Lazër Radi – Anzave të Sharrit (poezi)

0
10
Anzave të Sharrit
Anzave të Sharrit
Anzave të Sharrit
Anzave të Sharrit

 “Anzave të Sharrit”

Poezi nga Lazër Radi të shkrueme para ’90-ës.

Libri u botue pa redaktim në vitin 1998 500 kopje (136 fq.)

Nantëdhjetë e katër poezi të ndara në katër cikle, të gjitha të lidhura me vendlindjen. Qysh në titull duket një huazim nga titulli i një libri të Fishtës, me ndryshimin se ai i referohet vendlindjes së vet: Prizrent dhe malit të Sharrit. Duke qenë se po e ndjente largimin nga kjo botë, ai pati njifarë nguti në gjithë botimet e fundit. Edhe ky libër që mban në vetvedi perla të dashnie për vendlindjen, u botue me ngut, pa asnji redaktim, pa korrektim, edhe pa informacionim e domosdoshëm për nji botim…
Në njifarë mënyre këto botime mbeten nji dëshmi luftës që ai po bante me vdekjen po njiherësh edhe protestë e fortë ndaj largimit të atyne që ai donte me thellësinë e shpirtit të vet…

“Të gjitha moshat e njeriut, shpesh gjejnë ngushllim duke u kthye tek fëminia, te ajo moshë e te ai vend, ku gjithçka asht e harmonishme dhe e lumtun, ku gjithçka ka nji përmasë, e cila me kalimin e viteve humbet; si duket çdonjëni prej nesh vërtitet në kërkim të asaj që s’kthehet ma… Sepse s’ka fëmini të trishtë, ka vetëm fëmini dhe fëmini do të thotë i lumtur.
Çdo e keqe në shpirtin e fëmijës bahet papritmas magjike…
Ky libër i botuem në pleqni të thellë, ka si pikë referimi fëmininë dhe Prizrenin. Poeti, siç duket në ditët e fundit të jetës së vet, nuk gjente asgja ma interesante se ai rikthim pas. Duket sikur ai kërkonte me e nisë nga e para atë jetë, e cila tashma kish mbrritë te caku i lamtumirës…” j.r.

 

Related Images:

Artikulli paraprakApollogjia e tretë e Sokratit në Tiranë
Artikulli tjetërLazër Radi: Një verë me Migjenin

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.