back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 20 Prill, 2026

Reforma territoriale dhe Mallakastra – nga Albert Avduli

Gazeta

Lugina e Vjosës dhe Bylisi
Lugina e Vjosës dhe Bylisi
Reforma territoriale dhe Mallakastra
nga Albert Avduli

Vetë titulli i shkrimit e bënë të qartë se këto radhë dhe kjo ide mbetet lokale dhe ka të bëjë vetëm me qarkun Fier (dhe pakëz me Gjirokastrën), specifikisht Mallakastrën.
Në këtë periudhë kam dëgjuar argumenta që Mallakastra të ketë dy Bashki, Ballshin dhe Fratarin.
Në plan të parë duket se gjithçka shkon në vijë të drejtë logjike, por duhet parë më tej, lidhur edhe me ndarjen administrative brenda qarkut.
Është propozuar gjithashtu që Cakrani, Levani dhe njësitë e tjera përreth të krijojnë një bashki më vete.
Këtu do ndal, referuar një mori faktorësh për të kundërshtuar këtë bashkim Cakran-Levan, për të qenë më i qartë, Cakrani nuk lidhet organikisht me Levanin.
Po, Cakrani duhet të jetë Bashki, por jo me Levanin dhe të tjera.
Theksoj:
-Cakrani, popullsia mbi 17 mijë banor,
-qendër shëndetësore me personel 32 vetë, -stadium i kohës,
-shkollë e mesme me kapacitet 450 nxënës dhe 5 shkolla 9 vjeçare me 3 shkolla vartëse”- simbas Vladimir Korçari, ish kryetar i komunës
Cakrani duhet të jetë bashkia e dytë e Mallakstrës, si e drejtë historike, si infrastrukturë dhe popullsi.
Duhet të jetë bashkia Mallakastër e Luginës së Vjosës.
Paraprakisht dua të sqaroj se në planin e ngushtë dhe shumë ngushtë, unë dua Fratarin qendër, se nuk jam nga Cakrani, por kjo çështje s’ka të bëjë me fshatin nga është njëri apo tjetri.
Rruga e re e luginës është ndihmës unifikues i faktorëve të tjerë krahinor e shekullorë.
Cilat njësi duhet të formojnë këtë bashki?
Cakranin vetë, Hekalin, Fratarin dhe Kutën.
Fratari është njësi më kodrinore dhe dikur nuk zbriste në Vjosë, por me kushtet e reja të infrastrukturës bëhet pjesë organike e luginës së lumit të egër.
Arsyet janë historike, tradicionale, etnografike dhe ekonomike.
Një bashki si e Fratarit, me pak resurse e banorë do të mbetej përherë anemike dhe e pafuqishme për të krijuar zhvillim në fshatrat e saj.
Një bashki e tillë nuk i duhet asnjë qytetari.
Vetëm një “thyerje” mentale ka në bashkimin me Cakranin, Mallakastër e egër dhe e butë, por ky është një përcaktim i brendshëm krahinor dhe më tepër ka lidhje me temperamentin e të “epërmve” dhe asnjë tjetër efekt.
Bashkia Cakran ngrihet shpejt dhe fuqizohet rrufeshëm.
Mijëra hektarë tokë fushë, mijëra hektarë kodër e pyje, mijëra hektarë pemtari, ullishte e vreshta, blegtori, Vjosa dhe përparësitë e saj. Lumi tjetër, i Povlës nuk nënvleftësohet. Kremenari me minierën e gurit, Hekali me Bylisin, Klosi me Nikaja, Cakrani me Gurëzezën, Poçemi me basenin e ujërave minerale, por edhe me urën mbi Vjosë që e lidh zonën me bashkinë Selenicë e Vlorë. Kuta me qytetërimin e saj, Çorrushi me 13 lagje sa 13 fshatra. Damsi – Bejari – Zajimaj me fabrikat dhe tregjet, Ninëshi dhe Gadurova me vreshtat e pyjet, Sulaj e Povla me një tjetër luginë në brendësi të Mallakastrës.
Peçaj si kufi ndarës me Tepelenën. Drizari me dafinën dhe teqenë, Anëbregu me prodhim ullinjsh, vreshta e blegtori.
Rromsi me ullinjtë, fushën, pyllin me koçimare dhe drurë mesdhetarë.
Mollaj si një oaz begatie, Kojlaçi dhe Povla si gjerdan pasurie.
Bashkia aktuale e Ballshit (Mallakastrës) humbet disa njësi administrative, por asaj detyrimisht duhet t’i shtohen gjithë fshatrat e Kasnicës dhe Patosi fshat deri në Qafën e Lalarit.
Me këtë ndarje hipotetike, Mallakastra prapë e cunguar mbetet, mbasi pjesa më e madhe e Patosit, njësitë Ruzhdije dhe Kurjan mbeten jashtë njësisë territoriale.
Analiza duhet më e thellë sigurisht, por hodha këtë ide nisur nga njohuritë që kam si ish-drejtues i Bashkisë Ballsh dhe relativisht njohës i mirë i pushtetit vendor.
Ky opinion është publikuar nga disa media më Shtator 2022

Shtojcë e sotme:
Këto ditë, Av. Kujtim Cakrani i ka mëshuar fort kësaj ideje me shumë më tepër argumenta historikë dhe juridikë.
Foto e Mallakastrës administrative, mbasi sot Cakrani është njësi e Fierit, Kurjani njësi e Rroskovecit, Ruzhdija njësi e Patosit, Krahësi dhe Qesarati janë Mallakastër, por dy njësi nën Tepelenë dikur, e nën Memaliaj sot. (E di që me pretendimin për këto dy njësitë e fundit do dukem si irredentist, por kjo është e vërteta)

Pajtim Sejdinaj
Mendoj që Mallakastërës t’i kthehet “dinjiteti i humbur” ku një pjesëve saj deri tani ka mbetur jashtë kufijve të hershëm të saj. “Të grabitur” nga Fieri, Berati, Tepelena.
Komisioni i Reformës territoriale duhet të përcaktoj kufijtë e hershëm të Mallakastrës. Pastaj ndarja në bashki mund të bëhet më një komision vetëm me mallakastriotë pa bindje politike. Mallakastra të jetë 2 apo 3 bashki pak rëndësi ka. Po të kujtoj proverbën “O guri qoshëlli, do të vesh në vend përsëri”! Mendoj se është momenti që Mallakastëriotët të vënë në vend “Nderin e humbur”!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.