Në Krutje, ku rrëzohej Statuja e Dhunës nga Jozef Radi

Baba Stalini (1946-1991) - i Kooperativës së Parë shqiptare - Krutje

Baba Stalini (1946-1991) – i Kooperativës së Parë shqiptare – Krutje

Në Krutje, ku rrëzohej Statuja e Dhunës

nga Jozef Radi

Kët shkrim të hershëm e gjeta të mbetur dosjeve të mia!
E ndërsa rastësia, në janar të 1991, më çoi në Krutje, kur po shkulesh Busti i Stalinit,
e shkrova më mendimin se mund ta botoja te RD e fillimeve të shpresës…
por raporti që krijoi kjo gazetë qysh në fillimet e saj me tim atë dhe mua,
në veçanti sjellja e kryeredaktorit të parë të saj Frrok Çupi,
bëri që për shumë vite mos t’i drejtohem asaj për asnjë shkrim…
E paraqes tash mbas 30 vitesh, si relike e një lufte me mullinjtë e erës!
jozef radi
Jozef Radi 2000

Jozef Radi 2000

Kështu i kam thënë vetes gjithnji: Duhet shkulë me themel prej së kaluarën tënde diçka që edhe hija e kujtimeve të rrënqeth…
Ndodha në Krutje të Lushnjes, ditën kur shkulej busti i Stalinit. Gjëja e parë që më ra në sy, ishte një frike e fshehtë që i bënte atë turmë fshatarësh të mbledhur aty, në biseda zëulta me njëri-tjetrin të ndjeheshin paksa të ngurtë e s’e kishin fort të lehtë t’i përcaktonin emocionet e atij çasti.
Për katër dekada rresht, ata kishin qenë banorët e kooperativës së parë në Shqipëri, pagëzuar me emrin e Mustakoçit të Stepës. Kishin sjellë lule të freskëta dy herë në vit n’atë vend! Tani po i vihej kazma! I ndiqja me kureshtje nji nga nji fytyrat e tyre, si i panjohur që isha. Më bëri mjaft përshtypje fjala e një plaku si duket nga fshati.
-Hë m’u lumtë krahu o djem! Vërtet mirë ja bëtë! – tha ai, duke u përpjekur tua mposhte dridhjen atyre që po e shkulnin bustin e Kokoroshit me Mustaqe, – se është hall i madh kur s’të do i yti! Dhe shkon e troket dyerve të botës, për të gjetur miq dhe strehë. I yti ti di të gjitha, ndaj mos kapto njëqind male të gjesh miq e t’u vesh në sofër e të mos u shkulesh nga vendi sa të jetë jeta!!
Vërtet, Mustakoçi i Tmerrtë i Stepës, kish kaptuar njëqind male e lumenj, dhe ashtu me vetulla të ngrysura kish mbushur shumë rrugë e sheshe, shumë shkolla dhe kooperativa, e kishte ardhur edhe aty në Krutje, dhe e kishte shpallur flamurtare të kooperativizmit shqiptar… Dhe ja tashti mes këtij dimri, pa asnjë dorë lamtumire në qiellin e e ulët e të rimtë, po u shkulej së fundmi edhe prej syve të fshatarëve të Krutjes, ndoshta edhe prej kujtesës kolektive si një ironi e imponuar.
-Po ky Mustaqelliu i shkretë, – vazhdoi plaku me takije të bardhë herë duke u tallur si myzeqar, e herë duke u shitur si i partisë – as bukë ju kërkonte, as rroba deshte! Ja rrinte aty mes shiut në dimër e s’e mbulonte kush; digjej mes vapës së verës, e kush ujë s’i jepte, bile as hijen s’ia deshte kush, ndonjëherë ama lule i sillnjit se e deshët… Tani po e hiqni… Po mirë ja bëni që e hiqni, bile shumë mirë ia bëtë që e hoqët qafe. Veçse s’është trimëri qo që të luftonjë burri me koka pe hekuri… Po mirë, prap mirë ja bëtë që e hoqët, se një njeri i vdekur te shpirti i të vetëve, dhe ne vemë nga anë e anës dhe e marrim dhe e ngremë dhe i vëmë lule, në vend të ndokujt që i ka bërë ndonjë të mirë këtij vendi, s’më duket ndonjë gjë shumë e bukur… Dhe s’më vje keq pse e ngritëm, po pse e kënduam, pse mësuam aq shumë prej tij, po edhe e lëvduam deri në fund… Kjo më bën të plas… “Dielli i tij” s’ngrohu të vetët, jo më të na ngrohte ne…!
 
Dikur Mustakoshi i Krutjes ra, dhe plaku e ngjeshi fort takijen e bardhë n’atë kokën e vogël, dhe iku duke tymosur e mërmëritur me vete rrugës me baltë.
Krutje, janar 1991
 

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Artikuj, Gazeta  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook