Gjeniu për Gjeniun ose mbi Madhështinë – nga Marie Lasgush Poradeci

Gjergj Fishta & Lasgush Poradeci

Gjergj Fishta & Lasgush Poradeci

Gjeniu për Gjeniun ose mbi Madhështinë

nga Marie Lasgush Poradeci

“Sot, për ditëlindjen e të madhit Fishta (23 tetor 1871),
do të tregoj një ngjarje që ka ndodhur në shtëpinë time,
kur babi ishte gjallë.”
.
Gjergj Fishta & Lasgush Poradeci

Gjergj Fishta & Lasgush Poradeci

Pogradec.

Ishte data 5 gusht 1983. Një ditë më parë kishim varrosur mamanë, e cila vdiq atje. Në të vetmen dhomë që kishte ajo shtëpi, babai rrinte i shtrirë në krevatin e tij. Ishte i dërrmuar.
Vjen për vizitë Ismail Kadareja [me një shok të vetin]. E takuan babin me dashuri dhe u ulën përbri tij te krevati tjetër ku flinim unë dhe motra. Sapo ata u ulën, babi i shtrirë u tha: “Faleminderit që më ardhët për ngushëllim në këtë ditë të zezë të jetës time. Jam i shkatërruar dhe do t’ju lutesha që të qëndroj i shtrirë!” Ata aprovuan me respekt të dy njëzëri.
Filluan të bisedojnë dhe fjala erdhi te poeti Gjergj Fishta.
Babi tha: “Fishta është kollos” dhe filloi të recitojë “Lahutën e Malcís”. Papritur ai u ngrit në këmbë dhe tha: “ Jo, jo, do ngrihem më këmbë, se Fishta duhet recituar në këmbë.
Dhe vazhdoi recitimin…
Në dhomë ishte një heshtje absolute!
.
Fishta-Asdreni-Koliqi-Poradeci me personalitete ne Shkoder

Fishta-Asdreni-Koliqi-Poradeci me personalitete ne Shkoder

P.s Falënderojmë znj. Marie Lasgush Poradeci për lejen e huazimit të statusit të saj rreth këtij kujtimi të madhërishëm.

.
Marrë nga muri i Fb i Prof. Kristaq Jorgo, 23 tetor 2019
.

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook