Në vend t’nji bejte… poezi nga Pier Kolond

Pjerin Ndreka

Pjerin Ndreka

Në vend t’nji bejte nga Pier Kolond

Tung’jatjeta mor zotni.
Piqi kambt nji here n’hi,
se kuvendi bahet n’log
e jo deg e m’degë, si zog.

T’ishte puna degë e m’degë,
t’kishim pru rreth dy-tre gegë.
Nji dibran, ndoj mirdituer
për me t’sjellë kryq e tërthuer.

O n’daç ti, nji djalë prej Shkodret
për me t’sjellë rreth e rreth kodret,
sa me t’ardhë mendja vërdallë;
me t’u dukë vedja budallë!

N’mos paç gja ti nën kasketë,
hiqu nesh, s’kem’ gja me tretë.
Tuj lexue mos harxho frymë;
shkrueje n’ujë; e njite m’pshtymë.

Hallin ty, unë po ta kjaj
se po t’rren njajo uzdajë,
që t’na lesh ne me gojë hapt
ka po shin ti marë e mrapshtë.

Jo, zotni. Te na s’xanë vend.
Na i ka falë Zoti njaq mend
sa me i fute shekat nër rrathë;
e s’po t’hamë sapun për djathë.

Në njat’ vend ku sod ti je,
për me hypë na rrejte ne.
Veç t’na rrejsh herën e dytë
ne ma mirë na plaçin sytë!!

Në t’u dukt vedja i pashok,
veni i herë ti kambtë përtokë.
Po t’kujtoj fjalt e Dom Ndreut,
thanë bylbylit n’dit të sh’Ndreut:

-Se ky shekull ndrron or e çast,
herë bjen lod, e herë bjen gaz.
M’duket, erdh dita ksaj radhë
njat karrig’ me e kja me mall!!!
5 qershor 2013 (fb)
Pier Kolond asht pseudonimi letrar i Pjerin Ndrekës

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Shqipja e Dialektit  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook