6 gra mirditore që u vranë nga komunistët…

Shtepi ne Mirdite

Shtepi ne Mirdite

6 gra mirditore që u vranë nga komunistët…

6 gra nga Mirdita që kanë lanë gjurmë
mbasi u vranë nga komunistët.
Faji i tyne i vetëm ishte se nuk e donin komunizmin.
.

Marie Tuci

Ajo u lind në vitin 1928, dhe qe e vetmja femën që arrestohet në reprezaljet e vitit 1949. Ishte e shkollueme te Motrat Stigmatine në Shkodër, ka punue si mësuese në Fan. Torturohet nga hetuesit xhelatë dhe prej mundimeve vdes në hetuesi në vitin 1950. E futën në nji thes me nji micë të egër.
.

Bardhe Cub Marku

Lindi në Kaçinar të Mirditës, në vitin 1927. Studioi në shkollën e Motrave Stigmatine në Shkodër. Vdiq nga torturat e shumta në burgun e Shkodrës në vitin 1947.
.

Dila Karaçi

Lindi në Orosh të Mirditës dhe u martue në Thirrë të Fanit. Kur i kërkuen që të dilte vullnetare për të punu në hekurudhë, ajo kundërshtoi.  Mbas shumë kërcënimeve, familja e saj pranoi qi ajo të largohej, por ajo tha se do të vetëvritet. Të nesërmen kur shkuan për ta marrë për në aksion, e gjetën të varur në një pemë në oborrin e shtëpisë. Ishte vetëm 22-vjeçe.
.
Veshje te Grave te Mirdites...

Veshje te Grave te Mirdites…

Liza Moli

Lindi në Kaçinarë të Mirditë, dhe po aty mori mësimet e para. Sigurimi i Shtetit i rrethoi shpinë. Për të shpëtue miqtë që kishte në kullë, ajo me nji pistoletë në dorë u hapi rrugën dhe i shpëtoi që të iknin.
U vra në moshën 20-vjeçare bashkë me babën e saj nga hoxhërlit e shehërlit kuqaloshë. Më pas u dogjën edhe kullën!
.

Bardhe Bushkola

Lindi në Selitë të Mirditës. Për të mbrojtë jetën e vëllait të saj, del para grykave të armëve të forcave të ndjekjes dhe vdes prej plumbave të tyre. Ishte vetëm 16 vjeçe kur mori fund jeta e saj me nji akt heroik të dashurisë së motrës për vëllanë.
.

Gjela Llesh Biba

Ishte nënë e tre fëmijëve që për të shpëtue nderin e shpisë, vritet me gjithë bashkëshortin nga Sigurimsat në Bukmirë, Mirditë në vitin 1947.
 
Anton Kola: Shenim
Qenkan baraz heroinat e Mirditës Gjashtë me ato që vranë komunistët Gjashtë. Por këto të vrara nga Sigurimi kanë histori të fuqishme fatkeqësie. Sepse nuk ishin në lufte frontale, por në shpitë e tyre. Pra erdhi e keqja tek shpiat e tyre. Ndërsa këto të partisë e ndoqën të keqen mbas. Të dyja palët u vranë nga e njëjta sëmundje e keqe. Boleshvikët sollën faqen e zezë këtu dhe përfshiu jetët e gjithë popullit. Sipas shkrimit tuaj, qenkan baraz me të vrarat. Vetëm me një ndryshim. Këto qëndruan burrnesha përballë së keqes. Dhe janë martire të dinjitetit njerëzor, edhe pse kakush o askush flet për to!
.
Marrë nga muri i fb i Benn Oroshit – Rrëfimtari vizual – 23 Prill 2020
.


 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Aforizma e ditës

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook