalizon në Lindjen e Mesme, BRICS.
BRICS dmth organizata triale strategjike Kinë-Rusi-Indi fshehë në raportet ekonomike financiare të mbi 4 miliard banorëve – duhet të vendosë nëse do të arrijë qëllimet e lidershipit për Superfuqi të re euroaziatike apo duke u mjaftue me luftën proxi të Iranit kundër Supërfuqisë dominuese?
Gjasat se do fshihet pas tragjedisë së Lindjes së Mesme, pa asnji veprim, tregon dobësinë ushtarake të BRICS.
Pasojat për bllokim të ngushticës së Hormuzit, janë të ngjashme me sulmin në Pearl Harbour të japonezëve.
Përfundimi, kthim në sistemet koloniale të Lindjes së Mesme.
Marrë nga Vrethee Lnika