back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Arti i së vërtetës e sublimon krijesën dhe jetën – nga Kazanova Aliaj

Gazeta

Kazanova Aliaj
Kazanova Aliaj

Arti i së vërtetës e sublimon krijesën dhe jetën

nga Kazanova Aliaj

Një shkrim që dëshmon për deformimin e njeriut në diktaturë, një e vërtetë vrasëse në shkrimet e z. Lazër Radi kanë të veçantën e tyne në gjithça shkruan, kanë kohën dhe treguesit e kohës, kanë elementin gjuhësor dhe historik, një gjuhë mjaft të pasur artistikisht solide, me shumë elemente, por ka dhe një evidentim të ngjarjeve të kohës kur ndodhin, trajtimin social e politik. Shkrimet e tij janë një enciklopedi artistike e kohës kur jetoi dhe me emocione të fuqishme.
Sa me fat janë e do jenë lexuesit e veprave të Radi& Radit. Të lexosh një libër në shumllojshmërinë e veprave të Lazër Radit ke prekë kohën ngjarjet, gjuhën melodioze të pasur po edhe filozofinë e një njeriu te fuqishëm dhe të lirë, që nuk bani me asnjë fjalë të vetme kompromis me diktaturën e diktatorin; një vigan që s’u thye, as u mpak, por na dhuroi pa fund përmes fjalës së tij të vërtetë: art, energji dhe besim.
Rallë mund të lexosh shkrime dhe vepra që kanë një potencial artistik, historik e njerëzor si në veprat e Lazër Radit, e po kështu për një ngjashmëri të çuditëshme me të veçantën e tyne, po edhe të birit të tij, Jozef Radi një binom ku letërsia shqipe përfaqësohet me linjën e moderume të një gjuhe, të një përmbajtje dhe të një forme artistike me të veçantën e sajë të arrirë, e progresive aq e munguar kjo aq gjatë në kohë, e që i dhuron lexuesit të vërtetën e letërsisë së munguar.
.

Lazer Radi / Vepra e Plotë Qershor 2019
Lazer Radi / Vepra e Plotë Qershor 2019
Lexuesi edhe pse në kohë mjaft të turbullta e kërkon këtë letërsi, sepse pikërisht letërsia asht një ordinator i fuqishëm në formimin e koshiencës dhe subkoshiencës njerëzore mbi të cilën ndërtohet bazat e mardhënieve njerëzore, e ku ndërtohet familja dhe shteti, pra është edhe një mision, gjë të cilën radiandradi e transmeton në çdo fjalë e fjali, në çdo faqe të krijimeve dhe librave pa fund të cilët kanë një mision… të përsosin njerëzoren.
Asht një shkollë e veçantë të lexuarit e krijimeve të Lazër dhe Jozef Radit.
E konsideroj veten me fat që në këtë kohë izolimesh kam lexuar disa nga veprat e tyre. U jam mirnjohëse, se kam prekur dhe kam ndjerë forcën dhe madhështinë e fjalës se tyre, si në literaturën e të mëdhejve të letërsisë botërore, kur i lexoja dhe ndjeja diferencën me ata libra mjeranë, që i kam gjykuar helmues të koshiencës të reale socializmit; libra dogmatikë që predikonin diktaturën si model ku deformohesh qenia njerzore.
Te këto libra që kam lexuar dhe vazhdoj të lexoj, kam ndjerë madhështinë e të vërtetës, fjalë mbi formën dhe përmbajtjen si tek Gollsworthi, si tek Anatol Frans e tek Tolstoi e me të fuqishmen e tyne.
E Lazër e Jozef Radi e kanë dhuruar e po e dhurojnë këtë madhështi në letërsinë shqipe. Brezat po e prekin, e kjo është vlerë, ani se ky palo shtet hesht sot, po flasim ne qytetarët që pretendojmë e në demokraci është vlerë dhe domosdoshmëri vlera dhe qytetari, jo pushtetet… Ato bien e shpërbëhen para forcës së fjalës së artit të vërtetë.
Arti i së vërtetës e sublimon krijesën dhe jetën. Këtë Radi & Radi e kanë arritur, kaq për sot…!!
25 mars 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.