back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024

Amaneti i gjyshit dhe babait tim, ishte Kavaja – rrëfim nga George Xhumari

Gazeta

Bonifikimi dhe hapja e kanaleve
Bonifikimi dhe hapja e kanaleve

Amaneti i gjyshit dhe babait tim, ishte Kavaja

rrëfim nga George Xhumari

Kjo ështe një foto që nuk mund të harrohet as nga unë dhe as nga nipat e këtyre personave.
Këtu mendoj do jetë ne vitin 1946, në Rrugën kryesore në Kavaje dhe janë ish tregëtarët Kavaja, ndër ta edhe gjyshi im: Irakli Xhumari.
Mbasi sistemi marksist u shpalli luftë të hapur familjeve tona, arrestoi ish tregetarët në fillim të vitit 1946.
Që pas rrëzimit të Konferencës së Mukjes më 1943, me urdhër të“misionarëve” antishqiptarë: Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, që kishin marrë urdhër për themelimin e partise Komuniste sot socialiste nisi Lufte e hapur civile ne mes dy grupimeve:
nacionalistave dhe komunistëve.
Gjyshi im njihej dhe respektohej në Kavajë ndonëse kishte 1001 arësye që të lidhej me nacionalistët pasi miqtë e tij ishin nacionalistë, preferoi të mbante një pozicion neutral, pra të mos perzihej!
Ai ishte i ditëlindjes 1882.
Pra, në 1942-shin, ishte 60 vjeç dhe nuk mund të dilte malit, sic doli shoku i tij i fëmijërisë, Major Spiro Moisiu
Djemtë e vëllait, pra xhaxhallarët e mi, vëllezërit e Kolë Xhumarit, dolën partizanësi dhe babai im sëbashku me dy djemtë që e ndihmonin shkonin në fshatin Çetë, ku ndodheshin partizanët me Kajo Karafilin.
Gjyshi mbajti pozicion, siç tregojnë që në Kavajë nuk u zbraz një kobure jo më të bëhej luftë.
Gjithë qyteti ruhej nga dy motoçikleta që patrullonin rrugën kryesore nga Mali i Robit e deri tek Axhensia, e megjithatë Kavaja dërgoi djem partizanë, siç ishin dhe djemtë e xha Thanasit që ranë dëshmorë me 28 nëntor 1944. Gjermanët u tërhoqën për në Gjermani dhe në çdo qytet hynë “çlirimtarët”!
Edhe Kavaja s’mund të bënte përjashtim.

George Xhumari
George Xhumari

Që kur hynë forcat partizane, erdhi urdhri që krejt familja jonë bashkë me stërgjyshen time, që ishte tek të 80-at në atë kohë do të zbrisnin në bodrum e në dhomat lart, u strehuan oficerët e brigadës ku dhe unë bëra ushtrinë.
Një natë disa partizanë arrestojnë gjyshin dhe gjyshen dhe i dërgojnë tek brigada. Njëri qëndronte me fytyrë të kthyer nga një faqe muri dhe nana ime nga faqja tjetër, që të mos e shihnin njeri-tjetrin. Tek dhoma ngjitur ishte halla ime dhjetë vjeçe dhe një partizan qëllonte hallën tek dhoma ngjitur që ta dëgjonin gjyshët e mi dhe të tregonin se ku ndodheshin të ardhurat e dyqanit dhe gjithçka që kishin!
Pra, ky quhet terror!
Pasi morën gjithçka që mund të merrnin, deri edhe kostumet folklorike që kishin ruajtur nga dita e dasmës. Gjyshi kishte dhe një violinë që siç mëkanë thënë, ishte një nga të paktat që kishin hyrë në Shqipëri si violinë e mjeshtrit Stradivari. E konfiskuan edhe atë!
Po si e nisi gjyshi im tregëtinë?
Duke qenë se vëllai i madh merrej me punë patriotike dhe merrte udhëzime nga komiteti Shqipëria e Lirë, atëherë gjyshi imsë bashku me disa kavajas të tjerë bënin tregëti me Selanikun. Me karvane ata shkonin atje!Ai bëri edhe shkollën tregëtaredhe hapi një dyqan të cilin ia konfiskoi Partia!
Në këtë foto është, pasi iu kishin marrë gjithçka, dhe ata i detyruan të kryenin edhe pune publike!
Një ditë, fati e shpëtoi teksa po e nisnin me kamion për të tharë kënetën e Maliqit. I mblodhën të gjithë “armiqtë” te varrezat e Orthodoksëve, aty ku sot ndodhet stadiumi Besa. Aty e pa Sali Verdha i cili ndikoi që atë ta lironin.
Gjendja ekonomike e tyre sa vinte dhe shtrëngohej pasi nuk i jipnin punë askujt nga familja e tyre… derisa më 1953, ata vendosën të largohen nga Qyteti i tyre Kavaja, ku familja Xhumari kishtye jetuar me shekuj. Por ata kurrës’e harruan vendin e tyre! Si gjyshi ashtu dhe im atë e lanë me amanet që të varroseshin në Kavajë.
Ata na rritën me dashuri dhe me respekt për atë vend, prej nga vjen edhe krejt fisi im.

Marrë nga Muri i FB, George Xhumari, 3 janar 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.