
35-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane
nga Kastriot Dervishi
SHBA njohu zyrtarisht Shqipërinë në vitin 1922. Marrëdhëniet midis dy vendeve deri në vitin 1939 ishin të shkëlqyera. SHBA nuk njohu pushtimin fashist të Shqipërisë dhe legata e saj u mbyll.
Pasi një humbje kohe të gjatë komuniste, pasi Shqipëria pranoi pluralizmin politik, më 15.03.1991, në Uashington u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të dokumentit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Muhamet Kapllani dhe ndihmëssekretari i shtetit Raymond G. H. Seitz (sekretari i shtetit ndodhej jashtë vendit). Në ceremonia morën pjesë edhe kryetari i PD-së Sali Berisha, anëtari i kryesisë së kësaj partie, Gramoz Pashko dhe anëtarë të bashkësisë shqiptaro-amerikane. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher, deklaroi para ceremonisë se udhëheqësit e opozitës shqiptare, domethënë i kërkuan Uashingtonit rivendosjen sa më të shpejtë të marrëdhënieve. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Marlin Fitzwatear, tha se SHBA-ja e shihte rivendosjen e marrëdhënieve si një rast për të mbështetur reformat demokratike në Shqipëri.
Pas disa përgatitjesh paraprake, ambasada amerikane në Tiranë u çel më 2.10.1991. Deri këtë kohë, ajo kishte shërbyer si seli diplomatike e Francës dhe Italisë.
Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në nuk janë thjesht të domosdoshme, por jetike.
Marrë nga Muri i FB, Kastriot Dervishi, 15 mars 2026